LIVE UPDATES
Politike

Këshilli i Ambasadorëve letër Merkel-it dhe Macron: Po kalojmë në krizë të tejzgjatur, ndërhyni

27 Prill 2019, 15:07 Nga DOSJA
Këshilli i Ambasadorëve letër Merkel-it dhe Macron: Po

TIRANË- Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, me anë të një letre të hapur i është drejtuar sot Kancelarës së Gjermanisë, Angela Merkel dhe Presidentit të Francës, Emanuel Macron duke u ërkaur që të ndërhyjnë në krizën politike në Shqipëri.

Kjo letër është dërguar dy ditë para nisjes së Samitit të Berlinit, i cili do të bëjë bashkë kryetarët e shteteve dhe të qeverive të Ballkanit Perëndimor. Përmes kësaj letre i kërkohet këtyre dy liderëve mbështetje për intergimin në BE edhe pse situata siç thonë ata është mjaft e vështirë në Shqipëri ku krimi është i lidhur ngushtë me politikën.

Ne shpresojmë se vizioni dhe autoriteti juaj i lartë, Shkëlqesi, do të nxjerrë njëherë e mirë nga rendi i ditës i negociatave midis këtyre dy vendeve çdo plan për ndryshim kufijsh apo shkëmbim territoresh. Përcaktimin e kufijve midis këtyre shteteve sipas vijës së ndarjes etnike do të shënonte një kthim prapa dhe do të ishte i mbushur me rreziqe jo vetëm për këto dy shtete, por edhe për vendet e mbarë rajonit”, shkruhet më tej në letër.

LETRA E PLOTË

Tiranë 25 Prill 2019

Shkëlqesisë së saj, Zonjës Angela Merkel,

Kancelare e Republikës Federale të Gjermanisë

Shkëlqesisë së tij, Zotit Emanuel Macron,

President i Republikës Francez

Opinioni ynë publik është njohur për samitin që ju do të organizoni në Berlin më 29 prill 2019 me kryetarët e shteteve dhe të qeverive të Ballkanit Perëndimor.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vlerëson se kjo nismë vjen në kohën e duhur për t’i dhënë një shtytje të re procesit të ngadalshëm dhe plot konvulsione të ndërtimit të demokracisë dhe të shtetit të së drejtës në vendet e rajonit tonë.

Ne besojmë thellësisht, Shkëlqesi, se Ju, në emër të shteteve të fuqishme, bujare dhe me ndikim planetar për lirinë dhe demokracinë, që udhëhiqni, në emër të Bashkimit Europian do t’u përcillni udhëheqësve të shteteve të rajonit tonë mesazhe të qarta për paqe të qëndrueshme, stabilitetin pa cënuar standartin e demokracisë e të shtetit ligjor dhe zhvillimin ekonomik duke respektuar dinamikën e tregut të lirë dhe konkurrencën e ndershme.

Ky samit është një rast fatlum veçanërisht për përfaqësuesit e lartë të Serbisë dhe të Kosovës, dy vende shumë të rëndësishme të rajonit tonë, të cilat gjenden prej afro një dekade të përfshira në një proçes shumë të vështirë negociatash për të normalizuar marrëdhëniet midis tyre. Serbia dhe Kosova janë dy shtete sovrane, të cilat kanë të përbashkët një të kaluar të afërt të mbushur me urrejtje dhe luftë të përgjakshme ndëretnike. Por këto dy vende kanë sot të përbashkët edhe aspiratën për integrim europian.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë beson se pikërisht kjo aspiratë përbën motorrin më të fuqishëm frymëzues për shoqëritë dhe institucionet e këtyre dy shteteve, për t’i shtyrë ato drejt pajtimit përfundimtar duke lënë pas të kaluarën e hidhur, në emër të ndërtimit të një fqinjësie të shëndetshme, miqësore, si interes jetik në radhë të parë për popujt e tyre, por edhe për të gjithë popujt e rajonit.

Ne shpresojmë se vizioni dhe autoriteti juaj i lartë, Shkëlqesi, do të nxjerrë njëherë e mirë nga rendi i ditës i negociatave midis këtyre dy vendeve çdo plan për ndryshim kufijsh apo shkëmbim territoresh. Përcaktimin e kufijve midis këtyre shteteve sipas vijës së ndarjes etnike do të shënonte një kthim prapa dhe do të ishte i mbushur me rreziqe jo vetëm për këto dy shtete, por edhe për vendet e mbarë rajonit.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh bindjen e thellë se pajtimi i vërtetë serbo-shqiptar mund të arrihet vetëm sipas përvojës dhe modelit franko-gjerman, që ju mishëroni.

Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj dëshirojmë të vendosim ne vëmendjen tuaj edhe disa problematika të vendit tonë.

Gjatë këtyre 28 vjetëve pas shembjes së diktaturës staliniste, Shqipëria ka bërë pa dyshim përparime substanciale në rrugën e ndërtimit të demokracisë dhe të zhvillimit të ekonomisë. Shqipëria është sot anëtare e NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian, duke e bërë kështu të pakthyeshëm orientimin tonë perëndimor. Më shumë se 90 për qind e opinionit publik shqiptar mbetet i vendosur në mbështetje të perspektivës europiane.

Mbarë shoqëria jonë pret me shpresë që Këshilli Europian të vendosë në qershorin e ardhshëm për çeljen e negociatave, duke shënuar një hap të rëndësishëm përpara në procesin e integrimit europian të vendit tonë.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreson se ju Shkëlqesi, dhe qeveritë që ju udhëhiqni, do të jeni në mbështetje të ëndrrës europiane të shqiptarëve. Kjo ëndërr e shenjtë frymëzoi shqiptarët për t’u ngritur kundër sistemit më represiv të kohës.

Shqipëria po kalon një tranzicion të stërzgjatur dhe shoqëria shqiptare vazhdon të përballet me një sistem endemik korrupsioni. Krimi i organizuar, sidomos ai që vepron në fushën e trafikimit të drogës, vazhdon të ketë lidhje me politikën.

Prej më shumë se një viti vendi është pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë është praktikisht jashtë funksioni, duke e futur krejt drejtësinë në kolaps.

Prej dy muajsh opozita parlamentare ka braktisur përfundimisht parlamentin, duke dalë në rrugë e kërkuar një qeveri tranzicioni, e vetmja mënyrë, sipas saj, që do të siguronte zgjedhje të lira e të ndershme, të pacënuara nga lidhjet e krimit me politikën.

Vendi po kalon një krizë përfaqësimi dhe riciklim të krizës politike pa precedent qysh nga rënia e diktaturës. Kjo krizë ka lëkundur shpresën e shoqërisë shqiptare dhe sipas statistikave gjatë pesë vitëve të fundit janë larguar nga vendi në rrugë legale dhe ilegale afro një e pesta e shqiptarëve.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë beson se forcat politike shqiptare, edhe falë mbështetjes suaj, do të gjejnë sa më shpejt gjuhën e përbashkët të dialogut për kapërcimin e krizës duke qene të bindur se ëndrra europiane nuk realizohet duke u larguar nga Shqipëria, por duke ndërtuar në Shqipëri vlerat europiane.

Ne gjithashtu shpresojmë që ju shkëlqesi, si miq të pazëvendësueshëm të shqiptarëve të përdorni rastin e këtij samiti për të dhënë mesazhe të qarta dhe inkurajuar të gjithë faktorët politikë dhe shoqërinë shqiptare për të përqafuar rrugën e dialogut.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i uron suksese këtij samiti dhe u shpreh mirënjohje të përzemërt nismëtarëve dhe organizatorëve të tij.

Me respekt

Këshilli Ambasadorëve Shqiptarë

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike angela mercel emanuel macron keshilli i ambasaodreve shqiptare kriza politike angela mercel emanuel macron keshilli i ambasaodreve shqiptare kriza politike

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet