Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Qytetaret e bashkive të Poliçanit, Roskovecit, Shijakut, Dropullit, Skraparit, Delvinës, Tepelenës, Pukës, Maliqit dhe Belshit janë më të kënaqurit me shërbimet që ofron pushteti vendor në një anketë që programi i Kombeve të Bashkuara, PNUD realizoi në muajt e parë të vitit 2020 me qëllim testimin se si reforma administrative ka ndikuar në shërbimet komunitare.
Në të kundërt qytetaret e bashkive Vorë, Rrogozhinë, Durrës, Himarë, Ura Vajgurore, Malësia e Madhe, Memaliajit, Kavajës, Pustecit dhe Klosit janë më pak të kënaqur me shërbimet vendore, duke i renditur bashkitë tyre ne dhjetëshen me të dobët në vend. Në 10 bashkitë që zënë vendin e parë për ofrimin e shërbimeve, anketa ka gjetur se niveli i kënaqësisë ndaj shërbimeve arrin nga 75-81 për qind, duke e renditur Bashkinë e Poliçanit të parën në shkallë vendi.
Ndërsa më dobët u vlerësua bashkia Klos ku niveli i kënaqësisë ndaj shërbimeve u vlejti vetëm për 51% të qytetarëve. Anketa e PNUD tregon se vlerësimet e bashkive lidhur me kënaqësinë ndaj shërbimeve shkojnë nga intervali “mesatar”, për 10 bashkitë më të dobëta, në “mirë” për 10 bashkitë e vlerësuara më lart. Diferenca midis bashkisë së vlerësuar më lart dhe asaj më poshtë është 29 pikë, duke treguar se ekzistojnë mospërputhje të vogla midis bashkive.
Asnjë bashki e madhe nuk renditet mes 10 të parave, ndërkohë që Durrësi renditet te 10 të fundit. Lista e 10 bashkive më të mira dhe më të dobëta tregon se nuk ekziston asnjë korrelacion midis nivelit të kënaqësisë me shërbimet dhe nivelit të mbledhjes së të ardhurave vendore. Për shembull, Vora, Durrësi dhe Himara janë mes atyre bashkive që kanë rezultatet më të mira në mbledhjen e të ardhurave, por renditen në fund sa i takon kënaqësisë me shërbimet. Kështu, edhe pse Tirana ka rezultate të shkëlqyera në mbledhjen e të ardhurave, ajo është larg së qeni bashkia më e mirë, kur vjen fjala për kënaqësinë me shërbimet.
Ofrimi i shërbimeve në nivel vendor është funksioni bazë i qeverisjes vendore. Qytetarët presin të marrin shërbime të barabarta dhe cilësore, që përmbushin nevojat dhe kërkesat e tyre në rritje. Vlerësimi ka marrë në konsideratë një sërë karakteristikash të ndryshme të ofrimit të shërbimeve vendore: kënaqësia e qytetarëve me cilësinë e ofrimit të shërbimeve, disponueshmëria dhe qasja në shërbime, lehtësia e marrjes së shërbimeve administrative bashkiake, ekzistenca dhe cilësia/efekti i vlerësimit të kryer nga njësitë vendore për të përcaktuar shkallën e kënaqësisë së qytetarëve me ofrimin e shërbimeve publike, shërbimet parësore sipas këndvështrimit të qytetarëve etj. NjQV-të janë përgjegjëse për përmbushjen e 41 funksioneve të grupuara në shtatë fusha, përfshi infrastrukturën dhe shërbimet publike, shërbimet sociale, kulturën, sportin dhe argëtimin, mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin bujqësor e rural dhe pyjet, zhvillimin ekonomik vendor dhe sigurinë publike.
(Marrë nga Monitor.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHQIPËRI- Paraditja e sotme do të jetë me kthjellime, ndërsa gjatë pasdites do të ketë rebeshe shiu. Sipas Meteoalb temperaturat e ajrit do të rriten në më...
Sarandë- Policia ka shpallur në kërkim minoritarin Manol Vito, i cili më 15 Qershor dogji dy flamuj shqiptarë në Sarandë. Njëkohësisht ai është marrë në hetim ...
TIRANË– Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al dhe Fax web.al kanë në faqe të parë lajmin e vrasjes së...
Në një intervistë për “Byro Politike”, mjeku Kita Sallabanda nga Madridi foli për situatën e Covid-19, teka ditët e fundit është rritur numri i rasteve të reja....
FIER– Një automjet tip “Ford Fokus” me targa greke ka dalë nga rruga në rotondën e aksit nacional Fier – Tepelenë. Shoferi ka treguar se pas aksidentit, n...
TIRANË-Aktori i njohur, Robert Ndrenika ka deklaruar qëndrimin e tij pro Teatrit të Ri, i cili do të ndërtohet nga Bashkia e Tiranës. Një një reagim për “N...
ANGLI – Shqiptari Xhevdet Dragjoshi, është arrestuar në Londër pasi policia ka gjetur në shtëpinë e tij një fermë kanabisi vlera e të cilës shkonte mbi 100,000...
TIRANË -Ministria e Arsimit ka pranuar disa nga kërkesa e maturantëve, të cilët e konsideruan absurd dhe të pakuptimtë provimin e Gjuhë-Letërsisë. Një ndër...
TIRANË– Gazetari Elvis Hila është shoqëruar nga policia lokale teksa po raportonte për prishjen e ndërtimeve pa leje prej IKMT-së në plazhin e Shëngjinit....
TIRANË– Kreu i PDK-së, Nard Ndoka duket se është goxha i zënë me agjendën e tij politike. Aq sa është detyruar që të shkojë me vonesë në emisionin “A...