Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KOSOVË– Albert Krasniqi, biznesmeni që u vra nga babai i tij Skënder Krasniqi në Prishtinë një natë më parë, është përcjellë sot për në banesën e fundit në varrezat e Prishtinës. Në orën 15;00, Krasniqi u varros pa praninë e të atit, por nuk mungoi ish-bashkëshortja e tij Besa Gashi, e cila kishte me vete edhe të bijën e mitur të viktimës. Bashkë me të ishte dhe nëna e viktimës, të cilës i ra të fikët gjatë ceremonisë, ndërsa nuk munguan as miqtë e biznesmenit të ndjerë.
Mediat e Kosovës shkruajnë se Krasniqi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës pasi akuzohej se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij, Besa Gashi, me të cilën ka edhe një vajzë.
Pavarësisht se dyshja ishin divorcuar, marrëdhënia mes tyre ishte e tensionuar dhe Albert Krasniqi kishte ushtruar dhunë mbi të, madje duke bërë që Gashi të përfundonte në spital. Pikërisht pak para se të ndodhte krimi i rëndë në qendër të Prishtinës, Skënder Krasniqi ka debatuar me të birin dhe i ka kërkuar që të dorëzohej në polici. Ky i fundit nuk ka pranuar dhe të dy janë përplasur fizikisht, gjë që ka degraduar në përdorimin e armës që solli vdekjen e Krasniqit. Pak sekonda pas krimit, Skënderi ka telefonuar policinë dhe është vëtëdorëzuar.
Nga ana tjetër, xhaxhai i viktimës, Ismeti pretendon se armën e kishte blerë Alberti dhe se i vëllai kishte qëlluar aksidentalisht mbi të. Të njëjtin version mbështet edhe avokati i Skënder Krasniqit, i cili shprehet për mediat vendase se klienti i tij është në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka qëlluar aksidentalisht të birin.
Ndërkohë Policia e Kosovës ka njoftuar se në vendin e krimit ka gjetur një revole, një karikator, tre fishekë, një gëzhojë dhe një predhë, material të cilat janë sekuestruar. Besa Gashi, ish-bashkëshortja e Krasniqit nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me ngjarjen e rëndë. Madje, ish-Missi i Kosovës është zhdukur edhe nga rrjetet sociale, pas divorcit me biznesmenin. Pas vrasjes së tij vëllai i vogël, Ylli ka ndarë në Facebook vetëm një foto me Albertin duke mos zgjedhur që të thotë asnjë fjalë më shumë pasi situata që po kalon është shumë e rëndë.
Biznesmeni shqiptar, që u vra një ditë më parë nga babai i tij ka ngjallur ka ngjallur kureshtje edhe në Serbi, ku mediat kanë raportuar disa detaje mbi jetën e tij të mëparshme. Media serbe Novosti ka shkruar se Albert Krasniqi ka vrarë një student serb në Prishtinë në vitin 2004, 17-vjeccarin Dimitrij Popović pas një sherri banal në një kioskë. Për këtë krim, Krasniqi është dënuar me 9 vite e gjysmë burg, por u lirua pas katër vitesh.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
PRISHTINË– Avokati i Skënder Krasniqit, Ramiz Krasniqi, i cili qëlloi për vdekje me armë zjarri djalin e tij, pretendon se ngjarja ka ndodhur aksidentalish...
PRISHTINË– Albert Krasniqi është përcjellë sot për në banesën e fundit, pasi u vra pasditen e djeshme nga babai i tij, Skënderi. Xhaxhai i tij, Ismet Krasn...
PRISHTINË– I është dhënë lamtumira e fundit, Albert Krasniqit, biznesmenit që u vra pasditen e djeshme nga babai i tij, Skënderi. Siç duket edhe nga...
KOSOVË– Ramiz Krasniqi, avokati i biznesmenit Skënder Krasniqi, ka thënë se klienti i tij nuk ka kërkuar të shkojë në varrimin e djalit të tij, të cilin e...
SHBA– Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, veproi shpejt me qëllim të rinovimit të paktit me Rusinë që kufizon armët bërthamore. Por, problemet...
GJERMANI– Komiteti i vaksinimit në Gjermani ka deklaruar se vaksina kundër Covid-19 e ‘AstraZeneca’ duhet të jepet vetëm për njerëzit nën moshën 65 vjeç....
KOSOVË– Tre persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, ndërkohë që ka regjistruar edhe 316 infeksione të re...
GJERMANI- Ministri i Shëndetësisë së Gjermanisë është shprehur se parashikohen 10 javë të vështira pas mungesës së vaksinave. Ritmi i përdorimit të Gjermanisë ë...
KOSOVË– Albert Krasniqi është biznesmeni që humbi jetën ditën e djeshme pasi u qëllua me armë zjarri nga babai i tij, Skënder Krasniqi. Kjo ngjarje trondit...
KOSOVË– Ramiz Krasniqi, avokati i Skënder Krasniqit, i dyshuar për vrasjen e djalit të tij dhe njëherësh biznesmenit, Albert Krasniqi, ka thënë se vrasja q...