LIVE UPDATES
Bota

Kërkesa e LDK-së për Kurtin, kështu duhet kërkuar ndihmë nga SHBA-të

30 Maj 2021, 10:14 Nga DOSJA
Kërkesa e LDK-së për Kurtin, kështu duhet kërkuar

Kryeministri Albin Kurti ditë më parë është takuar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.

Ky takim është bërë me ftesë të Kurtit, të cilën Abdixhiku e kishte pranuar javën e kaluar.

Kurti vazhdimisht kishte deklaruar se për çështjet me interes kombëtar, përfshirë dialogun, do të konsultohet dhe do të kërkojë bashkëpunim me partitë dhe liderët opozitarë.

Ndryshe, Kurti më parë takoi edhe liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Ky i fundit i kërkoi Kurtit përfshirjen më të madhe të SHBA-ve në dialogun me Serbinë.

Ndërsa, Abdixhiku nga ky takim, bëri të ditur se Kurtit i kanë dorëzuar edhe një ofertë me qëndrimin politik të LDK-së për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“E bëmë një kërkesë që qeveria të tregojë pozicionin politik dhe ta prezantojë në Kuvend. Kosova duhet të dijë se cili është qëndrimi i qeverisë në dialog dhe po presim një pozicionim të tillë”, deklaroi ai.

“E bëmë një ofertë ku i dorëzuam kryeministrit një dokument mbi pozicionin politik që Qeveria e Kosovës duhet ta ketë. Kryeministri e ka një dokument, pozicionin politik të LDK-së që duhet ta trajtojë në dialog në Bruksel. Ky dokument përmban parime që Kosova duhet t’i mbrojë”, ka thënë Abdixhiku.

Ndër të tjera, ai në ofertën për dialog ka kërkuar nga Kurti që qeveria të dalë me qëndrim për dialog, që SHBA-të të ketë përfaqësues në dialog, që marrëveshja finale të ketë njohjen nga Serbia.

E lidhur me këtë ofertë, kanë folur edhe disa njohës të çështjeve politike, për gazetën “Bota sot”.

Kështu, njohësi i çështjeve politike, Fadil Lepaja, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se LDK tani po ndjek një politikë më të matur, e cila do të sjell këndelljen e kësaj partie.

Sipas Lepajës, kjo kërkesë duhet diskutuar përmes kanaleve diplomatike me administratën amerikane, dhe nëse ka interesim të bëhet edhe kërkesë zyrtare.

“Sidoqoftë, bashkëpunimi i opozitës me qeverinë në çështje nacionale është me interes për qytetarët e vendit. Parimisht, LDK, me kryesinë e re po ndjek një politikë më të matur dhe më parimore se e kaluara. Z. Abdixhiku me ekipin e tij po e përdorin një retorikë shumë më të sofistikuar dhe mendoj se kjo do të sjell këndelljen e kësaj partie, përkundër faktit se një pjesë e grupit parlamentar apo kryesisë ende nuk po arrin të heq energjinë e keqe nga komunikimi. Kërkesa për një përfaqësues special të SHBA-së për dialogun edhe pse parimisht nuk paraqet asnjë problem, mendoj se duhet të diskutohet përmes kanaleve diplomatike me vet administratën amerikane dhe vetëm nëse ka interesim e gatishmëri që ajo të përfshihet drejtpërdrejt, atëherë të bëhet edhe kërkesa zyrtare”, ka thënë ai.

Më tej, ai ka theksuar se propozimi i LDK-së është legjitim dhe se tani LDK duhet të orientohet në administratën e tashme amerikane dhe të përshtaten me frymën tjetër, ndërsa edhe insistimi në dialog për përmirësimin e marrëdhënieve në mes Serbisë dhe Kosovës, është pikë referimi për qeverinë por edhe për LDK-në.

“Mendoj se prezenca e administratës në dialog është evidente edhe kur nuk është formale. Sidoqoftë, propozimi i LDK-së është legjitim dhe qeveria besoj se mbështetjen amerikane e ka prioritetin më të lartë. Është me rëndësi që edhe LDK-ja të orientohet për ndryshime dhe të përshtaten me frymën tjetër në vet administratën e tashme amerikane për dallim nga ajo e z.Trump. Natyrisht, insistimi në dialog për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore në mes Kosovës dhe Serbisë i cili do të përfundonte me njohje reciproke, është pikë referimi për qeverinë edhe për LDK-në si opozitë dhe në çështje të tilla nuk ka opozitarizëm, por ka vetëm rreshtim në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë ose kundër”, ka deklaruar Fadil Lepaja për “Bota sot”.

Ndërsa, juristi Blerim Burjani, ka deklaruar se në ofertën e LDK-së janë vetëm disa parime për dialog, për të pasur qëndrim më tepër në dialog, por nuk është propozim i zgjidhjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi.

“Ajo që ka dërguar LDK-ja nuk është ndonjë zgjidhje e propozuar, por ka dhënë disa parime për dialog dhe është transmetuar nga LDK-ja si dokument për zgjidhje dhe qëndrim më tepër politik ndaj dialogut, por jo edhe propozim i ndonjë zgjidhje se si do të duket një marrëveshje e ardhshme Kosovë-Serbi. Pra, oferta është parime por jo zgjidhje”, ka deklaruar Blerim Burjani për gazetën “Bota sot”.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti kosove lumir abdixhiku albin kurti kosove lumir abdixhiku

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë