"Je dele e Edi Ramës"/ Plas debati te "Ligjet", Gogu-Dogjanit: Mos më dhuno
18 Mars, 14:51
Kundër aktit normat...
Politike
Këshilli i BE: Duam hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, shteti ligjor është në qendër të proc
11 Maj 2021, 16:38Nga DOSJA
BRUKSEL– Këshilli i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme u mblodh ditën e djeshme për të diskutuar mbi integrimin dhe situatën në Ballkanin Perëndimor. Ditën e sotme ministrat për çështjet Evropiane të vendeve anëtare dhe ministrat e Jashtëm dhanë mesazhet e tyre për çështjen e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian Maros Sefcoviç ka kërkuar nga shtetet anëtare dhënien e “dritës jeshile” për zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Mund të theksoj se nga ana e komisionit po punojmë shumë që të dyja vendet të mund të zhvillojnë konferencën e parë ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur. Zgjerimi është një proces mjaft kërkues. Ne i kemi dhënë rëndësi të veçantë shtetit të së drejtës dhe të gjitha çështjeve të ndjeshme që duhen vendosur në negociata, me ato i mbyllim kapitujt.”– tha ai gjatë konferencës së mbajtur ditën e sotme në Bruksel.
Në datë 1 Janar të këtij viti Portugalia mori presidencën e radhës gjashtëmujore të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Ndërkohë që Ana Paula Zacarias, Sekretare e Shtetit për Çështjet Evropiane të Portugalisë u shpreh se BE po mundohet të gjejë një rrugëzgjidhje për hapjen e negociatave.
’Ne diskutuam për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, çështjen e anëtarësimit. Po përpiqemi për një zgjidhje të përbashkët, që dy vendet të nisin procesin e anëtarësimit. Çfarë mund të them në këtë pikë, shteti ligjor është në qendër të procesit. Në procesin e angazhimit për afrimin drejt BE.”– tha ajo.
Spanja gjithashtu ka dhënë dritën jeshile për futjen e Shqipërisë në BE. Ministja e jashtme, Maria Aranzazu Gonzalez Laya, në një intervistë të dhënë është shprehur se nëse ndodh do të forconte stabilitetin dhe sigurinë në rajon.
“Ne i shikojmë aspiratat e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit si një mënyrë për të stabilizuar atë rajon, duke i dhënë asaj një dimension të ri sigurie dhe perspektive,” -tha Ministrja e Jashtme spanjolle.
Spanja jo vetëm që është në favor të zgjerimit por është e angazhuar për të siguruar që të ketë një përshpejtim në fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të dy vendet që kanë bërë më shumë përparim.
Ditën e djeshme Shefi i politikës së jashtme të BE-së Joseph Borrel, theksoi se integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE është një fokus kryesor i unionit dhe theksoi se ata nuk ka pasur asnjëherë qëllim për të ndarë vendet në rrugën e tyre të integrimit. Po dje KE i ka kërkuar përmes një letre vendeve anëtare të hapin sa më parë të jetë e mundur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Procesi i integrimit i Shqipërisë në Bashkimin Europian (BE) është konsideruar si prioriteti më strategjik kombëtar, i cili udhëheq axhendën qeverisëse të vendit. Që nga qershori i viti 2014, Shqipëria gëzon statusin e vendit kandidat për në BE. Megjithatë kriteret e vendosura nga Bashkimi Europian për anëtarësim janë parakushte për kalimin e fazës tjetër të procesit, i cili është ai i hapjes së negociatave.
(d.a/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Lëvizja Vetëvendosje Tiranë ka bërë publike të tjera pamje nga numërimi i votave në zgjedhjet e 25 prillit. Ata bëjnë të ditur se numëruesi ka pasu...
SPANJA– Spanja ka dhënë dritën jeshile për futjen e Shqipërisë në BE. Ministja e jashtme, Maria Aranzazu Gonzalez Laya, në një intervistë të dhënë është shprehu...
TIRANË– Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve kaloi për shqyrtim 18 kërkesa ankimore nga PD, LSI dhe kandidatatët e propozuar nga zgjedhësit Iljaz Shehu, ...
BRUKSEL– Zëvendës president i Komisionit Europian për Marrëdhëniet Ndërinstitucionale, Maros Sefcovic tha ditën e sotme se shteti i së drejtës është parametri k...
BRUKSEL– Në një konferencë të mbajtur ditën e sotme në Këshillin e Europës, sekretarja e Portugalisë për Çështjet e Europës, Ana Paula Zacarias ka deklar...
TIRANË– Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka denoncuar, nga sa duket nga pamjet, ndërhyrjen në fletët e votimit, në një qendër numërimi në Tepelenë.Në një v...
TIRANË– Jorida Tabaku ka denoncuar edhe një herë tjetër blerjen e votave në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Në një deklaratë për mediat, Tabaku publikoi...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar hapjen e negociatave për Shqipërinë me dramën e Samuel Beckett, “Duke pritur Godonë”, ku në të vërtetë Godoja n...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të raportit të Iniciativës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar (GI), ku thuhet se parat...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar edhe njëherë se Shqipëria nuk është gati për tu futur në Europë. Në një intervistë për Euronews, Rama tha se ven...