LIVE UPDATES
Aktualitet

“Kjo është lemeri”, flet zonja që akuzohet se u hedh jashtëqitje fqinjëve: Ata më dhunojnë, kam probleme me…

4 Shkurt 2021, 16:53 Nga DOSJA
“Kjo është lemeri”, flet zonja që akuzohet se u hedh

TIRANË– Pas denoncimit të zonjës Refije Halili për fqinjen e saj, se i hedh jashtëqitje në ballkon dhe e kërcënon “Stop” ka takuar zonjën që është akuzuar. Kjo e fundit një tjetër version, duke thënë, se është dhunuar ajo nga denoncuesja. Më tej e akuzuara pranon, që vuan nga nervat dhe ka probleme edhe ekonomike, pasi është e divorcuar dhe e papunë.

Fqinja: M’i kanë rrahur fëmijët disa herë, m’i kanë dhunuar me grushta kokës, burrat, derisa edhe shenjat i ka në fytyrë. Ka bërë kuzhinë aty në ballkon, normal nuk dua të bëhem pis, dua të rri pastër. Ja shqelmat, format e këpucës, burrat më të rritur nga tridhjetë e ca vjeç.

Gazetari: Po pse? Për çfarë arsye?

Fqinja: Jemi zënë. Hipin lart, shikoje litarin aty, vjen era me nder.., nuk kapet, edhe në kuzhinë, nuk di më ku ta mbaj gatimin. Nuk di, ku të shkoj. Del atje te ballkoni, jam pa çadër, pa tendë, mu në surrat më ka rënë , me nder, m….në fytyrë.

Gazetari: Po ata janë në katin poshtë, ti je në katin e gjashtë.

Fqinja: Po ata kanë hyrë më sipër, se ajo era kur fryn kështu, e di si, me furtunë? Kam marrë një shtupë, e kanë lyer me “mendere”. E kanë parë vetë këta të pompës së ujit.

Gazetari: Ti thua, se fajtorë janë ata poshtë?

Fqinja: Normalisht, më kanë dhunuar prej flokësh këtu. Më kanë shkelur këmbën këtu, që të mos lëvizja  dhe më kanë tërhequr prej flokësh. Ai çuni me grushte më ka rënë.

Gazetari: Është e vërtetë, që ju u hidhni, qoftë jashtëqitje, qoftë urinë poshtë?

Fqinja: Nuk ka urinë, se ata vetë e kanë bërë, se unë gjithmonë kam qenë e dhunuar prej tyre. Nuk mundem t’i bëj ato gjera. Ata ma kanë bërë mua.

Gazetari: Probleme shëndetësore, a ke? Nga se vuan, apo je mirë me shëndet?

Fqinja: Jo, shëndet…,  më shqetëson…, nervat, kur shqetësohet njeriu, trembet.

Fqinja: Pa punë.

Gazetari: Prej sa vitesh je pa punë?

Fqinja: Kam shkuar edhe te Zyra e Punësimit dhe jam ankuar për gjithçka.

Gazetari: Ia ke shkulur ndonjëherë, më përpara, vajzës?

Fqinja: Unë, gocës së saj?! Kurrë! Kjo është lemeri!

Për këtë konflikt u drejtuam në Komisariatin e Policisë  Nr.6 dhe drejtuesi i këtij komisariati tha, se çështja do të monitorohet, për të mos patur asnjë lloj problemi. Denoncuesja tregon, se pas interesimit të “Stop”, inspektori i policisë bashkë me të vëllain e fqinjës, i shkuan në shtëpi dhe mësohet se ai e mori të motrën në Durrës, në mënyrë, që të mos krijonte shqetësime më.

Shefi: Rasti ynë dhe ne nuk do të mjaftohemi vetëm me dërgimin e materialeve, dhe që tani ti e bëre prezent, unë do ta ngarkoj zotërinë, në çdo moment ta monitorojë, që ne të mos kemi asnjë lloj problemi. Kurse, rasti në lidhje për të bërë ndonjë investigim, lidhur me personalitetin, duhet ta nisin familjarët, dhe ne bindemi, që kemi një problem të personalitetit të saj, e marrim, njoftojmë ambulancën, njoftojmë një pjesëtar të familjes. Pastaj, spitali psikiatrik, që në të shumtën e rasteve, për shkak të ngarkesave, çfarë i bëjnë, i bëjnë një qetësues atje, ah, në rregull, thotë ai. Kurse, çfarë janë të kartelizuar, është e zgjidhur.

Gazetari: Të lutem, a mundem unë, si përfaqësues i emisionit investigativ “Stop”, t’ju kërkoj që përveçse ta monitoroni, ta bëni edhe këtë hap, të sinjalizoni institucionet e tjera shëndetësore…

Shefi: Patjetër, të garantoj, që jo vetëm do ta bëjmë me gojë, por do ta bëjmë edhe me shkrim.

Gazetari: Ju lutem, që edhe ta ndihmojmë zonjën, se ndoshta ka nevojë për medikamente!

Shefi: Edhe një herë: do të investigojmë, do të marrë detyrë oficeri i policisë nga ky moment, të investigojë, se kë ka njeriun më të afërt, që të jetë kujdestar dhe do ta kryejmë me çdo kusht. Do ta marrim djalin, për fat të mirë komisariati 6 ka kushtet, që…

Gazetari: Gjynah, ta lëmë zonjën.

Shefi: S’do ta lëmë zonjën.

Gazetari: Mund ta bëni sa më parë, qoftë edhe nesër?

Shefi: Nesër në mëngjes, zotëria punonjësi i policisë së zonës, do ulet në zyrën time dhe do marrë detyra konkrete. Të garantoj një gjë: me ndihmën e djalit, me ndihmën tonë, me ndihmën e mjekëve, do ta marrim, do t’i kryejmë një ekzaminim se s’bën!

Një ditë më pas denoncuesja ka telefonuar në emisionin “Stop” dhe tregon se policia ka nisur të punojë lidhur me rastin e saj.

Denoncuesja: Më ka marrë në telefon (inspektori) dhe më ka thënë: “zbrit poshtë pallatit, se kam marrë vëllain e zonjës, që ti ke konflikt, hajde bisedo! Iu kërkova të vijnë sipër në shtëpi, të shohin situatën. I vëllai e mori përsipër. Më tha: “më vjen shumë keq, do e marr motrën me shtëpi në Durrës, sepse ndoshta mund të të ngacmojë prapë, mund të të kërcënojë prapë.

Gazetari: Keni më shqetësime, që nga momenti, që na e bëtë me dije?

Denoncuesja: Jo. Nuk na ka ngacmuar. Unë vë re se, mesa kam kuptuar, ajo nuk ndodhet në shtëpi, sepse nuk ka as lëvizje. Falë jush, se ishit ju ajo shtysa e parë, që u vutë në lëvizje, pastaj komisariati e çfarë janë me radhë.

Marrë nga tvklan.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fqinja denoncon fqinjen tirane fqinja denoncon fqinjen tirane

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet