Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kinë–Selim Belortaja, ambasadori shqiptar në Kinë, në një postim të fundit në Facebook ka deklaruar se ende nuk ka një ilaç për koronavirusin dhe se 50 deri në 60 persona humbin jetën çdo ditë.
“Shpërthimi i nCoV nuk është ndalur aspak. Nuk ka ende një ilaç kundër nCoV!! (shif OBSh bashkangjitur). Numuri i te infektuarve rritet me rreth 3000 ne ditë (gjithesej raportohen 20.613). Ndersa vdekjet ditore shkojne 50-60 (65 vdekje ditën qe shkoi). 427 shifra gjithsej.”, shprehet ai.
Ai i bën thirrje shqiptarëve që jetojnë atje se duhet të respektojnë rregullat e autoriteteve për këtë virus vdekjeprurës.
“Ndiqni e respektoni kufizimet, rregullat e rekomandimet e autoriteteve ketu: administrative e higjeno-sanitare. Ato dine me shumë se ç’bëhet këtu. E dyta, merreni ne dore vete zgjedhjen tuaj per vendqendrimin keto javë! askush nuk ka zbuluar ndonje formule qe s’jua tregon juve! Askush s’ka ndonje platformë shteterore të rezervuar! merrni vendim te pjekur.”, shprehet ai.
Reagimi:
Ne kohe epidemish e krizash është e pritshme që të plasin të dyja: edhe ekzagjerimet (deri ne tablo apokaliptike!) por edhe euforia dhe shpartallimi i i virusin ..me rrahje gjoksi e recitime! Qarkullon dhe nje videokëngë keto ditë ”pop-style”, kur pas çdo strofe, një grafikë grushti e dergon ne djall virusin ..vetem me nje uppercut! Lulëzojnë mitet dhe imagjinata dhe pak hapesire ngelet per shkencetaret e vertete qe po luftojnë të gjejne rrënjët e virusit, izolimin e tij, ilaçin per sherim. Dhe masën mbrojtëse per me tej.
Jam i shtrënguar ta ndërhyj sërisht per pergjegjesine qe kemi ndaj bashkëkombasve këtu. Shpërthimi i nCoV nuk është ndalur aspak. Nuk ka ende një ilaç kundër nCoV!! (shif OBSh bashkangjitur). Numuri i te infektuarve rritet me rreth 3000 ne ditë (gjithesej raportohen 20.613). Ndersa vdekjet ditore shkojne 50-60 (65 vdekje ditën qe shkoi). 427 shifra gjithsej. Jo vetem udhëheqja e qeveria, por e gjithë shoqeria kineze i është dedikuar ketij prioriteti absolut: stopimit te epidemise dhe gjetjes se formules shkencore per shërimin. E hapur ndaj bashkepunimit nderkombetar. Por ende pa ndonjë deklaratë Relaksi e ..Zgjidhjeje! Sot që flasim nuk kemi kurrfarë arësye per eufori. I drejtohem sidomos motrave e vellezerve shqiptare ne Kine. Sado të ashpra e vështirësuese që po bëhen per jetën e përditshme: ndiqni e respektoni kufizimet, rregullat e rekomandimet e autoriteteve ketu: administrative e higjeno-sanitare. Ato dine me shumë se ç’bëhet këtu. E dyta, merreni ne dore vete zgjedhjen tuaj per vendqendrimin keto javë! askush nuk ka zbuluar ndonje formule qe s’jua tregon juve! Askush s’ka ndonje platformë shteterore të rezervuar! merrni vendim te pjekur. Ndiqni se paku Faqen e OB Shëndetësisë! Raportimi këtu (foto bashkangjitur) eshte vjeteruar tashme. Sot ka shifra te tjera. Të jemi optimiste ne vullnetin e kapacitetet e Kines dhe perpjekjen e perbotshme eshte vetem njera ane. Tjetra eshte persistenca e pashembullt e ketij virusi. Uroj shëndet e fat të mire per gjithkënd, në Shqipëri, Kinë e anekënd botës.
Koronavirusi në Kinë u ka marrë jetën 425 personave dhe ka prekur mbi 20 mijë të tjerë, edhe jashtë Kinës. Organizata Botërore e Shëndetit ka shpallur gjendjen e emergjencës botërore për shkak të shpejtësisë me të cilën po përhapet Koronavirusi, por nga ana tjetër edhe shumë vende të tjera kanë mbyllur kufinjtë me Kinën në mënyrë që të shmangin përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës. Vende si Italia, Gjermania, Greqia, Rusia, Britania e Madhe dhe Amerika kanë anuluar çdo flurturim drejt Kinës dhe anasjelltas në mënyrë që hapësirat për përçimin e Koronavirusit të jenë më të vogla.Ndërkohë, po punohet për krijimin e vaksinës kundër virusit, por sipas shkencëtarëve kjo vaksinë mund të jetë gati pas 8 ose 12 muajsh. Koronavirusi në Whan u përhap nga një treg i hapur, që punonte ilegalisht në shitjen e ushqimeve të gjitarëve që mendohet se përhapën Koronavirusin, si gjarpërinjtë, lakuriqi i natës dhe minjtë.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Shemsi Prençi ka deklaruar në emisionin “360gradë” në RTV Ora, se ministri Sandër Lleshaj duhet të dalë publikisht dhe të thotë se kush e vrau...
Shqipëri-Pasi të ketë përfunduar ekspertiza e thelluar për objektet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, do të ndërmerret një fushatë ekspertimi për të gjitha ...
TIRANË– Moderatori Blendi Fevziu ka dhënë një shembull të një rasti për t’u hetuar nga efektivët e OFJ-së. Gjatë emisonit, Fevziu ka treguar se...
TIRANË– Gazetarja Dorjana Bezat është e ftuar në emisionin “Opinion”, ku kryefjalë ka qënë anti-KÇK-ja.Bezat ka deklaruar se operacionet e ard...
TIRANË– Ditën e sotme është gjetur i pajetë në burgun e Peqinit, Andon Mëhillaj, i njohur si anëtar i bandës së Julian Sinanajt. Në të njëjtën ditë, një pe...
KORÇË- Avokati Alfred Thomo për 8 vite nuk i hapi asnjë proces gjyqësor qytetarit, edhe pse mori 2.5 mln lekë për përpjestimin e pasurisë. Gjykata...
TIRANË- Zëvendës Minsitri i Brendshëm, Julian Hodaj, ka reaguar sot në lidhje me paketën anti-KÇK, duke thënë se nëse Operacioni Forca e Ligjit do t...
TIRANË– Bashkëshortja e Altin Hajrit ka treguar në Polici se bashkëshorti i saj Altini, i shpallur në kërkim për pengmarrjen dhe vrasjen e Jak Prengës, sap...
TIRANË- Tartar Bazaj ditët e fundit, për shkak të veprimeve të tij në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, është vënë në qendër të mediave. Ditën e djeshme u ...
TURQI– Eksperti i tërmetit në Turqi dr.Naci Görür ka parashikuar një tërmet me magnitudë 7.2 të shkallës Rihter që do të trondisë detin Marmara. I njëjti profe...