LIVE UPDATES
Politike

“Ke dëgjuar ndonjë ta pyesë Saliun çfarë do të thotë konservator?” Lubonja: Varfëri ideore!

14 Prill 2022, 20:41 Nga DOSJA
“Ke dëgjuar ndonjë ta pyesë Saliun çfarë do

TIRANË- Analisti Fatos Lubonja mendon se ka një varfëri ideore në Shqipëri dhe se mendimi neoliberal i degjeneruar nuk lë të zhvillohet asnjë ide tjetër. Në një bisedë në studion e News24 me gazetarin Edvin Parruca, Lubonja u ndal dhe tek qëndrimi si konservator nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Ke dëgjuar ndonjë gazetar t’i bëjë pyetje Saliut ore ti thua konservatorë, ke ndonjë ide çfarë do të thotë. Je me Merkel, me Le Pen, me Orbanin, apo je liberal, që ta kuptojmë. Asgjë, nuk diskutohet fare. Ka dhe një varfëri ideore që është pjesë e injorancës së këtij populli. Le Pen ka jelekët e verdhë me vete. Ajo ka bërë gjuhën e jelekverdhëve që është antisistem, është parti antisistem. Në Francë dy parti antisistem morën gjysmën e votave, ekstremi i majtë dhe ekstremi i djathtë. Macroni është sistemi. Ky që është i qendrës që të fitojë kundër Le Pen i duhen votat e këtij që është antisistem. Kjo çështja e së majtës që u bë shumë e djathtë, është problem dhe në Europë, ne kemi dhe këtë problem që e kopjojmë Europën në mënyrën më banale”, tha Lubonja.

Sipas tij, lindja e të gjithë këtyre partive që cilësohen si ekstremiste duhet parë si krizë e sistemit.

“Ky sistemi liberal global ka krijuar shumë probleme dhe problemi kryesor është që pjesa që nuk përfiton nga ky sistem, ndihet më e pasigurt, më e atomizuar dhe kërkon më shumë siguri tek komuniteti, tek shteti që e mbron.
Si reagim ndaj kësaj kanë dalë parti që thonë ne jemi komuniteti fetar dhe i japin një lloj sigurie. Është një përgjigje ndaj problemeve që ka krijuar liberalizmi dhe globalizmi. A është e drejtë apo jo, kjo është pyetja.
Ky moment fillestar çlirues (i liberalizmit), filloi ama të krijojë problemet e veta që ishin problemet që sollën socializmin si kundërpërgjigje. Filloi shfrytëzimi i njerëzve dhe lindi socializmi. Në SHBA kriza e viteve ‘20 që erdhi Neë Deal i Rusveltit erdhi nga problemet që krijoi sistemi liberal. Duhet gjithmonë të funksionojë kundërsistemi. Kompeticioni apo barazia, ose ndjenja komunitare, apo ka më shumë rëndësi individi, janë dy anë të qenies njerëzore që duhen në dialektikë, jo hajde ta përsosim. Ata që besonin tek komunizmi në perëndim, thoshin komunizmi i vërtetë nuk është Bashkimi Sovjetik po një tjetër, mirëpo thotë Zhizheku ata nuk e kuptonin që teoria e prodhon këtë. Ajo teori prodhon këtë degjenerim. Sistem të përsosur nuk ka, por balanca dhe korrigjimi i vazhdueshëm është më mirë. Problemet që ka krijuar neoliberalizmi ka nxjerrë këto lëvizjet e majta dhe të djathta ekstreme”, deklaroi Lubonja.

Ai theksoi më tej se mbi të gjitha ka rëndësi të ketë dinamikë, ide dhe liri që të zhvillohet kjo luftë idesh që nesër pasnesër të dalë një sinteze më e mirë.

“Problemi ynë është ky që ai mendim neoliberal i degjeneruar nuk lë të zhvillohet asnjë ide tjetër.
Ata po bëjnë një luftë të vazhdueshme për të mbajtur pushtetin, klasa dominonte, sistemi dhe kur i kualifikojnë ata të tjerët, ekstremistë, është dhe mbrojtja që i bëjnë vetvetes për të mbrojtur interesat e veta.
Dhe në Amerikë këta janë sistemi, Trump ishte në një farë mënyre antisistem. Këta e përmbysën nga pushteti. mediat kryesore ishin të këtij sistemi. Zhizheku që ishte antisistem, kur e pyetën para zgjedhjeve, kë do votoje, tha unë për Trump do votoja, sepse problemi është Clinton, jo Trump. Sepse ai mendonte që me Trump mund të merrte goditje dhe e majta të zgjohej”, tha Lubonja.

Marrë nga Balkan Web

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike fatos lubonja sali berisha fatos lubonja sali berisha

Sondazh

Poll
Politike 14 Prill 2022, 17:55

VIDEO/ Rama takon kryeministrin e Azerbajxhanit

BAKU- Pas takimit me presidentin dhe kryetaren e Kuvendit, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me homologun e tij në Azerbajxhan, Ali Asado. Vetë Rama ka n...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet