LIVE UPDATES
Bota

Këshilli i BE-së sot diskuton për dialogun Kosovë-Serbi

15 Nëntor 2021, 07:25 Nga DOSJA
Këshilli i BE-së sot diskuton për dialogun Kosovë-Serbi

BRUKSEL–  Këshilli i BE-së sot në takimin në Bruksel do të diskutojë për dialogun Kosovë-Serbi.  EEAS raporton se dokumenti për diskutim është përgatitur nga Shërbimi i Politikës së Jashtme të BE-së.

Në dokument thuhet se në muajt e fundit “nuk ka pasur përparim në dialog”, dhe vendeve anëtare u kërkohet të vazhdojnë të mbështesin ndërmjetësuesit e BE-së në dialog, Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak, dhe në një “nivel të lartë dialogu me Beogradin dhe Prishtinën”.

Fokusi duhet të kthehet në zbatimin e obligimeve ende të paplotësuara nga dialogu, duhet të përmirësohet atmosfera përmes lëvizjeve konkrete pozitive dhe të punohet në përparimin drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizim, dhe rrjedhimisht në të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë. “, -thuhet në dokumentin e përgatitur për diskutim ministror.

Përveç dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, ministrat e BE-27 do të diskutojnë situatën në Bosnjë e Hercegovinë, për të cilën Brukseli vlerëson se është aktualisht në “krizën më të keqe politike që nga miratimi i Dejtonit”, si dhe diskutimin për sanksionet ndaj Bjellorusisë, për shkak të situatës me emigrantët në kufijtë me Poloninë dhe Lituaninë.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota be dialogu kosove-sebi joseph borrell be dialogu kosove-sebi joseph borrell

Sondazh

Poll
Bota 14 Nëntor 2021, 20:35

Lutfi Haziri pranon humbjen, VV fiton Gjilanin

KOSOVË – Kandidati i Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri e ka pranuar humbjen kundrejt kandidatit të Vetëvendosjes Alban Hyseni, pas dy man...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit