Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
AFGANISTAN- Kaos në Kabul, ku talebanët kanë marrë kontrollin e gjithçkaje, ndërsa perëndimi lufton të evakuojë qytetarët e tij. 7 civilë afganë kanë vdekur pasi janë shtypur nga turmat në Kabul, ndërsa të dëshpëruar mijëra afganë kërkojnë të largohen nga talebanët. Pamjet jashtë aeroportit janë kaotike. Janë rreth 4500 trupa amerikane dhe 900 ushtarë britanikë që po monitorojnë operacionet e shpëtimit për të realizuar fluturimet e evakuimit.
Marry Ellen Mc Groarty, drejtoresha e programit të ushqimit në OKB bëri apel për një ndërhyrje të shpejtë, para se “të ndodhë një katastrofë e plotë humanitare”. “Duhet ushqim dhe strehim”,-tha ajo.
“Ne duhet të dërgojmë furnizime në vend, jo vetëm në aspektin e ushqimit, por furnizimet mjekësore, furnizimet e strehimit. Kemi nevojë për para dhe na duhen tani. Vonesa për gjashtë apo shtatë javë, do të ishte tepër vonë për këta njerëz. Ata nuk kanë asgjë. Ne duhet të marrim ushqim tani dhe t’ua dërgojmë komuniteteve në provinca, para se rrugët të bllokohen nga bora.”, tha ajo.
Ndërkohë që SHBA vazhdon me operacionet e shpëtimit. 100 afganë kanë arritur në bazën ajrore të Ramstein në Gjermani të premten mbrëma. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.
Teksa kufiri mes jetës dhe vdekjes në Afganistan është bërë thuajse i pakuptueshëm, një lajm i mirë vjen nga një avion amerikan që ishte nisur për Gjermani, ku një grua afgane i ka dhënë jetë një fëmije. Ajo ka kaluar dhimbjet e lindjes në avion dhe falë uljes së avionit nga piloti, gruaja dhe fëmija janë mirë.
Ngjarjet në Afganistan kanë marrë një rrjedhë krejt tjetër prej gati 10 ditësh, që kur talebanët morën pushtetin. Kaos dhe terror mbizotëron në të gjitha qytetet, ku pushteti i ri do të udhëheqë me ligjet e sheriatit, ndërsa klasa politike e deritanishme ia ka mbathur nëpër botë. Më të rrezikuar në regjimin e talebanëve janë gratë dhe fëmijët. Jo më larg se dje, talebanët dogjën përsëgjalli një grua, pasi nuk iu pëlqeu gjella që ajo kishte gatuar për ta.
(F.g/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
EVROPË- Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), ka deklaruar sot se nuk dihet ende nëse është e domosdoshme një dozë e tretë e vaksinës kundër COVID19 dhe vari...
AFGANISTAN- Një grua afgane ka lindur në bordin e një avioni evakuimi amerikan në Gjermani. Lajmi është dhënë nga Komanda e Lëvizjes Ajrore të SHBA, ku bëhet me...
GJERMANI– Dhjetëra afganë që po evakuohen nga SHBA janë dërguar në bazën ajrore ushtarake Ramstein në Gjermani. Ky është një nga operacionet më të mëdha të orga...
AFGANISTAN– Qytetarët afganë vijojnë tentativat e tyre për t’u larguar nga vendi dhe për t’i shpëtuar talebanëve. Mëngjesin e sotëm, një turmë qytetarësh ...
Mes kritikave të forta për tërheqjen kaotike nga Afganistani, Presidenti Joe Biden foli për shtimin e përpjekjeve të evakuimit për amerikanët, si dhe mijëra afg...
ITALI- Një ngjarje e rëndë brenda familjes ka ndodhur në Bari të Italisë, ku një 42-vjeçar maroken theri me thikë gruan e tij. Krimi ndodhi në Canosa pak...
Shtëpia e Bardhë njoftoi të shtunën se në 24 orët e fundit ushtria amerikane ka evakuuar rreth 3,800 persona nga aeroporti i Kabulit si dhe 17,000 që nga 14 gus...
ITALI– Avionët e Forcave Ajrore Italiane po transportojnë qindra familje afgane nga Kabuli në aeroportin “Fiumicino” të Romës. Në pritje të procedurave burokrat...
SUEDI– Dhjetëra persona janë infektuar pasi morën pjesë në Festivalin e Seksit të zhvilluar në Angsbacka në Suedi. Festivali zgjati një javë dhe u karakterizua ...