LIVE UPDATES
Bota

Shefi i policisë në Mineapolis: Chauvin shkeli rregullat gjatë arrestimit të Floydit

6 Prill 2021, 08:14 Nga DOSJA
Shefi i policisë në Mineapolis: Chauvin shkeli rregullat gjatë

SHBA– Derek Chauvin shkeli rregullat e departamentit të policisë në Mineapolis dhe kodin e etikës që mbikëqyr “shenjtërinë e jetës” me arrestimin e tij vdekjeprurës të George Floyd majin e vitit të kaluar, dëshmoi në gjykatë shefi i policisë së qytetit.

Nuk është pjesë e trajnimit tonë, dhe sigurisht nuk është pjesë e etikës dhe vlerave tona”,tha shefi i policisë Medaria Arradondo gjatë seancës gjyqësore, ndërsa prokurorët u përpoqën të hidhin poshtë argumentin e palës mbrojtëse.

Arradondo tha se ishte alarmuar, pasi disa orë pas arrestimit, ai kishte parë filmimet nga skena e ngjarjes që tregonin policin Chauvin, i cili është i bardhë, që kishte vënë gjurin në qafën e 46 vjeçarit Floyd afrikano-amerikan në pranga, për më shumë se 9 minuta. Pamjet filmike shkaktuan protesta globale kundër brutalitetit policor.

Chauvin është vetë-deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzat për vrasje. Prokurorët kanë thirrur për të dëshmuar shefin e policisë dhe punonjës të tjerë të rendit për t’iu kundërvënë strategjisë së palës mbrojtëse që ka argumentuar se ai veperoi në bazë të trajnimeve që kishte marrë në polici gjatë karrierës 19 vjeçare.

Në vazhdim disa nga momentet e rëndësishme nga dita e gjashtë e gjyqit ndaj ish-punonjësit të policisë Chauvin.

Medaira Arradondo është shef i policisë në Mineapolis.Në vitin 2017 ai u bë afrikano-amerikani i parë që drejton forcën policore të qyetit. Ai pushoi nga puna policin Chauvin dhe tre policë të tjerë të përfshirë në vdekjen e zotit Floyd. Një vit më parë ai e akuzoi ish-policin Chauvin, duke thënë se, “Kjo ishe vrasje, nuk ishte mungesë trajnimi.”

Të hënën, zoti Arradondo tha se ishte e pazakontë për policinë që të merrte dikë në paraburgim, kur krimi i supozuar ishte po aq i vogël sa në rastin e zotit Floyd. Zoti Floyd akuzohej se kishte përdorur një kartëmonedhë 20 dollarëshe të flasifikuar për të blerë cigare në një dyqan, një akt jo i dhunshëm.

Një prokuror e pyeti atë që të shpjegonte për jurinë se si policët trajnohen në përgjithësi lidhur me përdorimin e forcës dhe uljen e tensioneve.

“Shpesh, jemi prezanca e parë e qeverisë që komunitetet do të shohin dhe shpesh takohemi me ta në momentet e tyre më të rënda”, tha ai para jurisë kur u pyet për të përshkruar kuptimin e distinktivit që mbajnë afro 700 policë të qytetit. “Kjo ka vlerën e vet.”

Policët mbajnë me vete pajisje dhe janë të trajnuar si t’i përdorin ato për trajtimin e plagëve nga armët e zjarrit. Punonjësit e rendit janë trajnuar si të bëjnë kompresim kariak në gjoks për frymëmarrjen dhe janë të pajisur me ilaçe kundër mbidozës me opioide, tha zoti Arradondo.

Atij iu kërkua që të lexonte me zë të lartë pjesë të kodit të etikës të departamentit të policisë.

“Ka të bëjë me trajtimin me dinjitet të njerëzve dhe respekt mbi gjithçka tjetër”, tha ai para jurisë.

Chauvin nuk e zbatoi trajnimin e tij në disa mënyra të ndryshme, tha Arradondo. Chauvin përdori presion të tepruar në qafën e zotit Floyd, tha shefi Arradondo, duke iu referuar trajnimit policor për të cilin tha se theksonte “natyrën e shenjtë të jetës”.

Chauvin po ashtu nuk e “zbuti” situatën edhe kur Floyd humbi ndjenjat, dhe nuk ofroi ndihmën e shpejtë të mandatur për zotin Floyd që po vdiste, tha Arradondo.

Gjatë seancës së marrjes në pyetje, Eric Nelson, avokat i zotit Chauvin e bëri zotin Arradando të pohonte se për vite me rradhë vetë ai nuk kishte bërë arrestime.

“Nuk po përpiqem të jem shpërfillës”, tha zoti Nelson. Ai gjithashtu bëri që shefi i policisë Arradondo të pajtohej me të se përdorimi i forcës nga ana e policisë në shumë raste “nuk është skenë tërheqëse”.

Dëshmia e mjekut: Zemra e Floydit pushoi nga mungesa e oksigjenit

Mjeku i spitalit që njoftoi për vdekjen e George Floydit pasi u përpoq ta ringjallte atë dëshmoi të hënën se teoria e tij në atë kohë ishte se zemra e Floydit kishte shumë të ngjarë të kishte pushuar sepse ai nuk kishte marrë oksigjen të mjaftueshëm.

Dr. Bradford Langenfeld, i cili ishte në detyrë atë natë në Qendrën Mjekësore të Distriktit Hennepin, dëshmoi në fillim të javës së dytë të gjyqit të ish-oficerit të Mineapolisit, Derek Chauvin, ndërsa prokurorët u përpoqën të vërtetonin se gjuri i policit Chauvin në qafën e afrikano-amerikanit Floyd e vrau atë.

Dr. Langenfeld tha se zemra e Floydit kishte pushuar kur ai mbërriti në spital. Mjeku tha se ai nuk ishte njoftuar mbi atë nëse kishte patur përpjekje në vendin e ngjarjes nga kalimtarët e rastit ose policia për të ringjallur Floydin, por ekipi i ndihmës së shpejtë i kishte thënë atij se ata ishin përpjekur ta ringjallnin Floydin për rreth 30 minuta.

Kur u pyet nga prokurori Jerry Blackwell, Dr. Langenfeld tha se bazuar në informacionin që kishte, ishte “më shumë e mundshme” që arresti kardiak, pushimi i zemrës së tij, të ketë qenë shkaktuar nga asfiksia, ose oksigjeni i pamjaftueshëm.

Ish polici 45 vjeçar, Derek Chauvin akuzohet për vrasje në lidhje me rastin e vdekjes së afrikano-amerikanit George Floyd më 25 maj. Ish-oficeri i bardhë akuzohet se ka vënë gjurin në qafën e afrikano-amerikanit 46 vjeçar, duke e mbajtur për 9 minuta e 29 sekonda, ndërsa Floydi ishte shtrirë në pranga jashtë një dyqani, ku ai ishte akuzuar se ishte përpjekur të blinte një pako cigaresh me një kartmonedhë të falsifikuar 20 dollarëshe.

Mbrojtja argumenton se zoti Chauvin bëri atë që ishte trajnuar të bënte dhe se përdorimi drogave të paligjshme dhe problemet shëndetësore ishin shkaktarë të vdekjes së George Floydit.

Avokati i ish-policit Chauvin, Eric Nelson pyeti zotin Langenfeld nëse disa ilaçe mund të shkaktonin hipoksinë, ose mungesën e oksigjenit. Mjeku e pranoi se fentanoli dhe metamfetamina, që të dyja u gjetën në trupin e Floydit, mund ta shkaktonin këtë.

Zyra mjeko-ligjore e distriktit në fund e klasifikoi vdekjen e Floyd-it si vrasje, domethënë një vdekje në duart e dikujt tjetër.

Raporti i plotë thotë se Floydi vdiq nga “arresti kardiopulmonar, i përkeqësuar nga përpjekjet e forcave të zbatimit të ligjit për ta vënë nën kontrol (Floydin)l dhe presioni në qafë.” Një raport përmbledhës renditi drogimin me fentanol dhe përdorimin e metamfetaminës si “kushte të tjera të rëndësishme” por jo si “shkaktarë të vdekjes”.

Në përgjigje të pyetjeve nga avokati mbrojtës Eric Nelson, Dr. Langenfeld tha se nivelet e dioksidit të karbonit në trupin e Floydit ishin më shumë se dy herë më të larta se sa tek një person i shëndetshëm dhe ai ishte dakord se kjo mund t’i atribuohet një problemi të frymëmarrjes. Por në përgjigje të pyetjeve të prokurorit, mjeku tha se nivelet e larta ishin gjithashtu në përputhje me ato që ka një person që vuan nga arresti kardiak.

Langenfeld gjithashtu dëshmoi se as ai dhe as ndihmësmjekët nuk i dhanë Floydit ilaçe që do të ndryshonte efektet e mbidozës nga opioidet. Mjeku tha se narkani, ilaçi kundër mbidozës, nuk sjell përfitime tek një pacient në arrest kardiak.

Trajtimi i George Floydit nga policia u filmua dhe pamjet e postuara në mediat sociale shkaktuan protesta që tronditën Mineapolisin dhe u përhapën shpejt në qytete të tjera amerikane dhe më gjerë dhe në disa raste u shoqëruan me akte të dhunshme.

Dr. Langenfeld tha se “çdo moment” që një pacient kalon në arrest kardiak pa përpjekjet e menjëhershme për ta ringjallur ul mundësinë e një rezultati përfundimtar të mirë. Ai tha se ka një rënie afërsisht 10 deri në 15 përqind të shanseve të mbijetesës për çdo minutë që vonohen përpjekjet përt të ringjallur pacientët.

Prokurorët në javën e dytë të gjyqit pritet gjithashtu të përqëndrohen në trajnimet e ish-policit Chauvin rreth përdorimit të forcës.

Shefi i Policisë së Mineapolisit, Medaria Arradondo dëshmoi të hënën për trajnimin e oficerëve të policisë. Arradondo, shefi i parë afrikano-amerikan i policisë së këtij qyteti,e shkarkoi nga detyra zotin Chauvin dhe tre oficerë të tjerë të policsë një ditë pas vdekjes së George Floydit dhe në qershor e quajti incidentin “vrasje”.

Vdekja tragjike e zotit George Floyd nuk ndodhi për shkak të mungesës së trajnimit, trajnimet janë bërë”, tha zoti Arradondo atëherë. “Chauvin e dinte se çfarë po bënte“, shtoi ai.

Pas vdekjes së zotit Floyd autoritetet e qytetit lëvizën me shpejtësi duke i ndaluar disa praktika policore si ngulfatjet dhe përdorimin e qafës për të vënë nën kontroll një të dyshuar. Zoti Arradondo dhe kryebashkiaku i qytetit Jacob Frey bënë gjithashtu edhe disa ndryshime të tjera siç është ajo e zgjerimit të kërkesave për raportimin e incidenteve të përdorimit të forcës dhe dokumentimin e tyre për të shmagur përshkallëzimin e situatave edhe kur forca nuk përdoret.

Prokurorët tashmë kanë ftuar të dëshmojnë oficerë mbikëqyrës për të shpjeguar çështjen se Chauvin e ndaloi në mënyrë jo të duhur Floydin. Një rreshter policie në detyrë dhe një toger policie, i cili drejton divizionin e vrasjeve vunë në dyshim veprimet e ish-policit Chauvin pas shtrirjes së Floydit në tokë.

Marrë nga VOA

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota derek chauvin george floyd derek chauvin george floyd

Sondazh

Poll
Bota 6 Prill 2021, 07:42

Anglia lehtëson masat e izolimit nga 12 prilli

BRITANI– Restorantet dhe baret, që mund të shërbejnë në ambiente të jashtme, do të munden të rihapen të hënën e javës së ardhshme në Britani të Madhe, ash...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet