LIVE UPDATES
Bota

Kancelari Olaf Scholz: Duhet të jemi më të shpejtë se virusi

31 Dhjetor 2021, 09:46 Nga DOSJA
Kancelari Olaf Scholz: Duhet të jemi më të shpejtë se virusi

GJERMANI – Në fjalën e tij me rastin e Vitit të Ri, kancelari gjerman Olaf Scholz vuri fillimisht në dukje faktin se kalimi i qetë dhe madje pothuajse miqësor nga qeveria e vjetër federale në të renë, është përshëndetur në të gjithë botën. Kjo sipas tij “është një shenjë e mirë e forcës së shoqërisë sonë.”

Kancelari tha se “Viti 2021 ishte shumë sfidues për të gjithë ne. Pandemia e koronës me ngarkesat dhe kufizimet e saj të thella vazhdon të na mundojë të gjithëve. Dhe askush nuk do t’i harrojë përmbytjet shkatërruese në Nordrhein-Westphalia, Bavari dhe Rheinland-Pfalz.” Sipas Olaf Scholz sado të keqija ishin që të dyja këto ngjarje, Gjermania si shoqëri u përball me vendosmëri me këto sfida.

“Pas përmbytjes të gjithë së bashku ndihmuam, pastruam dhe filluam rindërtimin. Dhe ne do ta kemi të bëjmë me këtë për një kohë të gjatë”, tha Scholz.

Edhe në luftën kundër pandemisë në Gjermani janë vaksinuar tani më shumë se 60 milionë vetë – dhe numri po rritet çdo ditë. “Disa ankohen këto ditë se shoqëria jonë është e “përçarë”. Unë dua të them me gjithë qartësinë e mundshme se e kundërta është e vërteta! Vendi ynë qëndron së bashku. Ajo që unë perceptoj kudo është një solidaritet i madh, një gatishmëri e madhe për të ndihmuar, një bashkim forcash.”

Kancelari shprehu falënderimet e tij për të gjithë ata që punojnë çdo ditë për mirëqenien tonë. Për shëndetin tonë dhe për sigurinë tonë – brenda dhe jashtë vendit. Në spitale, në stacionet e infermierisë, në zyrat e mjekut ose në qendrat e vaksinimit, në komisariatet e policisë dhe në forcat e armatosura.

Scholz: Duhet të jemi më të shpejtë se virusi!

Olaf Scholz, shprehu keqardhjen që edhe pas 21 muajsh pandemia nuk ka mbaruar. Dhe sqaroi që ndalimi i festimeve të ndryshimit të viteve dhe i fishekzareve u bë në mënyrë që virusi të mos përhapet më tej. Që të mos bëjmë presion shtesë ndja spitaleve dhe që të mbështesim punën e infermierëve, dhe të mjekëve, që edhe natën e shkëmbimit të viteve janë në shërbim.

Lidhur me vazhdimin e pandemisë dhe përhapjen e variantit Omikron Kancelari tha: “Ju premtoj se do të përgjigjemi shpejt dhe me vendosmëri.” dhe se është “shumë i lumtur që mund të mbështetet tek këshillat e ekspertëve të pavarur.” Kancelari Scholz u kërkoi që të gjithë t’i marrin kufizimet shumë seriozisht, “për të mbrojtur veten, për të mbrojtur familjet tuaja. Për të na mbrojtur të gjithë ne.” Scholzi tha: “Ne e dimë se ata që ende nuk janë vaksinuar janë veçanërisht të rrezikuar të infektohen dhe të vuajnë nga sëmundja për një periudhë të gjatë dhe serioze. Prandaj ju bëj thirrje edhe një herë: vaksinohuni! Ne duhet të jemi më të shpejtë se virusi!”

Dekadë fillimesh të reja

Si detyrë tjetër të madhe krahas luftimit të pandemisë, kancelari përmendi “vendosjen e themeleve që vendi ynë të vazhdojë të përparojë”. Për këtë tha ai qeveria i ka vendosur vetes synime ambicioze: Gjermania mbrenda më pak se 25 vjetësh duhet të jetë neutrale ndaj klimës. Për ta bërë këtë, tha kancelari ne do të bëjmë ristrukturimin më të madh të ekonomisë sonë që prej më shumë se 100 vjetësh.

Brenda kësaj periudhe tha Scholz “ne do të jemi të pavarur nga qymyri, nafta dhe gazi. Dhe në të njëjtën kohë do të prodhojmë të paktën dy herë më shumë energji elektrike se sot nga era, dielli dhe energjitë e tjera të rinovueshme. Një detyrë gjigante!”

“Që t’i përballojmë këto, ne do të bëjmë investime masive në rrjete të reja energjetike, në stacione karikimi për makinat elektrike, në turbina ere, në shina dhe shumë më tepër. Kjo do të krijojë mirëqenie të re dhe vende të mira pune” – tha Scholz.

Shtatë shtete demokratike të forta ekonomikisht

Duke filluar nga 1 janari, Gjermania merr për një vit presidencën e grupit të G7. Në këtë kuadër Scholz tha se “përparimin për një botë më të mirë – asnjë vend nuk mund ta arrijë i vetëm. Kjo mund të arrihet vetëm nëse bashkësia ndërkombëtare punon për këtë së bashku.” Scholz tha se Gjermania do ta përdorë presidencën e G7 që ky grup shtetesh demokratike të forta ekonomikisht të bëhet pionier për një biznes neutral ndaj klimës dhe një botë të drejtë.

Në përfundim të fjalës së tij Scholz tha: Jemi në fillim të një dekade të re. Po nisim në një epokë të re. Një epokë që do të jetë e mirë nëse e bashkëpunojmë në mënyrë aktive dhe e marrim me vendosmëri fatin tonë në duart tona! Ju uroj gjithë të mirat për Vitin e Ri. Sidomos shëndet. Dëshira ime e madhe për vitin 2022: uniteti, le të qëndrojmë të bashkuar!

Marrë nga DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota gjermani kancelari olaf scholz olaf scholz gjermani kancelari olaf scholz olaf scholz

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës