All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

“Katërkëndëshi i përgjegjësive”, Basha i përgjigjet Metës: Mbrojnë interesat e veta

18 Nëntor 2021, 14:52 Nga DOSJA
“Katërkëndëshi i përgjegjësive”, Basha i
All - Paragraf - 1

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar kundërpërgjigjen e presidentit Ilir Meta për akuzën e tij dhe krahasimin e bërë me “Trekëndëshin e Bermudës”. I pyetur nga gazetari i ABC Juxhin Mustafaraj për deklaratën e Metës, Basha u shtoi se trekëndëshi i Bermudës nuk janë thjesht tre persona, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama, duke shtjelluar më tej edhe idenë e tij.

Beteja e Partisë Demokratike është pikërisht me këtë trekëndësh të pushtetit të korruptuar, të krimit të organizuar, të oligarkisë dhe në këtë pikëpamje çdokush që është për interesat e veta personale, cilado qoftë zanafilla e këtyre interesave personale, shpallja non grata apo çfarëdo interesi tjetër që nuk rreshtohet me shqiptarët kundër këtyre tre fenomeneve, patjetër që është në vetvete një trekëndësh problematik për shqiptarët, një trekëndësh Bermude dhe përballë do të jetë jo vetëm Lulzim Bashën si kryetar të Partisë Demokratike, jo vetëm mua, po do të ketë Partinë Demokratike dhe gjithë këto forca shoqërore, të cilat sot më shumë se kurrë, e kanë kuptuar që ka patur pakte të hapura dhe të fshehta për të ruajtur këtë status quo tashmë 30 vjeçare. Ky është tranzicioni që nuk merr fund dhe në këtë kuptim, trekëndëshi i Bermudës nuk janë thjesht tre persona, por është kultura e pandëshkueshmërisë, është bashkëpunimi i politikës me krimin, s’ka rëndësi nëse është për të marrë pushtetin apo kur je në hall edhe kur je në opozitë dhe është përqendrimi putinist i ekonomisë në duart e oligarkëve,”-tha Basha ndër të tjera.

Pyetje: Zoti Basha, një pyetje të fundit. Në kulmin e betejës tuaj me Sali Berishën, pak javë më parë nga foltorja e parlamentit, ju folët për një “Trekëndësh të Bermundës”, ose trekëndësh të së keqes për shqiptarët, ku le të themi hapët një front të ri beteje edhe me presidentin e republikës, Ilir Meta. Ndërkohë, që dy ditë më parë, Ilir Meta i shtoi dhe një kënd krahasimit për ju dhe foli për një katërkëndësh të vendimeve tuaja, të cilat kanë cenuar integritetin, por edhe pozitat tuaja si kryetar opozite, duke përfshirë djegien e mandateve, braktisjen e zgjedhjeve vendore dhe vendime të tjera. Keni ju një koment për të?

Lulzim Basha: Vendimi i Partisë Demokratike është fare i qartë. Dhe sa i takon çështjes së mendimit ndryshe, mendimi ndryshe është respektuar në Partinë Demokratike gjatë 8 viteve që unë kam qenë kryetar si asnjëherë më parë. Por një gjë është mendimi ndryshe dhe një gjë është identiteti i Partisë Demokratike. Identiteti i Partisë Demokratike nuk mund të jetë ndryshe përveçse Pro perëndimorë, pro Amerikan. Kjo nuk është çështje e mendimit ndryshe. Statuti i Partisë Demokratike është i qartë, nuk është çështje opinionesh. Pretendimi për fraksione, është një pretendim i rremë, bëhet fjalë për klane. Klane përfituesish të 8-vjeçarit të parë të qeverisjes së Partisë Demokratike që tani janë kthyer me lugë në brez, shumë prej tyre nga Kanadaja, Anglia, Amerika, pasi kanë përfituar dhe janë zhdukur në 2013-ën, i shohim në radhën e parë duke shfrytëzuar prapë sakrificën dhe zemërimin apo marrëzinë e shumë demokratëve për masakrën zgjedhore të 25 prillit, me shpresën se do të futen në një tjetër gosti ku përsëri duke shkelmuar mbi sakrificën e demokratëve, të pasurohen e të vazhdojnë ta bëjnë rrush e kumbulla sakrificën e demokratëve. Pra, nuk bëhet fjalë për ide konstruktive, fraksionesh e të tjerë sepse Partia Demokratike, jo vetëm ka lirinë e mendimit po si asnjëherë më parë përmes programit të saj dhe përmes përfshirjes në grup parlamentar dhe në çdo instancë drejtuese ka treguar se është një parti e të përndjekurve, është një parti e pronarëve, është një parti e rinisë, është një parti e sipërmarrjes në tërësi dhe sipërmarrjes të vogël e të mesme në veçanti mbi parimet e konkurrencës dhe jo të monopoleve. Është një parti e fermerëve, si një shtyllë e rëndësishme e ekonomisë dhe e shoqërisë konservatore. Pra, le t’i dallojmë klanet nga fraksionet. Parti klanesh do të thotë përçarje e partisë, nuk janë këto fraksionet, ndërsa mendimi ndryshe dhe përfaqësimi brenda Partisë Demokratike i gjithë këtyre interesave tashmë po ndodh dhe do të vazhdojë të ndodhë dhe kjo është forca e re, forca e rigjetur e Partisë Demokratike për t’i dhënë zë të gjitha shtresave shoqërore. Të gjitha këto shtresa shoqërore, për të ardhur tek pyetja juaj e fundit, e kuptojmë fare mirë se ka tre dekada që tranzicioni nuk merr fund, nuk përmbyllet e nuk përmbyllet, zgjatet e stërzgjatet. Arsyeja është fare e thjeshtë sepse një kastë e vogël njerëzish kanë shkelmuar interesat bazë të një shoqërie demokratike, zgjedhjet e lira, konkurrencën e lirë, zbatimin e ligjit. Zgjedhjet vidhen nga një grusht pushtetarësh me një grusht kriminelësh e oligarkësh. Ekonomia shkatërrohet, bizneset e vogla falimentojnë, bizneset e ndershme falimentojnë, njerëzit shpunësohen sepse pushteti e ka putinizuar ekonominë dhe e ka drejtuar të gjitha resurset e pasura të Shqipërisë te një grusht oligarkësh dhe më e keqja, dhe kjo është pjesa e tretë e një trekëndëshi të ngjashëm me trekëndëshin e Bermudës, nuk kanë ndëshkueshmëri. Ka një karusel që vërtitet, janë të njëjtët oligarkë, të njëjtët kriminelë që përfitojnë, është i njëjti popull, të njëjta shtresa, të përndjekurit, pronarët, sipërmarrësit, rinia, intelektualët, profesionistët, shtresa e mesme, fermerët të cilët vetëm dëmtohen ekonomikisht, nga pikëpamja shoqërore, detyrohen të emigrojnë. Beteja e Partisë Demokratike është pikërisht me këtë trekëndësh të pushtetit të korruptuar, të krimit të organizuar, të oligarkisë dhe në këtë pikëpamje çdokush që është për interesat e veta personale, cilado qoftë zanafilla e këtyre interesave personale, shpallja non grata apo çfarëdo interesi tjetër që nuk rreshtohet me shqiptarët kundër këtyre tre fenomeneve, patjetër që është në vetvete një trekëndësh problematik për shqiptarët, një trekëndësh Bermude dhe përballë do të jetë jo vetëm Lulzim Bashën si kryetar të Partisë Demokratike, jo vetëm mua, po do të ketë Partinë Demokratike dhe gjithë këto forca shoqërore, të cilat sot më shumë se kurrë, e kanë kuptuar që ka patur pakte të hapura dhe të fshehta për të ruajtur këtë status quo tashmë 30 vjeçare. Ky është tranzicioni që nuk merr fund dhe në këtë kuptim, trekëndëshi i Bermudës nuk janë thjesht tre persona, por është kultura e pandëshkueshmërisë, është bashkëpunimi i politikës me krimin, s’ka rëndësi nëse është për të marrë pushtetin apo kur je në hall edhe kur je në opozitë dhe është përqendrimi putinist i ekonomisë në duart e oligarkëve. Përballë ka vetëm një forcë; po nuk është as e vogël, as e dobët është forca më e madhe, është forca që rrëzoi komunizmin dhe hapi dyert e Shqipërisë, e çoi në NATO, e çoi në lëvizjen e lirë të Europës, do ta çojë drejt idealit europian të një shoqërie të lirë ku pakica të mos diktojë shumicën, ku pakica të jetë pakicë, e respektuar sa i takon brenda ligjit dhe Kushtetutës po ku shumica të jetë në gjendje të ndërtojë një jetë normale, me dinjitet, me punë sipas ligjeve, Kushtetutës dhe moralit njerëzor, në shtëpinë e vet, pa u detyruar të largohet nga shtëpia e vet.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes ilir meta lulzim basha trekendeshi i bermudes aksioni i berishes ilir meta lulzim basha trekendeshi i bermudes

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet