Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË–Është mbledhur sot në ambientet e Pallatit të Kongreseve Këshilli Kombëtar për Integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Në takim kanë marrë pjesë presidenti i vendit, Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, kryetarja e Këshillit Rudina Hajdari e një sërë krerësh të institucioneve kryesore në vend.
Klima e ëmbël e takimit u nuhat që pa nisur mbledhja, kur kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta, i dhanë bërrylat njëri-tjetrit, në pamundësi për t’u takuar fizikisht për shkak të masave nga COVID-19.
Takimi u ndoq nga një buzëqeshje e Gramoz Ruçit që nuk është se e sheh çdo ditë … Më pas palët morën me radhë fjalën për të dhënë mesazhet e tyre.
Ambasadori Luigi Soreca ishte i qartë kur tha se “integrimi i vendit është në duart tuaja”, për të marrë fjalën më pas presidenti Ilir Meta, që tha se hapi i radhës ishte miratimi i reformës Zgjedhore në Kuvend, megjithëse siç tha në fund të mbledhjes nuk do të bëjë asnjë përpjekje për të siguruar votën pro të opozitës parlamentare me argumentin se “kam 3 vite që jam larguar nga kryesimi i kuvendit”.
Por, nuk ishte kaq i qetë kryeministri Edi Rama, që shfrytëzoi sërish rastin për të sqaruar se shqiptarët nuk mund të vazhdojnë me reforma që bëhen nga ndërkombëtarët.
Rama tha se kjo është reforma e fundit, ku ai merr pjesë me dialog ambasadash. “Le të takohemi tek Baba Mondi, edhe tek protestantët po të duan, por ky është rasti i fundit sa për mua”, -theksoi ai, duke u siguruar që mesazhi të merrej nga të gjitha palët.
Për herë të parë para Këshillit dhe shqiptarëve doli edhe kryenegociatori i shtetit në kapitullin e bisedimeve me Bashkimin Evropian, Zef Mazi. “Nëse duam sukses, duhet të jemi në një zë“, -tha ai.
Ndërkohë që në përfundim të takimit, gazetarët “mësynë” tek kreu i shtetit i cili u pyet për datën e zgjedhjeve dhe marrëdhënien me Ramën. Të dyja këto tema sipas kreut të shtetit nuk janë aktuale, dhe se kryesorja tashmë është kapja e standarteve evropiane, dhe rikthimi i besimit të shqiptarëve në to.
(f.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar Demokrat, Myslim Murrizi po zhvillon një takim me partitë e vogla. Gjatë fjalës së tij, Murrizi parashtroi sërish kërkesa...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta është ftuar që të marrë pjesë në Këshillin Kombëtar të Integrimit. Në të njëjtin Këshill bën pjesë edhe kryeministri Edi Rama....
TIRANË–Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur dorëzimin e listës së përbashkët të partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës, të cilët do të jen...
Tiranë– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është shprehur se kryeministri Edi Rama ka zhytur në shqiptarët në varfëri dhe nuk ka ndihmuar biznes...
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar “Demokrat”, Myslim Murrizi u takua ditën e sotme me disa kryetarë të partive të vogla. Në fokus të takimit ishte reforma ...
TIRANË- Deputeti Damian Gjiknuri tha në një lidhje në emisionin “Opinion” se marrëveshja zgjedhore ka një rrezik real për të mos u votuar në parlament. Kem...
Tiranë– Deputetja Rudina Hajdari në emisionin “Opinion” ka deklaruar se mazhoranca do përballet me opozitën parlamentare lidhur me votimin e Reformës Zgjedhore....
Tiranë- Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi ka deklaruar në emisionin “Opinon” se është kurizo të sho...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën ekonomike në vend si pasojë e Covid-19, dhe numrit të personave që kanë humbur punën nga pandemia. Në e...
TIRANË- Deputetët e opozitës së re, Lefter Maliqi dhe Myslim Murrizi janë përplasur sot më njeri-tjetrin për Reformën Zgjedhore. I ftuar në Syri Tv, Maliqi...