Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore me anë të një videoje ku flet drejtori i këtij institucioni, Skënder Brataj, ka ndarë sot disa këshilla se si duhet të veprojmë gjatë kohës së koronavirusit. Urgjenca shkruan se kërkon dhe bashkëpunimin e qytetarëve dhe Brataj ka dhënë disa këshilla për qytetarët e ngujuar nëpër banesa se si të trajtojnë, në kushte shtëpie, disa simptoma që mund të kenë lidhje me koronavirusin.
Ai këshillon marrjen e urgjencës në rastet kur gjendja shëndetësore përkeqësohet dhe kur ilacët nuk japin efektin e duhur. Brataj shprehet se nëse do të keni kollë, mund të përdorni shurupe të ndryshëm, që përdoren për qetësimin e kollës. Dhe nëse do të keni dhimbje fytit, mund të përdorni spraj, propolis, gargarë, paracetamol e brufen, po ashtu mund të përdorni edhe kompleks vitaminash, ëngje frutash, çaj, ushqime të shëndetshme, fruta dhe perime.
PJESË NGA DEKLARATA
Nëse keni ardhur nga një vend i prekur nga koronavorus, ose keni qenë në Shqipëri në kontakt me persona të konfirmuar me koronavirus, jeni të lutur të qëndroni në shtëpi për 14 ditë. Çdo qytetar që në banesë do të shfaqë shenja dhe simptoma, të ndjekë këto këshilla. Nëse do të ketë temperaturë, të paktën për 2 ditë, mbi 38.5, është e këshilluar ta trajtojë atë me paracetamol, nga 500 deri në 1000 miligramë, për të rritur është 1000 miligramë. Nëse pas dy ditës nuk kontrollohet temperatura, mund të përdorni brufen 400 apo 600 miligramë dhe mund ta bëni edhe nëpërmjet këshillimit me mjekun apo pediatrin. Nëse do të keni kollë, mund të përdorni shurupe të ndryshëm, që përdoren për qetësimin e kollës. Nëse do të keni dhimbje fytit, mund të përdorni spraj, propolis, gargarë, paracetamol apo brufen. Mund të përdorni edhe kompleks vitaminash. Lëngje frutash, çaj, ushqime të shëndetshme, fruta dhe perime.
Nëse do të keni vështirësi në frymëmarrje, jo nga paniku, atëherë merrni numrin 127 për t’u këshilluar me mjekun. Nëse do të përkeqësohet, mund të ketë nevojë për terapi me antibiotik që mund ta merrni nga mjeku i familjes. Nëse përkeqësohet merrni 127 dhe do vijnë ekipet për t’ju dërguar në spital. Nëse do të keni ethe, është një nga gabimet që bëhet duke i mbuluar me batanije, por do të thotë që në atë moment trupi porrit temperaturën për të luftuar mikrobin në organizëm, nuk duhet të mbulohemi por të zhvishemi dhe të trajtojmë rritjen e temperaturës. Nëse temperatura është 39 apo 40, mund të përdorim edhe kompresat me ujë të vakët, sidomos tek fëmijët në rrëzën e kofshës, në sqetulla dhe ballë. Nëse do të keni diarre merrni loperamid, ose buskopan. Duhet të kujtoheni për protokollin e higjienës personale. Ruani qetësinë, jemi bashkë. Ajros ambientin, dezinfekto mobiliet, laji duart as amë shpesh, përdor maskën nëse jen në grup me njerëz. Ruaj distancën nga njerëzit. Simptomat do t’i trajtojmë së bashku, por nuk duhet të themi më shumë nga sa kemi sepse shkuarja në spital mund t’ju infektojë.
Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 38 të prekur. Dy të moshuar, në Fier dhe në Lushnje, janë shtruar në terapi intensive pasi kanë pasur komplikacione me shëndetin. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË-Këto pamje dramatike nuk janë pjesë filmi, por janë xhiruar nga kamera e trupit të një efektivi të Policisë së Shtetit dhe tregojnë efektivët e Shig...
TIRANË- Ministria e Finanancave, pas denoncimeve nga qytetarët ka ngritur një Task-Forcë, ku po kontrollon në të bizneset që janë hapur për rritjet abuzive...
TIRANË– Sindikata e Infermierëve të Shqiërisë ka kërkuar që qeveria t’u klojë menjëherë një pagë inferemierëve. Disa ditë pasi kryeministri Ed...
TROPOJË- Një qytetar në Tropojë, ka bërë një denoncim sot në redaksinë e Dosja.al. Qytetari denoncon kreun e Bashkisë Tropojë, Rexhe Byberi, i cili ka thye...
TIRANË– Koronavirusi i ri (Covid-19) po përhapet shpejt. Më shumë se 149,000 njerëz janë të infektuar dhe mbi 5,500 vdekje janë regjistruar – p...
KRUJË- Policia e Shtetit në një njoftim për mediat ka bërë me dije se ka arrestuar autorin e vrasjes në Fushë-Krujë. Në njoftim blutë e Krujës bëjnë me dij...
TIRANË– Policia e Shtetit ka shkuar derë më derë në shtëpitë e emigrantëve që janë kthyer nga vendet e prekura nga koronavirusi. Me formularë në duar dhe ...
TIRANË- Mjeku i njohur, Isuf Kalo ka dhënë sot disa këshilla se si të mbrohemi nga koronavirusi që ka mbrëthyer vendin. I ftuar sot në emisionin “Kjo Javë”...
ITALI– Numri i personave që kanë humbur jetën nga Covid-19 në Itali ka shkuar në 1441, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 175 të tillë. Mediat ital...
KRUJË- Një krim i rëndë është regjistruar sot në fshatin Halil në Fushë-Krujë. Sipas informacioneve mësohet se sherri në një familje ka përfunduar me një v...