"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
All - General - 1
Aktualitet
Kanabis në një zonë të pyllëzuar në Kuçovë, procedohen penalisht kryetari i fshatit, specialisti dhe inspektori i Shërb
3 Gusht 2021, 08:44Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
BERAT– Aksion anti-kanabis në Berat! Tre persona janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre pasi policia ka gjetur një sipërfaqe të mbjellë me kanabis në një zonë të pyllëzuar në Kuçovë. Bëhet fjalë për kryetarin e fshatit Shefqet Kuqi, inspektorin dhe specialistin pyjor, Kujtim Behari dhe Yzedin Llangozi.
NJOFTIMI I PLOTË:
DVP Berat
Kuçovë/Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Procedohen penalisht kryetari i fshatit Mëndrakë, specialisti dhe inspektori i Shërbimit Pyjor, për shpërdorim detyre. Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Shërbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Kuçovë, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar fidanë narkotikë cannabis sativa të kultivuar në një zonë të pyllëzuar në fshatin Mëndrakë, Kuçovë.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë proceduan penalisht shtetasit: Sh. K., 62 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Mëndrakë, Kuçovë, K. B., 51 vjeç, me detyrë inspektor i Shërbimit Pyjor dhe Y. L ., 61 vjeç, me detyrë specialist i Shërbimit Pyjor, pasi dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre”.
Specialistët e Komisariatit Policisë Kuçovë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike. —————– Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. Sh., pasi në vendin e quajtur tek “Stadiumi”, Kuçovë, u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. —————-
U procedua penalisht shtetasi T. D., 39 vjeç, banues në fshatin Cukalat, Dimal, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke ndërtuar një pjesë shtesë në banesë, pa lejen e organeve kompetente.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
(k.m./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GJIROKASTËR– Zjarri, i cili përfshiu fshatin Palokastër është vënë nën kontroll gjatë natës por ka djegur rreth 5 hektar kullotë. Në këtë aksion u an...
GREQI– Një krim makabër ka tronditur Greqinë, ku djali ka vrarë të atin duke e masakruar me thikë pas shpinë. Protothema ka zbuluar detaje nga vrasja, duk...
TIRANË– Zbardhet vendimi i plotë i Gjykatës së Lartë lidhur me vendimin për të pezulluar ndërtimin e HEC-eve në luginën e Valbonës. Në vendimin e sig...
TIRANË– Një sherr i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit në Tiranë, ku dy të rinj janë filmuar duke grushtuar dhe shkelmuar me forcë n...
Një nga bashkitë pa kryetar është Vora. Në fillim u largua kryetari i zgjedhur Agim Kajmaku, që u kap nga dekriminalizimi. Më pas u drejtua nga dy nënkryetarët,...
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka dëbuar një prej autorëve për atentatin e dështuar ndaj biznesmenit Andon Dhima. Grid Leno është i vetmi i dënuar me 1 vit e 2 ...
GREQI– Florand Shehu, 40-vjeçari shqiptar, i cili qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij Anisa ka treguar gjithë momentin e vrasjes para hetuesëve. Sipas ...