LIVE UPDATES
Bota

Debati Britani e Madhe-Greqi: Grindja për Partenonin ngelet në vendnumëro

31 Dhjetor 2021, 08:46 Nga DOSJA
Debati Britani e Madhe-Greqi: Grindja për Partenonin ngelet në

MBRETËRI E BASHKUAR  – Relievet e moçme, 2500 vjeçare, që prezantojnë skena nga mitologjia greke, janë quajtur edhe “Elgin Marbles”, “Mermeret e Elginit”, duke e marrë emrin nga Lord Elgin, ish-ambasadori britanik në Perandorinë Osmane. Ai bëri që pas vitit 1801 statujat e mermerit të merreshin nga Aksopolis dhe t‘i shiteshin me shumë fitim qeverisë britanike, së bashku me qindra objekte të tjera antike nga Athina

Skulpturat e Partenonit janë ngritur në piedestal në Angli

Skulpturat prej mermeri përbëhen nga pjesë të gdhendura, metope (figuracione të veçanta me pak figura) dhe me grup figurash. Ato krijojnë së bashku gati gjysmën e skulpturave që kanë mbetur nga Partenoni. Shumë prej objekteve të tij ndodhen në Muzeumin e Akropolit në Athinë. Shitja e tyre tek Muzeumi Britanik u ndalua momentin e fundit, në vitin 1816 duke nxjerrë një ligj, i cili edhe atë kohë ka qenë shumë kontrovers. Kështu për shembull poeti dhe shkrimtari britanik, Lord Byron, foli në atë kohë për “vjedhje”.

Edhe në Greqi prej kohësh thuhet se objektet janë vjedhur. Por Mbretëria e Bashkuar e sheh ndryshe këtë punë. Sipas Muzeumit Britanik objektet janë shitur në mënyrë legale, dhe duhet të qëndrojnë atje ku janë, në Londër. Në një deklaratë të gjithanshme të publikuar në faqen e internetit të Muzeumit Britanik, drejtuesit shpjegojnë se Lord Elgini “ka vepruar me dijeni të plotë dhe me lejen e autoriteteve të atëhershme si të Athinës ashtu edhe të Londrës.”

Kryedebati mes debateve për kthimin e objekteve kulturore

“Ky rast është mbase shembulli i parë i një debati për kthimin e objekteve kulturore. Që prej 200 vjetësh kjo temë ndodhet në agjendën kulturore të Britanisë së Madhe dhe natyrisht edhe të Greqisë,” i thotë Deutsche Welle-s Alexander Herman, zëvendësdrejtor i Institutit britanik për artin dhe të drejtën, si dhe autor i librit të botuar sivjet (2021): “Restitution “The Return of Cultural Artefacts”.

Në kohën kur Lord Elgin organizoi largimin e skulpturave, Greqia ka qenë e pushtuar nga Turqia, por menjëherë pas marrjes së pavarësisë nga Perandoria Osmane, më 1832, Greqia ngriti zërin për kthimin e artefakteve të ndryshme, thotë Herman, i cili ka analizuar për librin e tij debatet e të dy pozicioneve për skulpturat e Partenonit.

Kërkesat për kthimin e veprave të artit janë shtuar në mbarë botën

Debati për kthimin e veprave të artit ka marrë dhenë vitet e fundit. Muzeume nga e gjithë bota, që nga SHBA deri në Gjermani, kanë kthyer objekte që janë blerë në rrethana të paqarta, nga qendrat kryesore të kolonializmit. Para pak kohe Franca i ktheu 26 vepra arti Beninit, vepra që vinin nga ish-mbretëria e Dahomey-it. Shumë të diskutueshme janë edhe bronxet nga Benini, që mund të shihen tani në Muzeumin e sapohapur Etnologjik të Forumit Humbold në Berlin, dhe që mendohet t’i kthehen në vitin 2022 Nigerisë.

Në nëntor të 2021, Qendra Gjermane për veprat e humbura të artit, mblodhi 40 ekspertë nga e gjithë bota për të diskutuar artin e vjedhur dhe kthimin e objekteve koloniale. Kjo temë është kthyer në vëmendje të publikut, dhe bashkë me të edhe grindja e përhershme midis Greqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Boris Johnsoni nuk ndihet përgjegjës

Takimi midis dy kryeminstrave në nëntor nuk u zhvillua ashtu siç do të kishte shpresuar kryeministri grek. Boris Johnson pretendon, “të mos ketë të bëjë me këtë punë “, dhe tha, se i kupton “emocionet e forta të popullit grek”, por çështja është vetëm çështje e Muzeumit Britanik dhe jo e qeverisë britanike.

Në muajin tetor me këtë temë u morr një Komitet këshilltarësh i UNESCO-s, i cili këshilloi Muzeumin Britanik që të fillojë dialogun me Greqinë. Duket se edhe shumë britanikë duan që statujat t’i kthehen Greqisë: Sipas një sondazhi të publikuar në nëntor nga YouGov-Umfrage, 56 përqind e britanikëve të pyetur janë shprehur pro kthimit të skulpturave Greqisë. Edhe zëra të tjerë kanë folur nga Mbretëria e Bashkuar. Shkrimtari dhe aktivisti Stephen Fry, i cili ka shkruar një seri librash për mitologjinë greke, kërkon kthimin Greqisë të skulpturave dhe ka propozuar që në vend të origjinaleve, Muzeumi Britanik t‘i prezantojë veprat me teknologji tri-dimensionale.

A ka një rrugë të mesme?

Sipas mendimit të ekspertit për kthimin e veprave të artit, Herman, të dyja palët kanë humbur aktualisht me argumentimet e tyre, dhe duket se një rrugëdalje elegante nga situata nuk është e mundur. Sa më shumë që këmbëngulin tek qëndrimet e tyre, aq më shumë vështirësohet situata. Mbretëria e Bashkuar vazhdon të dëshmojë që i ka blerë veprat në mënyrë legale kurse Greqia, që ato janë vjedhur dhe duhen kthyer në atdhe. “Të dyja palët duhet të jenë në gjendje, të gjejnë një rrugë të mesme, për të gjetur zgjidhjen,” thotë Herman.

Nëse vjen puna deri aty, atëherë ky do të ishte një hap i rëndësishëm, mendon shkrimtari: “Ky do të ishte një moment i rëndësishëm për marrëdhëniet greko- britanike, por edhe për Europën dhe botën, për të demostruar që edhe vetë kontroversat më kokëforta mund të gjejnë zgjidhje.”

Marrë nga DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota rajoni greqia mbreteria e bashkuar partenoni greqia mbreteria e bashkuar partenoni

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale