LIVE UPDATES
Bota

Kina kopjon Kremlinin në fushatën e dezinformimit

6 Prill 2021, 09:24 Nga DOSJA
Kina kopjon Kremlinin në fushatën e dezinformimit

KINË-Kina duket se po kopjon metodat e Kremlinit dhe po përpiqet të theksojë të metat e Amerikës duke i përdorur si armë sulmi për të nxitur përplasje kulturore e për të politizuar debatin publik në shoqërinë amerikane, thonë analistët.

Ashtu si Kremlini dhe media shtetërore ruse, propagandistët kinezë janë përqëndruar tek problemet racore dhe dallimet e pabarazia ekonomike në SHBA dhe Evropën Perëndimore për të larguar vëmendjen nga shkelja e të drejtave të njeriut nga Pekini, përfshirë internimin e një milion ujgurëve, thonë vëzhguesit.

“Trazirat civile në SHBA pas dhunës policore kundër individëve afrikano-amerikanë janë përdorur si kundërvënie ndaj kritikave për shtypjen policore ndaj protestuesve pro-demokracisë në Hong Kong,” sipas një studimi të fundit nga Këshilli Altantik, një grup studimor me seli në SHBA.

“Përpjekjet kineze të dezinformimit po bëhen më të sofistikuara,” shton Dexter Roberts, studiues në Nismën për Siguri në Azi pranë Këshillit të Atlantikut dhe autor i raportit “Strategjia Kineze e Dezinformimit”.Sarah Cook, analiste në organizatën “Freedom House” me seli në Nju Jork që ka kryer studime mbi gjendjen e demokracisë dhe të drejtave të njeriut, nënvizon në një artikull në revistën e “Freedom House” se taktikat e dezinformimit nga Pekini po bëhen më të pjekura dhe më të sofistikuara.

Ajo thotë se studimet e fundit tregojnë se “përpjekjeve të dezinformimit po u dedikohen burime të konsiderueshme njerëzore e financiare dhe se niveli i sofistikimit dhe ndikimi i tyre është rritur”

“Kur llogari në median sociale që kanë lidhje me Kinën u shfaqën në skenën globale të dezinformimit në 2019, pjesa më e madhe e analistëve dolën me konkluzionin se ndikimi dhe shtrirja e tyre ishin goxha të kufizuara, sidomos ndërveprimi me përdorues realë të medias sociale krahasuar me aktorë më të sofistikuar si Rusia. Por siç pritej, duket se situata po ndryshon,” thotë ajo.

Mesazhet kineze në median sociale pasqyrojnë përqëndrimin gjithnjë e më të madh të Pekinit tek tensionet racore në SHBA.

Muajin e kaluar Pekini botoi një raport mbi shkeljet e të drejtave të njeriut dhe trajtimin e pakicave racore në SHBA, me argumentin se “ekziston racizëm në një formë të përgjithshme, sistematike e të vazhdueshme”. Pakicat etnike në SHBA janë “dërrmuar nga diskriminimi racor,” thuhej në raportin e qeverisë kineze.

Raporti, i nxjerrë nga Zyra e Këshillit Shtetëror Kinez për Informimin, thotë se pandemia në Amerikë ka dalë jashtë kontrollit, duke keqësuar tensionet ndër-etnike e ndarjet sociale gjë që, “thellon edhe më tej shkeljet e të drejtave të njeriut në këtë vend,” thuhet në këtë dokument.

Për vite me radhë, qeveria kineze u përgjigjej kritikave për shkeljen e të drejtave të njeriut duke thënë se vendet e tjera nuk duhet të përziehen në “punët e brendshme” të Pekinit.

Tani, thonë analistët, strategjia e Pekinit është bërë më konfrontuese dhe po përpiqet të ndryshojë lojën përballë Perëndimit duke kopjuar taktikat e Kremlinit.

 

Pak ditë pas publikimit të raportit kinez, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Këshilltari për Siguri Kombëtare Jake Sullivan patën një shkëmbim me tone të forta me homologët kinezë gjatë takimit dypalësh në Alaskë,takimi i parë për administratën e Presidentit Biden.

Në komentet e tij në hapje të takimit, zoti Blinken ngriti “shqetësimet e thella të Uashingtonit lidhur me veprime kineze përfshirë politikat në provincën Xinjiang, apo kundrejt Hong Kongut, Taivanit, si dhe lidhur me sulmet kibernetike ndaj SHBA dhe presionin ekonomik ndaj aleatëve tanë”.Zyrtarët amerikanë thanë se veprimet e Kinës kërcënojnë rendin e bazuar tek rregullat që garantojnë stabilitetin global.

“Prandaj këto nuk janë thjesht çështje të brendshme, prandaj e ndjejmë për detyrë t’i ngremë sot këtu për diskutim,” tha zoti Blinken në komentet hapëse në prani të gazetarëve.

Yang Jiechi, shefi për politikën e jashtme në Partinë Komuniste kineze u përgjigj me një leksion 17 minutësh. Ai u ankua për “ndërhyrje amerikane në punët e brendshme të Pekinit” por përmendi edhe kritika në adresë të Amerikës.

“Kina ka bërë përparim të pandërprerë në fushën e të drejtave të njeriut. Dhe është fakt që brenda Shteteve të Bashkuara ka plot probleme që lidhen me të drejtat e njeriut,” tha ai.

Zoti Blinken u përgjigj: “Gjatë gjithë historisë sonë jemi ballafaquar haptazi, në mënyrë publike e transparente me këto sfida e probleme. Nuk jemi përpjekur t’i injorojmë. Nuk kemi bërë sikur nuk ekzistojnë. Nuk jemi përpjekur t’i fshijmë nën rrogoz”.

Retorika e ashpër kineze ishte dëshmi e një strategjie gjithnjë e më sulmuese nga Pekini. Kjo përputhet me diplomacinë kineze “Ujku Sulmues” e cila filloi të shfaqej në 2020 pasi Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi udhëzoi emisarët e Pekinit të tregohen më të fortë në qëndrimet e tyre në mbrojtje të interesave kineze jashtë vendit si dhe më të zëshëm në mbrojtje të qeverisë kineze dhe partisë komuniste përballë kritikave.

Toni dhe temperamenti i diplomacisë kineze është ashpërsuar dukshëm. Diplomatët kinezë në kryeqytetet perëndimore po shfaqin një qëndrim shumë më konfrontues e konfliktual që dallon dukshëm nga praktika e ndjekur nën udhëheqjen e Deng Xiaopingut, i cili drejtoi vendin nga 1978 deri kur doli në pension në 1992.

Ambasadorët kinezë, që tradicionalisht konsideroheshin si më të rezervuarit në botë, po shfaqin një personalitet krejt tjetër. Bota ka reaguar duke i akuzuar se po përhapin lajme të rreme, imazhe të retushuara e manipuluara dhe krahasime fallso mes të metave të Perëndimit dhe politikave të qeverisë kineze

MARRE NGA VOA

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota blinken kina kopjon kremlin yang jiechi blinken kina kopjon kremlin yang jiechi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet