LIVE UPDATES
Aktualitet

Kantinat e verës, ‘vit i artë’ prodhimi, pandemia nuk ndikoi në rritjen e sektorit

25 Dhjetor 2021, 06:15 Nga DOSJA
Kantinat e verës, ‘vit i artë’ prodhimi, pandemia nuk

TIRANË – Rimëkëmbja post-pandemi e të gjithë sektorëve të ekonomisë ka nisur në trajta të ndryshme, me vështirësi të reja, me pengesa të shumta dhe ndonjëherë të paimagjinuara më parë. Është vështirë të gjesh sot një biznes që mund të thotë se kalimi i tij drejt normalitetit të dikurshëm po ecën butë.

Por në këtë mori problemesh nuk mungojnë as sinjalet pozitive, pas të cilave je i detyruar të kapesh për të ecur para, ashtu siç po bëjnë sot edhe kantinat e verës. Lajmi i mirë i tyre është që prodhimi i rrushit këtë vit ishte shumë i mirë dhe cilësor, duke premtuar një verë po kaq të mirë, në një kohë kur edhe kërkesa dhe shitjet po shënojnë rikuperim, të ngadaltë. por të sigurt.

Lajmi i keq lidhet me faktin se kostot e tyre janë rritur dhe kjo nis nga gjërat më elementare si etiketat e qelqit e deri te transporti. Sektori i prodhimit të verës sigurisht që është përballur tani me problematika të reja në një mjedis sfidues, por ndërkohë as problemet që haste para pandemisë nuk janë zgjidhur. Të lidhur ngushtë me një sektor si turizmi, prodhuesit e verës shprehen njëzëri se shifrat pozitive të sektorit gjatë këtij viti vijnë si pasojë e ecurisë më të mirë të kantinave të tyre, që morën oksigjenin e nevojshëm për të ecur para.

Prodhimi i kënaqshëm, rritet kërkesa për verë, turizmi oksigjen për sektorin

Dy vitet e fundit, prodhimi i rrushit në vend vlerësohet në nivele të kënaqshme, të paktën sipas prodhuesve të verës. “Si vit, prodhimi ka qenë vit shumë i mbarë sepse rrallë herë ndodh që bashkohen cilësia e rrushit me sasinë dhe mund ta quaj me bindje si një vit i artë për sektorin tonë.

Këtë vit, krahasuar me vitet e kaluara, Kantina Arbëri e ka shtuar kapacitetin e prodhimit deri në 2-3%” – pohoi Rigers Kaçorri, nga “Kantina Arbëri”. Shumica e kantinave e bazojnë prodhimin te vreshtat e tyre, sipërfaqet e të cilave janë rritur nga viti në vit. Një shembull të tillë ka ndjekur edhe “Kantina Çobo”, që këtë vit e siguroi shumicën e rrushit nga vreshtat e veta.

“Ne kemi nisur në fillim prodhimin e verës me rrushin e vreshtit tonë dhe duke u zgjeruar arritëm në një pikë ku 90% të rrushit e merrnim nga të tjerë. Kurse 5-6 vite më parë morëm me qira 37 hektarë toka, ish-vreshta që ishin bërë pyje dhe kemi mbjellë vreshtat tona. Në vitin 2021, rreth 60-70% e rrushit ka qenë nga vreshti ynë” – tha Muharrem Çobo.

Përfaqësuesit e kantinave raportojnë për një rritje të kërkesës në treg për verë, diçka që vjen më e theksuar në fundvit, sikurse ndodh tradicionalisht me festat, por oksigjeni i vërtetë i këtij viti ishte turizmi.

“Viti 2021 ka qenë pozitiv dhe rol kyç në këtë aspekt luajti turizmi. I lidhur ngushtë me sektorin tonë, turizmi nxiti konsumin, si në bare e restorante, por edhe në kantinat tona ku ofrohen paketa degustimi. Në tërësi, sektori shënoi rimëkëmbje dhe këtë e tregon më së miri rritja e porosive në kantina, rritja e likuiditetit. Mund të them se kemi hyrë në rrugën e normalitetit para pandemisë” – theksoi Levent Nurellari nga “Kantina Nurellari”.

Kantinat shqiptare të verës, të cilat janë rritur në numër vit pas viti janë në luftë të vazhdueshme me imazhin e krijuar përgjithësisht për gjithçka që është shqiptare. Paragjykimi për markat shqiptare nga vendasit ekziston në masë. Kjo nuk do të thotë se nuk ka konsumatorë besnikë vendas, por një pjesë e mirë do të preferonin më shumë një markë të huaj pa u thelluar shumë te cilësia e saj, por thjesht nga mendimi se është verë e huaj.

Në 2020-n kemi pasur gjysmën e xhiros që kemi zakonisht. Me keqardhje kuptova sesa konsumohet produkti im nga shqiptarët dhe më rezultoi vetëm gjysma e tij. Gjysmën tjetër e pinë të huajt. Shqiptarët, në pjesën më të madhe, parapëlqejnë produktin e huaj.

Ne si kantinë, por edhe të tjerët po vazhdojmë të bëjmë punën tonë dhe prej 22 vitesh po mundohemi të informojmë mbi verën shqiptare dhe avantazhet që kemi në raport me ato jashtë. Por sigurisht thënë nga ne si palë interesi, ka edhe një lloj mosbesimi” – pohon z. Çobo.

Në të njëjtën linjë është edhe z. Nurellari, i cili nënvizon se, pavarësisht se cilësia e disa verërave shqiptare është më e mirë se e atyre që merren nga jashtë, konsumatori shqiptar u beson më shumë etiketave të huaja.

Gjithsesi kufizimet që ka sjellë pandemia, rritjet e kostove të prodhimit globalisht duket se kanë kthyer vëmendjen te produktet vendase.

“Këtë fundvit kemi identifikuar se kërkesat si nga individët, edhe nga bizneset për produkte të verës vendase kanë qenë më të larta, duke na motivuar më shumë, pasi puna jonë po përkthehet në rritjen e reputacionit të produktit ‘Made in Albania’. Kjo ndihet sidomos edhe nga bizneset, restorante, të cilët janë bindur se verërat shqiptare janë të një kualiteti krahasues me verërat europiane” – pohoi z. Kaçorri.

Rritja e kostove të transportit, mungesat e lëndëve të para kanë dhënë ndikim edhe te sektori i verës. Kantinat raportojnë rritje të kostos për shishet dhe etiketat, por edhe aspekte të tjera të lidhura me aktivitetin e tyre.

“Rritja e çmimeve është e pashmangshme, është drejtpërdrejt e lidhur me rritjen e çmimit të lëndës së parë të rrushit me 5-10 lekë për kg, por edhe të rritjes së shisheve të qelqit. Të gjitha kantinat i marrin shishet jashtë dhe vitin tjetër do të ketë problem për qelqin që ka një rritje 15-20%, duke shtuar edhe koston e importit sigurisht rëndohen edhe më shumë financat e prodhuesve shqiptarë” – tha z. Kaçorri. Sipas tij, rritje ka shënuar edhe kartoni që përdoret për mbajtjen e kutisë së verës. Ndërkohë që ka një rritje të frikshme të transportit.

“Nëse një paletë për eksport ose import e merrje me 150-200 euro, tani është minimalisht 500 euro pa taksat e përfshira. Një kontejner për eksport në qoftë se para pandemisë e merrje me 1800-2000 dollarë, sot është mbi 11000-15000 dollarë dhe duhet prenotuar të paktën tre muaj përpara, sepse nuk ka gjendje” tha ai.

Levent Nurellari u shpreh se në kushtet aktuale të rritjes së kostove do të jetë e pashmangshme për verën që të mos ketë rritje të çmimit në vitin e ardhshëm, por kjo do të varet në ecurinë e kostos dhe produkteve që shtrenjtohen.

“Janë rritur filtrat, tapat, etiketat, qelqi që janë të gjitha mallra importi, përveç verës që është shqiptare. Vozat e drurit, që përdoren për staxhionimin e verës, janë rritur me 45%. Kjo vjen si pasojë edhe e një rregulli të vendosur nga Bashkimi Europian për të mos lejuar prerjen e pemëve, përfshirë ato që janë private të destinuara për biznes siç është prodhimi i vozave të drurit.

Mendoj se të gjitha këto zhvillime do të ndikojnë patjetër në sektorin tonë dhe parashikoj që shishja e verës të rritet me të paktën 100 lekë për verërat normale dhe duke shkuar në proporcion me verërat e tjera më të shtrenjta” tha ai.

Në vitin 2020, sipërfaqja e mbjellë me vreshta në vend ishte 12 mijë hektarët, sipas INSTAT, me një rritje prej 11% në krahasim me vitin e mëparshëm. Nga kjo sipërfaqe u prodhuan gati 200 mijë ton rrush, me rritje 5% me bazë vjetore.

Ndonëse një vit pandemik, prodhimi i verës në vend shënoi rritje të lehtë me rreth 3.5%, duke arritur në 26 mijë hl, sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë. Deri tani viti më i mbarë për prodhuesit e verës ishte 2018-a, por sipas vlerësimeve paraprake edhe 2021 konsiderohet si një nga vitet më të mira.

Sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë për prodhimin vendas dhe Doganave për importin, që janë të disponueshme për vitin 2018, tregu ndahet pothuajse 50 me 50% mes importuesve dhe prodhuesve vendas.

Në 2020-n, importet e verës u rritën me ritme më të larta se prodhimi vendas, duke u zgjeruar me 12.9%, sipas statistikave të Doganave. (MONITOR)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet instat kantine vere instat kantine vere

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë