Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
POGRADEC- 6 persona janë proceduar penalisht pasi janë kapur në flagrancë duke transporuar lëndë drusore pa dokumentacion. Policia ka bërë të ditur se përveç 6 personave të proceduar penalisht është edhe një inxhinjer mjedisi që ka dhënë leje për transport pa vërtetuar kontrollin e lëndës drusore. Të proceduarit penalisht janë XH.Ç 40 vjeç, F.M 52 vjeç, I.Z 42 vjeç M.Sh 29 vjeç, G.SH 26 vjeç A.L 29 vjeç dhe E.B 20 vjeç
Njoftimi i policisë:
Pogradec, Devoll
Goditen 4 raste të tjera në fushën e krimeve mjedisore. U kapën duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës, procedohen penalisht gjashtë shtetas. Procedohet edhe një inxhinier pyjesh, i cili dyshohet se shpërdoroi detyrën duke shmangur kontrollin e njërit prej mjeteve. Bllokohen mjetet që kryenin transportin dhe sasia e lëndës drusore. Në kuadër të bashkëpunimit me strukturat e DVP Korçë dhe në zbatim të planit të masave për parandalimin e goditjen e krimeve mjedisore, në vijim të kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Komisariateve të Policisë Pogradec dhe Devoll goditën katër raste të tjera. Në vijim të veprimeve filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit: Xh. Ç., 40 vjeç dhe F. M., 52 vjeç, banues në Pogradec. Shtetasi XH. Ç., është kapur pranë fshatit Vërdovë, Pogradec, duke transportuar me mjetin kamion tip “Ifë”, 7 m3 lëndë drusore të llojit pishë, pa leje, sasi e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Shtetasi F. M., me detyrë inxhinier pyjesh, dyshohet se ka lëshuar vërtetim për transportin, pa kryer kontrollin e lëndës drusore. M. Sh., 29 vjeç dhe G. Sh., 64 vjeç, banues në fshatin Stropckë, Pogradec, të cilëve gjatë kontrollit të ushtruar në këtë fshat, iu gjetën e sekuestruan në total 23 m sterë, dru zjarri, pa dokument shoqërues, sasi e cila dyshohet të jetë prerë pa leje nga këta shtetas. Gjithashtu edhe shtetasit I. Z., 62 vjeç, A. L., 29 vjeç dhe E. B., 20 vjeç, banues në fshatin Miras, Devoll, u kapën në këtë fshat, duke transportuar me mjetin tip traktor, trupa pishe, pa lejen përkatëse, sasi e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.
(I.A/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Dy vëllezërit Arlind dhe Arvid Spahija janë lënë në burg. Vendimi është marrë sot gjatë seancës së zhvilluar në Gjykatën e Tiranës. Të dy vël...
BRITANI– Shqiptarja Eltiona Skana e cila qëlloi me thikë vajzën 7 vjeçare Emily Jones në një park është shpallur e pafajshme nga gjykata.Gjykata ka nxjer...
TIRANË– Vijon gjobitja e qytetarëve që nuk vendosin maskë. Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, janë ndëshkuar me nga 3 mijë lekë gjobë, pasi lëviznin p...
TIRANË– OFL i ka dorëzuar gjashtë shtetasve deklarimin e pasurisë. Ata duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së ...
TIRANE– Ogerta Manastirliu njoftoi se 100 mijë teste të shpejta kanë mbërritur në Shqipëri. Ministrja e Shëndetësisë tha se nga e hëna testimi do të nisë në Tir...
TIRANË-Gjatë konferencës për mediat të ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliut dhe grupit të ekspertëve për pandeminë u tha se javës tjetër do të hyj...
TIRANE– Silva Bino ka sqaruar udhëzimin për kryerjen e testit të shpejtë. Në prezantimin e bërë sot bashkë me Ministren e Shëndetësisë. Bino sqaroi qytetarët se...
TIRANË– Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të ish-kryebashkiakut të PD-së Engjëll Dakli e ka bërë të ditur Aleksandër Meksi, përmes një njoftimi në rrjet...
TIRANË– Nga e hëna nis testimi i shpejtë në kryeqytet në varësi të qendrave shëndetësore. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se test...