LIVE UPDATES
Aktualitet

Pezullimi i HEC-eve në Valbonë, zbardhet VENDIMI i plotë i Gjykatës së Lartë! GABIMI i paditësve, nuk dërguan asnjë DOK

3 Gusht 2021, 08:08 Nga DOSJA
Pezullimi i HEC-eve në Valbonë, zbardhet VENDIMI i plotë i

TIRANË– Zbardhet vendimi i plotë i Gjykatës së Lartë lidhur me vendimin për të pezulluar ndërtimin e HEC-eve në luginën e Valbonës. Në vendimin e siguruar nga Dosja.al, Gjykata ka arsyetuar se mjedisi është një kompleks të mirash me karakter unik, të cilat për shkak të ndërhyjeve të fundit janë në zhdukje e sipër.

Në këtë prespektivë mjedisi ka si nevojë një garanci të plotë të ofruar nga korpusi juridik.”

Por edhe pse kanë pasur “as nën mëngë” pala paditëse nuk ka prezantuar asnjë provë për dënimin e shkaktuar, asnjë fotografi, dokument vlerësues apo provë tjetër, edhe pse punimet kanë nisur që prej vitit 2016. 

Dëmi duhet të jetë i qartë, të jetë aktual dhe jo i mundshëm. Në rastin konkret në këtë moment te gjykimit palës paditëse nuk provoi se është shkaktuar një dëm aktual dhe i vlerësueshëm,”-thuhet në vendimin e Gjykatës. Shkelja është gjetur diku tjetër…

Sipas trupës gjykuese të Gjykatës së Lartë, Gjykata Administrative duhet të analizonte në çdo pikë mbrojtjen e mjedisit duke e kthyer në prioritet, por mbaje është arsyetuar  mbi provat që nuk i përkasin fazës që lidhet me marrjen ose jo të masës së sigurimit të padisë.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË GJYKATA E LARTË KOLEGJI ADMINISTRATIV

Nr. 31003-00322-2021 i Regjistrit Themeltar
Nr. 00 – 2021 – 1177 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë i përbërë nga :

Sokol SADUSHI Kryesues
Ilir PANDA Anëtar
Sokol BINAJ Anëtar

më datë 21.07.2021, mori në shqyrtim në dhomë këshillimi, çështjen administrative nr. 00322/2021, që u përket palëve:

PADITËS: 27 banorët të njësisë Administrative Margegaj, qyteti Bajram Curri, Bashkia Tropojë:

1. Sali Selimaj
2. Agron Avdiaj
3. Artan Kuçana
4. Ibrahim Demiraj
5. Sami Ismalaj
6. Lindita Kuçana
7. Elisjana Selimaj
8. Gent Selimaj
9. Gëzim Selimaj
10. Kelmend Selimaj
11. Sajmir Selimaj
12. Sherif Malsia
13. Alban Selivrada
14. Ali Selivrada
15. Fajton Ismalaj
16. Haxhi Vatoci
17. Ardenis Selimaj
18. Shkëlzen Metaliaj
19. Klodjan Ismalaj
20. Ervis Selimaj
21. Valdrin Selimaj
22. Ardian Selimi
23. Alfred Selimaj
24. Sali Selimaj
25. Erenik Selimaj
26. Armand Selimi
27. Florant Metaliaj

“Shoqata Toka” (Shoqata për ruajtjen dhe mbrojtjen e Alpeve Shqiptare)

I PADITUR: 1. Ministria e Energjisë dhe Industrisë
2. Agjencia Kombëtare e Mjedisit
3. Ministria e Mjedisit
4. Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Agjencia e Zhvillimit të Territorit (Sekretariati Teknik i KKT-së)
5. Këshilli i Basenit Ujëmbledhës Drin-Bunë
6. Shoqëria “Gener 2” shpk.
7. Shoqëria “Dragobia Energy” shpk.

PERSON I TRETË: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura

OBJEKTI: 1. Konstatimi i pavlefshmërisë absolute të kontratës së koncesionit për projektin e ndërtimit dhe operimit të dy hidrocentraleve “Dragobia”, të lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës në cilësinë e Autoritetit Kontraktues, sot Ministria e Energjisë dhe Industrisë, dhe shoqërisë “Gener 2” shpk., në cilësinë e koncesionarit, më 27.07.2009 me akt noterial të Noteres Xh.B., nr. 3251 rep., nr. 690 kol., dhe konstatimi i pavlefshmërisë absolute të ndryshimeve/shtesave të saj.
2. Konstatimi i pavlefshmërisë absolute të të gjithë akteve të Ministrit dhe Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës që i kanë paraprirë nënshkrimit të Kontratës së Koncesionit, konkretisht:
a. Konstatimi i pavlefshmërisë absolute të urdhërit të Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës nr. 124/1, datë 18.2.2008;
b. Konstatimi i pavlefshmërisë absolute të Raportit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në METE “Mbi vlerësimin e ofertave për ndërtimin me koncesion të HEC “Dragobia”, nr. 1924/14, date 26.2.2009;
c. Konstatimi i pavlefshmërisë absolute të njoftimit të METE drejtuar “Gener 2” shpk. për shpalljen e saj si fituese e procedurës së konkurrimit dhe botuar në buletinin e njoftimeve publike nr. 10, date 09.03.2009.
3. Konstatimi i pavlefshmërisë absolute të lejes mjedisore për projektin e HEC “Dragobia” të miratuar nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit (pranë Ministrisë së Mjedisit) më datë 23.7.2013.
4. Konstatimi i pavlefshmërisë absolute të vendimit dhe lejes për përdorim rezerve ujore për prodhim energjie për projektin e HEC “Dragobia”, miratuar nga Këshilli i Basenit Ujëmbledhës Drin-Bunë me përkatësisht me vendimet nr. 1, datë 26.7.2011 dhe nr. 1, datë 26.7.2011.
5. Konstatimi i pavlefshmërisë absolute të lejes zhvillimore komplekse për Projektin e HEC “Dragobia” miratuar nga Këshilli Kombëtar i territorit me vendimin nr. 6, datë 08.04.2014.
6. Konstatimi i pavlefshmërisë absolute të lejes së ndërtimit nr. 446/9 prot., datë 8.9.2016 për projektin e HEC “Dragobia” lëshuar nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit (si Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Territorit).
7. Marrja e masës së sigurimit të padisë, konkretisht për pezullimin e zbatimit të veprimeve Administrative të të paditurve (Kontratës së Koncesionit dhe shtesës/shtesave të saj, dhe lejeve të përmendura në pikat 3-6 më lart) në bazë të të cilave po kryhen punimet ndërtimore për ndërtimin e HEC “Dragobia”, deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes me vendim të formës së prerë.
BAZA LIGJORE: Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, miratuar me ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, i ndryshuar; Ligji nr. 8485, datë 12.5.1999 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”; Ligji nr. 44/2015, datë 30.4.2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë” Ligji nr. 49/2012, datë 16.5.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar; Ligji nr. 8788, datë 7.5.2001 “Për organizatat jofitimprurëse”, i ndryshuar; Ligji nr. 9663, datë 18.12.2006 “Për koncesionet”, i ndryshuar; VKM nr. 27, datë 19.1.2007 “Për miratimin e rregullave të vlerësimit dhe dhënies së koncesioneve” i ndryshuar; Ligji nr. 10431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit” i ndryshuar; Ligji nr. 8672, datë 26.10.2000 “Për ratifikimin e Konventës së Aarhu-sit “Për të drejtën e publikut për të pasur informacion, për të marrë pjesë në vendimmarrje dhe për t’iu drejtuar gjykatës për çështjet e mjedisit”; Ligji nr. 8990, datë 23.1.2003 “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis” i ndryshuar; Udhëzimi i Ministrit të Mjedisit nr. 6, datë 27.12.2006 “Për miratimin e metodologjisë së vlerësimit paraprak të ndikimeve në mjedis të një veprimtarie”; Ligji nr. 10 440, datë 7.7. 2011 “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis” i ndryshuar; Ligji nr. 7850, datë 29.7.1994 “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar; Ligji nr. 10448, datë 14.7.2011 “Për lejet e mjedisit”; Ligji nr. 8906, datë 6.6.2002 “Për zonat e mbrojtura” i ndryshuar; VKM nr. 102, datë 15.1.1996 “Për miratimin në parim të strategjisë për zbatimin e projektit për vlerësimin mjedisor nga zbatimi i projektit të pyjeve” dhe lidhja nr. 1 e saj; VKM nr. 994, datë 2.7.2008 “Për tërheqjen e mendimit të publikut në vendimmarrje për mjedisin”, e ndryshuar; VKM nr. 13, datë 4.1.2013 “Për miratimin e rregullave, kompetencat dhe afatin kohor për zbatimin e procesit të vlerësimit të ndikimit në mjedis”; VKM nr. 88, datë 1.3.1993 “Për miratimin e zonave që kanë përparësi zhvillimin e turizmit” e ndryshuar; Ligji nr. 8093, datë 21.3.1996 “Për rezervat ujore” i ndryshuar; VKM nr. 289, datë 15.4.2005 “Për përcaktimin e kërkesave dhe procedurave për miratimin e lejeve, autorizimeve dhe koncesioneve për përdorimin e ujit”; Ligji nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” i ndryshuar; VKM nr. 408, datë 13.5.2015 “Për miratimi i rregullores së zhvillimit të territorit” e ndryshuar.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit, z. Sokol Sadushi, dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

VËREN:

I. Rrethanat e çështjes.

1. Nga shqyrtimi gjyqësor ka rezultuar se paditësit, në cilësinë e banorëve të Luginës së Valbonës (që përfshin, ndër të tjera, fshatrat Rrogam, Valbonë, Dragobi dhe Çerem të Njësisë Administrative Margegaj, qyteti Bajram Curri, Bashkia Tropojë) dhe “Shoqata TOKA”, që ka si objekt të veprimtarisë së saj “ruajtjen dhe promovimin e mjedisit dhe mirëqenies shoqërore të zonës së Shqipërisë Veriore që zakonisht quhet Alpet Shqiptare, duke u përqëndruar në, por jo vetëm,..”.i janë drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, duke pretenduar dëmet e rënda dhe të pariparueshme në mjedisin natyror të zonës së Luginës së Valbonës, si rrjedhojë e realizimit të projektit “HEC Dragobia”.
2. Në vlerësimin e paditësve, këto dëme janë rezultat i drejtpërdrejtë i veprimeve administrative të të paditurve për miratimin e projektit koncesionar të ndërtimit dhe operimit të hidrocentraleve në zonën e Luginës së Valbonës nga shoqëritë “Gener 2” sh.p.k., dhe “Dragobia Energy” sh.p.k., veprime administrative të cilat përfshijnë një kontratë administrative dhe disa akte administrative individuale. Në këto kushte, paditësit i janë drejtuar gjykatës me padi, sipas objektit të sipërcituar, duke kërkuar njëherësh edhe marrjen e masës së sigurimit të padisë.
3. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (në vijim METE), sot Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka zhvilluar procedurën e konkurrimit në lidhje me projektin objekt gjykimi “HEC Dragobia”, e cila është pasqyruar në Vendimin e Këshillit të Ministrave (në vijim VKM) nr. 753, datë 7.11.2007 “Për përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion të “HEC Dragobia” dhe miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë”, Urdhrin e Ministrit të METE nr. 124/1, datë 18.2.2008 “Për fillimin e procedurave për dhënien me koncesion të “HEC Dragobia”, Vendimin e njësisë së hartimit të dokumenteve standarde të procedurës konkurruese për dhënien me koncesion të “HEC Dragobia” nr. 1, datë 21.2.2008, Vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave nr. 2, datë 20.2.2008, “Për miratimin e dokumenteve standarde të tenderit.”.
4. METE në përfundim të procedurës së konkurrimit ka shpallur fitues shoqërinë “Gener 2”, sipas raportit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave “Mbi vlerësimin e ofertave për ndërtimin me koncesion të “HEC Dragobia”, nr. 1924/14, datë 26.2.2009”. Njoftimi i METE drejtuar shoqërisë “Gener 2” sh.p.k. për shpalljen e saj si fituese e procedurës së konkurrimit është botuar në Buletinin e Njoftimeve Publike nr. 10, datë 9.3.2009.
5. Në vijim, është lidhur kontrata e koncesionit ndërmjet METE, në cilësinë e autoritetit kontraktues dhe shoqërisë “Gener 2” shpk., në cilësinë e koncesionarit, nënshkruar më datë 27.07.2009, me akt noterial, nr. 3251 rep., nr. 690 kol., njoftuar në Buletinin e Njoftimeve Publike më datë 7.9.2009.
6. Pas nënshkrimit të kontratës së koncesionit, më datë 25.8.2009, është regjistruar shoqëria “Dragobia Energy” sh.p.k., nga shoqëria “Gener 2” sh.p.k., shoqëri e cila ka ndërmarrë procedurat për marrjen e lejeve dhe licencave nga autoritetet përkatëse publike për të mundësuar zbatimin e projektit. Shoqëria “Dragobia Energy” sh.p.k., ka marrë nga Këshilli i Basenit Ujëmbledhës Drin-Bunë, miratimin për përdorimin e rezervave ujore, nëpërmjet Vendimit të Këshillit të Basenit Ujëmbledhës nr. 1, datë 26.07.2011 “Për përdorim të rezervës ujore për prodhim hidroenergjie”.
7. Në bazë të vendimit për miratimin e lejes ujore, po në të njëjtën datë, 26.07.2011, është lëshuar nga Këshilli i Basenit Ujëmbledhës Drin-Bunë, leja për përdorim të rezervës ujore për prodhim hidroenergjie, nr. 1, datë 26.7.2011. Shoqëria “Dragobia Energy” sh.p.k., është pajisur me lejen mjedisore, vendimi nr. 19, datë 23.7.2013, miratuar nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit për veprimtarinë: “Ndërtimi i hidrocentraleve në kaskadën e Dragobisë me vendndodhje: Kaskada e Dragobisë, Rrethi Tropojë. Me kapacitet, fuqia totale instaluese 26900 kë, prodhimi vjetor i energjisë 108.836.924 kë. Me sipërfaqe: totale e pellgjeve ujëmbledhëse 160km2 (Çeremi 29.7 km2, Dragobia 130.4 km2).
8. Më datë 26.8.2013 është lidhur ndërmjet METE, në cilësinë e autoritetit kontraktues, dhe “Gener 2” sh,p.k., në cilësinë e koncesionarit dhe shoqërisë “Dragobia Energy” sh.p.k., një kontratë shtesë koncesioni “Për disa ndryshime në kontratën e koncesionit të formës BOT për ndërtimin “HEC Dragobia”, e nënshkruar me akt noterial nr. 5891 rep., nr. 10 15 kol. Nëpërmjet kontratës shtesë të koncesionit janë zvogëluar parametrat teknikë thelbësorë të projektit “HEC Dragobia”, si dhe është shtyrë afati i përfundimit të punimeve.
9. Shoqëria “Dragobia Energy” sh.p.k., është pajisur me leje zhvillimore komplekse me Vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit (në vijim KKT) nr. 6, datë 8.4.2014 “Për miratimin e lejes zhvillimore komplekse për ndërtimin e HEC “Dragobia”, Komuna Margegaj, Qarku Kukës. Është pajisur gjithashtu me leje ndërtimi nr. 446/9 prot., datë 8.9.2016, të lëshuar për ndërtimin e “HEC Dragobia” nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, si Sekretariati Teknik i KKT, në bazë të Vendimit të KKT për lejen zhvillimore komplekse.
10. Ndodhur në këto kushte, paditësit duke mos qenë dakord me realizimin e projektit “HEC Dragobia i janë drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë me kërkesëpadi për konstatimin absolutisht të pavlefshëm të këtyre akteve, të cilat kanë lejuar ndërtimin e hidrocentraleve në luginën e Valbonës, e cila është shpallur zonë e mbrojtur dhe njëherësh kanë kërkuar edhe marrjen e masës së sigurimit të padisë për pezullimin e zbatimit të këtyre akteve, pra pezullimin e vijimit të ndërtimit dhe lejeve të tjera, duke pretenduar se nga kjo veprimtari do të ketë një ndikim tejet negativ në mjedis, florën, faunën dhe biodiverisitetin e kësaj zone.
11. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr. 3342 akti, datë 02.06.2017 ka vendosur: “Rrëzimin e kërkesës për sigurim padie.…”
12. Gjykata ka arsyetuar se mjedisi është një kompleks të mirash me karakter unik, e përbërë nga një bashkësi të mirash natyrore që kanë një marrëdhënie komplekse mes tyre dhe që janë në një proces të vazhdueshëm evoluimi, të afta për të krijuar një sistem. Të mirat mjedisore marrin vlerë pasi janë thelbësore për ekzistencën e jetës së njeriut dhe për cilësinë e saj. Deri në momentin që burimet natyrore konsideroheshin të pakufizuara, meritonin garanci vetëm të mirat me karakter ekonomik. Kriteri për ligjshmërinë një e të mire ishte ai i “përvetësimit”. Legjislacioni juridik garantonte dhe mbronte para së gjithash pronësinë private ndërsa të mirat me karakter natyror konsideroheshin të pakufizuara pra pa ndonjë interes res nullius. Situata aktuale është e ndryshme pasi të mirat me karakter natyror janë kthyer tashmë në burime në zhdukje e sipër dhe si rrjedhojë kanë nxitur konkurrencën e bashkësisë njerëzore. Në këtë prespektivë mjedisi ka si nevojë një garanci të plotë të ofruar nga korpusi juridik. Sigurimi i padisë lejohet kur ekziston mundësia e shkaktimit të një dëmi të rëndë, të pakthyeshëm dhe të atëçastshëm për paditësin dhe nuk cenohet rëndë interesi publik ose nëse shihet e nevojshëm nga gjykata, kur paditësi jep garanci, në llojin dhe masën e caktuar për dëmin, që mund t’i shkaktohet të paditurit nga sigurimi i padisë.
13. Në lidhje me ekzistencën e dëmit në rastin konkret, në këtë moment te gjykimit gjykata ka arsyetuar se pala paditëse nuk siguroi provat e nevojshme mbi bazën të të cilave te mbështetet kërkesa për marrjen e masë së sigurimit të padisë. Pala paditëse iu referua fakteve të njohura personalisht dhe jo atyre të bazuara mbi prova apo prezumime ligjore. Nga pala paditëse nuk u paraqit asnjë provë si fotografi, dokument vlerësues i dëmit në mjedis apo çfarëdo provë të lejuar nga legjislacioni procedural civil. Ekzistenca e dëmit duhet të provohet përpara Gjykatës sikurse çdo fakt tjetër duke qenë se vendimi bazohet vetëm në prova dhe ligj. Ekzistenca e dëmit nuk mund të prezumohet dhe as të hamendësohet por sikurse çdo fakt tjetër me rëndësi për hetimin gjyqësor ka rëndësi të bazohet ne prova të sakta, të qarta dhe të përputhshme mes tyre. Pala paditëse duhet të sqarohet edhe nevojën e marrjes së masës së sigurimit te padisë duke iu referuar faktit se punimet kanë filluar që prej shtatorit te vitit 2016. Vetëm në atë rast gjykata mund të vlerësojë pretendimet dhe dyshimet e palës që ka kërkua sigurimin e padisë. Përveç sa më sipër në kërkesëpadi nga pala paditëse është pohuar se leja e palës së paditur shtrihet deri ne periudhën maj 2017. Ky fakt e bën këtë kërkesë pa objekt duke qenë se tashmë dëmi i pretenduar nuk vijon të vështirësohet.
14. Dëmi duhet të jetë i qartë, të jetë aktual dhe jo i mundshëm. Në rastin konkret në këtë moment te gjykimit palës paditëse nuk provoi se është shkaktuar një dëm aktual dhe i vlerësueshëm. Përveç këtij kushti parashikohet si kusht thelbësor dhe mungesa e cenimit të interesit publik. “Interes publik” është interes më i gjerë shoqëror për të mirën dhe progresin e përgjithshëm të qytetarëve nën kushte të barabarta në kuptim material dhe jomaterial që mund të rrezikohet me shkaktimin e dëmit të natyrës materiale dhe jomateriale në rast të konfliktit të interesit privat me atë publik. Në lidhje me cenimin e interesit publik kjo gjykatë çmon të sqarojë se ka për detyrë mbrojtjen e të drejtave të interesave si të individit ashtu dhe të publikut. Padrejtësia ndaj një individi të vetëm ka të njëjtën vlerë si dëmi që i shkaktohet publiku nga veprimet e paligjshme të administratës. Nga pretendimet e paraqitura prej palëve në këtë moment të gjykimit rezultoi se ekziston dyshimi i rëndësishëm dhe i arsyeshëm se pezullimi i kësaj kontrate do të cenojë interesin publik duke komplikuar procedurën e mëtejshme dhe marrëdhëniet kontraktore mes organeve publike dhe operatoreve ekonomike privatë.
15. Kundër këtij ka paraqitur ankim pala paditëse duke pretenduar ndryshimin e vendimit dhe pranimin e kërkesës për marrjen e masës së sigurimit të padisë.
– Vendimi objekt gjykimi është i pabazuar në ligj dhe në prova. Në bazë të nenit 28/1 të ligjit nr. 49 /2012 paditësi mund t’i kërkojë gjykatës marrjen e masave te sigurimit të padisë në rastet kur ai tregon se gjatë kohës së nevojshme të procesit, derisa të arrihet në marrjen e vendimit të themelit, ekziston mundësia e ardhjes së një dëmi të rëndë e të pariparueshëm, që rrjedh nga ekzekutimi i veprimit administrativ.
– Në kundërshtim me argumentimin e gjykatës së shkallës së parë se ekizstenca e dëmit duhet të provohet përpara gjykatë, neni 28 i ligjit i referohet shprehimisht mundësisë së ardhjes së një dëmi të rëndë e të pariparueshëm dhe jo ekzistencës së dëmit në momentin e marrjes së vendimit. Qoftë doktrina, qoftë edhe jurisprudenca, përfshirë edhe jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, e kanë konsoliduar qëndrimin se gjykatat mund të marrin masën e sigurimit të padisë, pra pezullimin e zbatimit të veprimit administrativ, kur ekziston një dyshim serioz në lidhje me ligjshmërinë e veprimit administrativ që do t’i nënshtrohet kontrollit gjyqësor.
– Në rastin objekt gjykimi, u konstatua gjatë seancave gjyqësore por edhe nëpërmjet pohimeve të të paditurve, se zona e ndërtimit të dy hidrocentraleve (përfshirë edhe ndërtimet aksesore), ndodhet plotësisht brenda territorit të Luginës së Valbonës e cila është shpallur zonë e mbrojtur e kategorisë II “Park Kombëtar”.
– Sipas ligjit nr. 8906, datë 6.6.2002 “Për zonat e mbrojtura” i ndryshuar, për kategorinë II, park kombëtar, ku përfshihet edhe zona e mbrojtur e Luginës së Valbonës “zbatohet shkalla e dytë e mbrojtjes, ku janë të ndaluara … d) ndërtimi i rrugëve, …, linjave të tensionit …”, etj.
– Ligji për zonat e mbrojtura ndalon në mënyrë taksative veprimtari të tilla të cilat shkaktojnë ndryshime thelbësore në biodiversitet dhe ekosisteme ose dëmtojnë në mënyrë të pandreqshme apo të pakthyeshme sipërfaqen e tokës. Gjithashtu, ai ndalon në mënyrë taksative ndërtimet e rrugëve dhe linjave elektrike. Në këtë kuptim, është mëse e qartë që zhvillimi i një projekti për ndërtimin dhe operimin e hidrocentraleve me pasoja të paevitueshme dhe shkatërruese për larmishmërinë dhe vlerat e biodiversitetit dhe ekosistemeve të ndodhura në Luginën e Valbonës
– Ekziston dyshimi serioz mbi ligjshmërinë e veprimeve administrative të cilat kanë autorizuar dhe lejuar ndërtimin në Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës të dy hidrocentraleve dhe ndërtimeve aksesore të tyre (rrugëve, linjave të tensionit, etj.).
– Argumentimi i gjykatës se nuk ka nevojë për marrjen e masës së sigurimit të padisë pasi punimet kanë filluar që në shtator të vitit 2016, nuk ka asnjë efekt ligjor mbi kërkesën e paditësve, për shkak se në bazë të legjislacionit në fuqi masa e sigurimit të padisë mund të bëhet në çdo fazë të gjykimit.
– Në bazë të nenit 29 të ligjit nr. 49/2012 dy janë kushtet që duhet të plotësohen në mënyrë që gjykata të vendosë sigurimin e padisë: Dëmi që mund të vijë, duhet të jetë i rëndë, i pakthyeshëm dhe i atëçastshëm (1) dhe të mos cenohet interesi publik (2). Dëmi që do të shkaktohej nga vazhdimi i zbatimit të Kontratës së Koncesionit dhe Shtesave të saj, dhe Lejes së Ndërtimit është i rëndë, i pakthyeshëm dhe i menjëhershëm, pasi ky lloj Projekti i zbatuar si rrjedhojë e një varg shkeljesh ligjore flagrante nga të paditurit, do të realizohet në një zonë me ndjeshmëri të lartë mjedisore, sociale dhe ekonomike dhe të mbrojtur për biodiversitetin e saj, ndaj është mëse e kuptueshme që çdo veprimtari ndërtimore e nivelit të projektit do të sillte një dëm të rëndë, të pakthyeshëm dhe të atëçastëm.
– Dëmi që i shkaktohet jo vetëm paditësve, por të gjithë qytetarëve të Shqipërisë, nga ana tjetër, pezullimi i zbatimit të projektit nuk cenon asnjë interes publik, pasi projekti nuk ka asnjë rendësi jetike për sigurimin e energjisë, përveç rëndësisë financiare që ka për investitorët privatë.
– Gjykata nuk ka dhënë asnjë argumentim se cili është “interesi publik” në marrëdhëniet kontraktore mes organeve publike dhe operatorëve ekonomik privatë. Edhe sikur të marrim si të mirëqenë se marrëdhëniet kontraktore mes organeve publike dhe operatorëve ekonomikë privatë bëjnë pjesë në interesin publik, gjykata duhet të kishte vendosur në peshore nga njëra anë interesin publik për një mjedis të shëndetshëm dhe ndalimin e shkatërrimit të një zone të mbrojtur për shkak të vlerave të pazëvendësueshme natyrore, dhe nga ana tjetër marrëdhënien kontraktore mes organeve publike dhe një operatori ekonomik në lidhje me një projekt energjetik me kapacitetet të ulët, pra që në asnjë rast nuk do të plotësonte në mënyrë të ndjeshme nevojat e interesit publik për energji elektrike dhe aq më pak të prevalonte mbi interesin publik të mbrojtjes së një pasurie natyrore kombëtare siç është Parku i Valbonës.
– Në bazë të provave shkresore të dorëzuara dhe të argumentimit të mësipërm, provohet ekzistenca e dyshimit të arsyeshëm që jo vetëm paditësve por të gjithë qytetarëve shqiptarë i shkaktohet një dëm i rëndë dhe i pakthyeshëm nga mospezullimi i zbatimit të veprimeve administrative objekt gjykimi. Bazuar në sa më lart, është jetike marrja e masës së sigurimit të padisë, pasi jo vetëm plotësohen të gjitha kushtet e parashikuara nga legjislacioni dhe praktika gjyqësore por edhe sepse në këtë mënyrë mbrojmë dhe ruajmë një pasuri kombëtare të përhershme e cila mbrohet prej kohësh me ligj.
16. Palët e paditura shoqëria “Dragobi Energy” shpk. dhe shoqëria “Gener 2” shpk., kanë paraqitur kundërankim duke parashtruar shkaqet për lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë dhe mospranimin e ankimit.
– Paditësit duhet të provojnë që ka dyshim të arsyeshëm të bazuar në shkresa. Në fakt, në ketë gjykim kanë paraqitur prova shkresore që pretendojnë të kundërtën e tyre. Provat shkresore provojnë se ky projekt po zhvillohet me të gjitha lejet e nevojshme që duhen për zhvillimin e tij.
– Organet e specializuara që veprojnë ne fushën e mjedisit siç janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, AKBN, Agjencia Rajonale e Mjedisit kanë verifikuar studimet e kryera, kanë bërë oponencën, kanë bërë verifikimet në vend, si në fazën e paraqitjes së këtij projekti, në fazën e aprovimit, e ashtu edhe aktualisht që është duke zhvilluar.
– Paditësit kanë paraqitur si provë VNM e vitit 2008 dhe VNM e vitit 2013, të bërë nga studiot e ekspertëve të specializuar të cilat janë miratuar nga organet kompetente dhe janë konsideruar se janë të tilla që nuk sjellin asnjë pasojë në këtë park si rezultat i këtij zhvillimi.
– Paditësit nuk kanë njohuritë e duhura për të identifikuar nëse kemi dëm mjedisor, nuk kanë asnjë mbështetje ligjore ku të mbështesin këtë pretendim, si dhe dëmi i prezumuar në mjedis nuk vjen nga veprimtari prodhuese të rrezikshme që potencialisht mund të shkaktojnë ndotje. Paditësit nuk paraqitën prova shkresore që të pretendojnë se do të kemi dem të rendë, dhe në të njëjtën kohë ky dëm duhet të jetë i pakthyeshëm.
– Pretendimi se prej këtij ndërtimi janë duke u dëmtuar specie të veçanta të botës bimore dhe shtazore (fauna, flora etj) nuk qëndron pasi projekti dhe ndërtimi i tij janë konceptuar në mënyrë të tillë që të realizohet mbrojta e tyre. Për ketë arsye ndërtimi është projektuar me tunel që nuk dëmton pjesën sipërfaqësore të tokës dhe nuk dëmtohet as fauna as flora, dhe as aspekti estetik i zonës, pasi këto principe janë pasur në konsideratë që në gjenezën e këtij projekti, dhe në bazë të këtyre konsideratave janë bërë planifikimet inxhinierike përkatëse, studimet e fizibiletit, dhe janë akorduar lejet përkatëse nga institucionet me aftësinë teknike dhe legjitimitetin e duhur.
– Nuk u provua që të ndodhemi para një demi të atëçastshëm pasi punimet e këtij hidrocentrali kishin 8 muaj qe kishin filluar. Punimet kanë filluar në fund muajit shtator 2016 dhe ka vazhduar në vazhdimësi dhe pas 8 muajsh nuk mund të pretendohet për dëm të atëçastshëm pasi aktualisht jemi në fazën që punimet pothuajse janë në një faze të tillë të avancuar
– Projekti në fjalë është një vepër publikë që për periudhën e koncesionit shfrytëzohet nga koncesionari i cili paguan detyrimet ndaj shtetit në formën e një tarife koncesionare dhe me mbarimin afatit e dorëzon 100 % të veprës së riinvestuar tek autoriteti kontraktues (shtetit).
– Marrja e një mase të tillë do të dëmtonte interesat publike por edhe interesat e shoqërisë e cila në zbatim të kontratës koncesionare ka bërë investime për të përmbushur detyrimet për të përfunduar hidrocentralin dhe për ta vënë në funksion. Vetëm vlera e këtij koncesioni është në një vlerë prej 2,404,858,492 lekë, ndërkohe që parashikohen edhe sanksione të tjera për palët në rast zgjidhje kontratë dhe aktualisht punimet kanë avancuar mbi 10 milion euro, ku një pjese e madhe e këtyre janë edhe taksat e paguara tek shteti shqiptar për ndërtimin këtij hidrocentrali
– Ky projekt është duke u ndërtuar në të njëjtën zonë ku më parë shteti ka pasur një hidrocentral tjetër ndërkohë qe ky projekt është duke u ndërtuar me një teknologji shumë më moderne nga HEC-i që ka qenë. Ky i fundit i cili nuk e ka dëmtuar zonën ndonëse ka funksionar për shumë vjet aktualisht është jashtë funksionit. Pikërisht në afërsi të tij është duke u ndërtuar ky projekt duke respektuar parametrat e projektove që zhvillohen në zona të mbrojtura.
– Ky projekt është konceptuar që ti përshtatet zonës edhe godina që do të ndërtohet është planifikuar dhe dizenjuar me motivet arkitekturore të zonës.
17. Gjykata Administrative e Apelit, me vendimin nr. 17, datë 11.03.2021 ka vendosur: “Lënien në fuqi të vendimit nr. 3342 regj., datë 16.04.2015 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë”.
18. Gjykata Administrative e Apelit ka arsyetuar se paditësit pretendojnë në padi e më tej në ankim se nga ndërtimet e veprave sipas marrëveshjes koncensionare pra të dy hidrocentraleve dhe ndërtimeve aksesore te tyre si rrugë, linja e tensionit etj, do të vijë një dëm i rëndë mjedisor në Luginën e Valbonës,e cila është shpallur zone e mbrojtur e kategorisë së dytë “Park Kombëtar”. Në lidhje me këtë pretendim pas analizës së situatës faktike dhe ligjore gjykata arrin në përfundimin se ai nuk qëndron. Gjykata e apelit vlerëson se vetëm fakti i paraqitjes së padisë dhe i parashtrimit të rrethanave faktike e ligjore nuk është një argument i mjaftueshëm për pezullimin akteve objekt gjykimi, ndaj për të provuar këtë rrethanë fakti, paditësit duhet të paraqesin prova, se zbatimi këtyre akteve sjell një dëm të atëçastshëm tek subjektet që preken prej tij, që në rastin konkret është dëmtimi mjedisi, biodversiteti etj, se dëmi është menjëhershëm dhe pariparueshëm nëse pala paditëse do të rezultonte në përfundim të gjykimit të themelit gjyqfituese.
19. Argumentet e paraqitura në ankim kanë të bëjnë me themelin e çështjes dhe shqyrtimin ligjshmërisë së akteve, sikundër edhe gjykata ka arsyetuar në vendimin e saj, masa e sigurimit të padisë si institut juridik procedural civil nënkupton një vlerësim paraprak dhe sipërfaqësor të fakteve të çështjes nga gjykata. Pavarësisht se paditësit vërtetojnë mundësinë e ardhjes së një demi të rëndë nga ekzekutimi urdhërit, apo se e drejta e cenuar nuk ka mundësi objektive të restituohet për shkak të rrethanave që mund të ngjajnë deri në përfundim të gjykimit, dëmi rëndë i prezumuar duhet të ketë filluar, ose së paku ardhja e tij është e pashmangshme dhe se nuk mund të presë përfundimin e gjykimit, ndaj paditësi ngutet të kërkojë sigurimin e të drejtës që ajo të mos rrezikojë të shuhet përfundimisht dhe të mos ketë asnjë mundësi rikthimi në gjendjen e mëparshme. Nga shpjegimet e palëve në seancë gjyqësore pala e paditur shoqëria “Gener 2” shpk. u shpreh se tashmë objekti ka përfunduar, pra edhe për këtë fakt ankimi i palës paditëse nuk duhet të pranohet. Pala e paditur ka shpjeguar gjithashtu se ndërtimi po kryhet mbi një hidrocentral ekzistues, dhe se ekzistenca e tij nuk provohet se kishte sjelle ndikim negativ ne mjedis.
20. Nga aktet e depozituara në gjykim në seancë gjyqësore në apel, konkretisht nga akt kolaudimi tekniko-ekonomik i hartuar në datë 31.05.2019 rezulton se janë realizuar të gjitha punimet e reklamuara në situacionin përmbledhës final për objektin punime civile për ndërtimin e hidrocentraleve “Dragobia” ish Komuna Margjekaj, Qarku Kukës janë respektuar të gjitha kushtet e përcaktuara në lejen e ndërtimit (leje nr. 446/9 date 08.09.2016, vendimi nr. 6 datë 08.07.2014, shtese leje nr. 922/3 datë 21.12.2017, vendimi nr. 12 datë 10.11.2017); punimet janë kryer konform kushteve të kontratës, projektit të zbatimit, specifikimeve teknike dhe preventivit të punimeve; punimet janë kryer konform kushteve teknike të zbatimit në fuqi; janë zbatuar të gjitha kushtet teknike për masat e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi; punimet janë realizuar me cilësi të mirë. Sipas raportit final të grupit të punës të ngritur me Urdhrin e Ministrit të MIE nr. 49, datë 31.01.2019, shoqëria koncesionare “Dragobia Energy” shpk. ka kaluar procesin e skanimit dhe nuk rezulton me shkelje.
21. Gjykata Administrative e Apelit vlerëson se nga marrja e masës së sigurimit të padisë nuk cenohet rëndë interesi publik. Në analizë të rrethanave faktike dhe ligjore pretendimet e palës paditëse mbi moscenimin e interesit publik nga pezullimi i projektit pasi ai nuk ka rëndësi jetike për sigurimin e energjisë nuk qëndron. Gjykata vlerëson se si mjedisi ashtu edhe energjia janë padyshim aspekte të cilat hyjnë në kategorinë e interesit publik. Në çdo rast organet shtetërore gjatë kryerjes së veprimtarisë së tyre publike udhëhiqen edhe nga ky pari. Mbrojtja e mjedisit ka një rëndësi të veçantë por një herësh edhe nxjerrja e akteve që i kanë paraprirë ndërtimit të këtyre objekteve kanë pasur në radhë të parë vlerësimin e interesit publik, siç është ndërtimi i një vepre hidroenergjetike, pra krijimi i një tjetër burimi të prodhimit të energjisë elektrike. Në lidhje me faktin se sa ky ndërtim cenon mjedisin, biodiveristetin, faunën etj në këtë faze të procesit pala paditëse nuk paraqiti prova për sa pretendon.
22. Kundër vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit, ka paraqitur me datë 25.05.2021 rekurs paditëse, e cila ka kërkuar prishjen e vendimit nr. 17, datë 11.03.2021 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë dhe pranimin e kërkesës për marrjen e masës së sigurimit të padisë. Në rekurs pala paditëse ka pretenduar të njëjtat shkaqe si në ankim.

II. Vlerësimi i Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë

23. Paraprakisht, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë (në vijim Kolegji) e vlerëson të arsyeshme të sqarojë faktin se, rekursi është regjistruar pranë Gjykatës së Lartë në datën 02.07.2021 dhe shqyrtimi i tij në këtë moment bazohet në vetë natyrën dhe llojin e mosmarrëveshjes objekt gjykimi, si dhe në përcaktimet e neneve 202, 470 e vijues të Kodit të Procedurës Civile (në vijim KPC). Kolegji vlerëson se ekzistojnë shkaqe ligjore për shqyrtimin me përparësi të një kategorie të caktuar çështjesh, të tilla si, rekurset e veçanta mbi vendimet e ndërmjetme për sigurimin e padisë, vendimet e ndërmjetme mbi diponimin e gjykatave për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit, parashtresat e gjykatave për kompetencë, me qëllim mbarëvajtjen e çështjeve gjyqësore, eficiencës, por edhe mosbllokimit të vijimit të shqyrtimit të tyre nga gjykata e niveleve më të ulëta. Kolegji sjell në vëmendje se në çështje të kësaj natyre, në referim edhe të jurisprudencës gjyqësore të konsoliduar të zhvilluar nga Kolegji Civil dhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, si para edhe pas ndryshimeve ligjore të vitit 2021, duke pasur parasysh natyrën e posaçme të gjykimeve dhe afatet e shpejta me të cilën duhet të operojë ky autoritet, pa cenuar standardet e procesit të rregullt ligjor, zbatohet një rit i posaçëm i gjykimit rishikues, si për sa i përket aspektit procedural, nëpërmjet gjykimit të ankimeve e rekurseve të veçanta në dhomë këshillimi pa praninë e palëve, ashtu edhe në disponimin e zgjidhjes në themel të çështjes. (Shih vendimet nr. 1094, 1095, 1096, 1097 datë 08.07.2021 të Kolegjit Administrativ i Gjykatës së Lartë, vendimet nr. 704 datë 23.09.2020, nr. 725 datë 26.11.2020, nr. 728 datë 26.11.2020 i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë)
24. Kolegji konstaton se rekursi i paraqitur nga pala paditëse brenda afatit ligjor i është komunikuar palës së paditur, e cila nuk rezulton të ketë përfituar nga e drejta që i njeh ligji për të paraqitur kundërrekurs, ashtu si edhe çdo kërkesë tjetër procedurale.
25. Kolegji vlerëson se në çështjen objekt gjykimi, nga shqyrtimi në tërësi i akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore, referuar objektit dhe shkakut të kërkesës për marrjen e masës së pezullimit, parashtrimeve të paraqitura nga palët gjatë seancave në gjykatat e niveleve më të ulta, si dhe arsyetimit të vendimeve gjyqësore, rekursi përmban shkaqe ligjore, të cilat do ta bënin të cenueshëm vendimin nr. 17, datë 11.03.2021 të Gjykatës Administrative të Apelit.
26. Kolegji thekson se në rastin objekt gjykimi, pavarësisht fazës në të cilën ndodhet zbatimi i kontratës së koncensionit dhe lejeve të dala në zbatim të saj, në interpretim të dispozitave të neneve 28, 29, 30 të ligjit nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative” i ndryshuar, ekzistojnë kushtet dhe kriteret për marrjen e masës së sigurimit të padisë, pasi është evidente dyshimi i arsyeshëm, i bazuar në shkresa, për mundësinë e shkaktimit të një dëmi të rëndë, të pakthyeshëm dhe të atëçastshëm për paditësin dhe se marrja e masës së sigurimit të padisë nuk cenon rëndë interesi publik.

Lidhur me legjitimimin aktiv (locus standi) të palës kërkuese

27. Kolegji vlerëson të nevojshme t’i referohet paraprakisht Konventës së Aarhus-it, njohur ndryshe si “Demokracia në fushën e mjedisit”, që përfaqëson një instrument juridik ndërkombëtar, e cila është bërë pjesë integrale e legjislacionit të brendshëm të Republikës së Shqipërisë, pas ratifikimit me ligjin nr. 8672, datë 26.10.2000. Konventa e Aarhus-it shquhet si një “konventë- jo konvencionale” për shkak se tërësia e të drejtave dhe detyrimeve që garantohen përmes saj vendosen ndaj palëve në raport me qytetarët e tyre dhe përbëhet nga tre shtylla:
i) Aksesi në informacionin mjedisor. Shtylla e parë e Konventës garantohet përmes legjislacionit të posaçëm mjedisor të Republikës së Shqipërisë, ligji nr. 10431, datë 09.06.2011 “Për mbrojtjes e mjedisit”, si dhe në mënyrë të përgjithshme nga ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”;
ii) Aksesi në vendimarrjen mjedisore. Shtylla e dytë e Konventës rregullohet nga ligje të posaçme në fushën mjedisore, si ligji nr. 10431, datë 09.06.2011 “Për mbrojtjes e mjedisit”, ligji nr. 10440/2011 “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis” dhe aktet përkatëse nënligjore, si dhe ligji nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”;
iii) Aksesi në drejtësi për çështjet mjedisore. Shtylla e tretë e konsideruar si shtylla thelbësore e Konventës që garanton zbatimin e dy shtyllave të para rregullohet nga legjislacioni i posaçëm mjedisor, si dhe ligji nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative”. Aksesi në drejtësi për çështjet mjedisore ka për qëllim rishikimin e procedurave të kryera në shkelje të dy shtyllave të para të Konventës ose legjilacionit mjedisor në përgjithësi.
28. Në interpretim të standardeve të parashikuara në Konventën e Aarjus-it dhe në legjislacionin shqiptar Kolegji çmon se e drejta për t’iu drejtuar gjykatës për çështjet e mjedisit dallon nga rastet e tjera të mosmarrëveshjeve gjyqësore, ku palët i drejtohen gjykatës për të kërkuar rivendosjes e një të drejtë të shkelur. Çështjet mjedisore kanë një natyrë policentrike, larg aspektit formal kontradiktor dypalësh të një gjykimi të zakonshëm civil/administrativ. Për shkak të natyrës së të drejtave të pretenduara të shkelura në çështjet mjedisore vështirësohet plotësimi i një prej kushteve thelbësore të ngritjes së padisë, interesi i drejtpërdrejtë, pasi në këto çështje mbrohen të drejta më karakter të përgjithshëm.
29. Kolegji vëren se e drejta për t’iu drejtuar gjykatës është e pasqyruar në nenin 9 të Konventës së Aarhus-it, në të cilën parashikohet se “2. Çdo Palë, brenda kuadrit të legjislacionit kombëtar, do të sigurojë që anëtarët e publikut të interesuar që: (a) kanë interes të mjaftueshëm, ose (b) u është cenuar një e drejtë, në rast se ligji procedural i një Palë e kërkon këtë si parakusht, do të kenë të drejtën për një procedure shqyrtimi përpara gjykatës dhe/ose çdo organi tjetër të pavarur dhe të paanëshëm, të krijuar me ligj, për të mos pranuar legalitetin substantive dhe procedural të çdo vendimi, akti ose lënie mënjanë, sipas klauzolave të nenit 6 dhe, kur kjo parashikohet në ligjin kombëtar dhe pa paragjykuar paragrafin 3 më poshtë, të klauzolave të tjera përkatëse të kësaj Konvente. Çfarë përbën interes të mjaftueshëm dhe cenim të një të drejte do të përcaktohet, në përputhje me kërkesat e legjislacionit kombëtar dhe me objektivin për t’i dhënë publikut të interesuar të drejta me të zgjeruara për t’ju drejtuar gjykatës, brenda sferës së kësaj Konvente. Për këtë qellim, interesi i një organizate jo qeveritare që plotëson kërkesat e referuara në nenin 2, paragrafi 5, do të konsiderohet i mjaftueshëm për qëllimin e nënparagrafit (a) me lart. Organizatat e tilla do të konsiderohen si organizata që kanë të drejta, të cilat u cenohen për qëllimet e nënparagrafit b me lart. Klauzolat e paragrafit 2 nuk do të përjashtojnë mundësinë e një procedurë shqyrtimi paraprak përpara një autoriteti administrativ dhe nuk do të ndikojnë kërkesën e shterimit të procedurave të shqyrtimit administrativ, përpara apelimit të procedurave gjyqësore të shqyrtimit, në rastet kur një kërkesë e tille ekziston në ligjin kombëtar. 3. Përveç kësaj dhe pa paragjykuar procedurat e shqyrtimit, të referuara në paragrafët 1 dhe 2 me lart, çdo Palë do të siguroje që, në rastet kur anëtaret e publikut plotësojnë kriteret, në se ka të tilla në ligjin kombëtar, ata do të kenë të drejtë për t’ju drejtuar procedurave administrative ose gjyqësore për të mos pranuar veprimet apo neglizhimet nga personat private dhe autoritetet publike, të cilat janë në kundërshtim me klauzolat e legjislacionit të vet kombëtar, në lidhje me mjedisin.”
30. Kolegji vlerëson se shtylla e tretë e Konventës së Aarhus-it përmban në vetvete tre element të rëndësishëm: 1. Mundësinë e legjitimimit aktiv për të vënë në lëvizje gjykatën ; 2. Realizimin praktik të së drejtës, duke shmangur kostot e larta të procesit gjyqësor; 3. Mundësinë që vendimi gjyqësor të rivendos të drejtën e shkelur. Konventa parashikon se për të ngritur një çështje para gjykatës, personi duhet të ketë një interes të mjaftueshëm për çështjen ose t’i jetë cenuar një e drejtë. Konventa referon në legjislacionin kombëtar në mënyrë që publikut t’i jepen të drejta më të zgjeruara për t’ju drejtuar gjykatës për çështje që kanë të bëjnë me qasjen në informacion apo pjesëmarrjen e publikut në procesin e vendimarrjes.
31. Kolegji sjell në vëmendje jurisprudencën e Gjykatës Evropiane e Drejtësisë (në vijim GJED) lidhur me legjitimimi aktiv të shoqatave mjedisore për t’iu drejtuar gjykatës. Në çështjen Lesoochranarske zoskupenie VLK kundër Sllovakisë (njohur si çështja e ariut të murrmë sllovak), në lidhje me mungesën e dispozitave në Konventën Aarhus-it që do të mundësonin zbatimin e saj të drejtpërdrejtë, Dhoma e Madhe u shpreh që edhe pse neni 9/3 i saj është formuluar në terma të përgjithshëm, ai synon mbrojtjen efektive të mjedisit, kështu që shtetet anëtare duhet të nxjerrin norma të brendshme për këtë qëllim, duke parashikuar rregulla procedural që garantojnë të drejtën që individëve u buron nga legjislacioni i BE. Tashmë është e konsoliduar jurisprudenca, e cila ka vendosur se rregullat procedurale për garantimin e këtyre të drejtave nuk mund të jenë më pak të favorshme se ato që mbrojnë të drejtat e garantuara nga legjislacioni i brendshëm (parimi i barazvlefshmërisë) dhe nuk mund të bëjnë të pamundur ose tejet të vështirë në praktikë ushtrimin e këtyre të drejtave të garantuar nga legjislacioni i BE (parimi i efektivitetit). Gjykatat e brendshme të shteteve anëtare duhet të interpretojnë në masën më të madhe të mundshme të drejtat procedurale që kanë të bëjnë me kushtet që duhen përmbushur në mënyrë që të mund të iniciohen procedurat administrative ose gjyqësore sipas nenit 9/3 të Konventës dhe të garantohet mbrojtja e të drejtave të parashikuara nga legjislacioni i BE, në mënyrë të tillë që t’iu mundësojë OJF mjedisore ankimin në gjykatë të vendimeve administrative që mund të vijnë ndesh me legjislacionin mjedisor evropian. (Shih vendimi C-240/09, datë 08.03.2011, Lesoochranarske zoskupenie VLK kundër Sllovakisë, paragrafët .45-52.)
32. Në kuadër të së drejtës për një mjet ankimi efektiv, GJED, ka shqyrtuar edhe të drejtën e individit për të kërkuar marrjen e masave të përkohshme me qëllim shmangien e ndotjes së mjedisit. Në çështjen Krizan Kundër Sllovakisë është sanksionuar se garantimi i mjetit efektiv të ankimit të parashikuar në nenin 15/a të Direktivës 96/61 “Për kontrollin dhe parandalimin e integruar të ndotjes”, kërkon që pjesëtarët e publikut të interesuar të kenë të drejtën që t’i drejtohen gjykatës ose një autoriteti të pavarur dhe të paanshëm për marrjen e masave të përkohshme, të tilla që mund të parandalojnë ndotjen duke përfshirë nëse është e nevojshme edhe pezullimin e përkohshëm të lejes së akorduar, e cila është bërë objekt gjykimi. (Shih vendimi nr. C-416/10, datë 15.01.2013, Josef Krizan kundër Sllovakisë, paragrafi 109.)
33. Ligji nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin administrativ”, në neni 15 shkronja “d” parashikon se të drejtën për të paraqitur padi e ka çdo shoqatë apo grup interesi që pretendon se është cenuar një interes i ligjshëm publik, nga një akt normativ ose nga një akt administrative në rast se një e drejtë e tillë u njihet me ligj.
34. Kolegji vlerëson se në mosmarrëveshjen objekt gjykimi paditës janë 27 banorë të njësisë Administrative Margegaj, qyteti Bajram Curri, Bashkia Tropojë dhe shoqata “Toka”,e cila ka për qëllim mbrojtjen dhe promovimin e një ambjenti të shëndetshëm, ruajtjen e hapësirës së Veriut të Shqipërisë, gjerësisht të njohur si Alpet Shqiptare, fokusuar, po jo vetëm në hapësirat e mbrojtura me ligj. Kolegji çmon se bazuar në interpretimin sistematik të parashikimeve dhe standardeve të Konventës së Aarhus-it, konkretisht nenit 9 të saj, si dhe në parashikimet e nenit 15, shkronja d) të ligjit nr. 49/2012“Për gjykatat administrative dhe gjykimin administrativ”, shoqatat dhe grupet e interesit, si në rastin objekt gjykimi, gëzojnë legjitimim aktiv në ngritjen e padive lidhur me çështjet mjedisore, sa kohë provohet një “interes i mjaftueshëm” në çështjen konkrete.

Lidhur me kushtet për caktimin e masës së sigurimit të padisë

35. Kolegji vlerëson se Kodi i Procedurës Civile dhe ligji nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin administrativ” u kanë ofruar palëve ndërgjyqëse mjete të posaçme që garantojnë mbrojtje të përkohshme procedurale. Të tilla janë kërkesat e palëve mbi masat e sigurimit të padisë, sipas nenit 202 e vijues të KPC apo nenit 28 e vijues të ligjit nr. 49/2012, kërkesa për dhënien e vendimit me ekzekutim të përkohshëm, sipas nenit 317 të KPC apo kërkesa për pezullimin e vendimit gjyqësor të formës së prerë, sipas neneve 449, 469 dhe 479 të KPC. Në këtë mënyrë masat e përkohshme procedurale paraqiten si mjete ligjore që garantojnë standardin e efektivitetit të vetë mjetit kryesor, nga i cili ato varen; konkretisht padisë dhe ankimeve përkatëse në çdo shkallë gjykimi, në kuptim të nenit 43 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 13 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
36. Sigurimi i padisë, si institut procedural është parashikuar nga legjislatori për shmangien e rrezikut të ekzekutimit të vendimit dhe bëhet përpara se të jetë vërtetuar qëllimi i ligjit që garanton një të mirë të caktuar, apo përpara se të bëhet i mundur realizimi i të drejtës nëpërmjet ekzekutimit të detyrueshëm.
37. Në referencë dhe në interpretim të dispozitave të neneve 28, 29, 30 të ligjit nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative”, i ndryshuar, në mënyrë që gjykata të vendosë për marrjen e një masë sigurimi padie,duhet të analizojë ekzistencën e tre kushteve themelore:
a) ekziston dyshimi i arsyeshëm, i bazuar në shkresa, për mundësinë e shkaktimit të një dëmi të rëndë, të pakthyeshëm dhe të atëçastshëm për paditësin;
b) nuk cenohet rëndë interesi publik;
c) nëse shihet e nevojshme nga gjykata, paditësi jep garanci, në llojin dhe masën e caktuar për dëmin, që mund t’i shkaktohet të paditurit nga sigurimi i padisë.
38. Në referim të jurisprudencës së konsoliduar të Gjykatës së Lartë qëllimi i marrjes së masës për sigurimin e padisë referuar si legjislacionit shqiptar, por dhe legjislacionit ndërkombëtar është jo vetëm sigurimi i së drejtës, e cila përbën dhe tërësinë e kërkimeve që do të parashtrojë paditësi në padinë e tij, por në të njëjtën kohë dhe ajo që është më e rëndësishmja, është që të sigurojë efektivitetin dhe dobishmërinë e procesit gjyqësor, i cili do të realizohet mes palëve në të ardhmen, në mënyrë që kjo e drejtë të cilën paditësi kërkon të realizojë dhe të njohë nëpërmjet një procesi gjyqësor, të mos jetë e kërcënuar nga një dëm i menjëhershëm dhe i pariparueshëm, dhe që vendimi përfundimtar të mos mbetet i paekzekutueshëm.
39. Sigurimi i padisë si institut juridik procedural nënkupton një vlerësim paraprak dhe sipërfaqësor të fakteve të çështjes nga gjykata, e cila nëse arrin në përfundimin se, ka arsye të dyshohet se ekzekutimi i vendimit të themelit do të shkaktonte një dëm të rëndë, të pakthyeshëm dhe të atëçastshëm për të drejtat e paditësit (kërkuesit) dhe se nuk cenohet rëndë interesi publik, atëherë lejon marrjen e saj.
40. Kolegji sjell në vëmendje se gjykimi për marrjen e masës për sigurimin e padisë është një proces i shpejtë, ku gjykata nuk shqyrton dhe vlerëson të gjitha provat në mënyrë të hollësishme për të parë nëse qëndrojnë apo jo pretendimet e kërkuesit, nëse qëndron apo jo e drejta. Në gjykime të këtij lloji, gjykata vetëm heton nëse plotësohen këto kushte: “(a) ekzistenca e mundshme e një të drejte për të cilën kërkohet mbrojtje në procesin e gjykimit të padisë, dhe (b) ekzistenca e frikës, që ekzekutimi i vendimit për të drejtën që kërkohet të mbrohet do të bëhet i pamundur ose i vështirë.” E kundërta ndodh në gjykimin e themelit të padisë gjatë të cilës gjykata, duke respektuar të gjitha normat procedurale shqyrton në themel nëse ekziston apo jo e drejta e pretenduar nga paditësi, nëse kërkimet e tij janë të mbështetura apo jo në prova dhe në ligj.(Shih vendim nr. 22, datë 19.01.2011 i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë)
41. Kolegji thekson se ekzistenca e dyshimit të arsyeshëm, të bazuar në shkresa, për mundësinë e shkaktimit të një dëmi të rëndë, të pakthyeshëm dhe të atëçastshëm për paditësin dhe mungesa e cenimit të interesit publik janë kushte kumulative, të cilat përligjin nevojën për marrjen e masës së sigurimit të padisë. Dhënia e garancisë nuk është një kusht i domosdoshëm në caktimin e masës së sigurimit të padisë, por një kusht alternativ, i nevojshëm vetëm nëse do të vlerësohej nga gjykata si i përshtatshëm për rrethanat e rastit, që do të aplikohet kurdoherë së bashku me dy kriteret e parashikuara në shkronjën a) dhe b).
42. Në rastin objekt gjykimi, Kolegji vlerëson se Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë dhe Gjykata Administrative e Apelit nuk kanë interpretuar drejtë dispozitat e ligjit procedural, në lidhje kushtet dhe kriteret për marrjen e masës së sigurimit të padisë. Konstatohet se prej tyre nuk është analizuar dhe argumentuar në mënyrë të drejtë një nga kushtet e domosdoshme që kërkohen për marrjen e masës së sigurimit të padisë, që është ekzistenca e dyshimi të arsyeshëm, bazuar në shkresa, për mundësinë e shkaktimit të një dëmi të rëndë, të pakthyeshëm dhe të atëçastshëm për paditësin. Gjykatat kanë arsyetuar se vetëm fakti i paraqitjes së padisë dhe parashtrimit të rrethanave faktike e ligjore nuk janë një argument i mjaftueshëm për pezullimin akteve objekt gjykimi. Sipas saj, paditësit duhet të paraqesin prova se zbatimi i këtyre akteve sjell një dëm të atëçastshëm tek subjektet që preken prej tij, që në rastin konkret është dëmtimi i mjedisi, biodversiteti etj, se dëmi është i menjëhershëm dhe i pariparueshëm nëse pala paditëse do të rezultonte në përfundim të gjykimit të themelit gjyqfituese. Kolegji konstaton gjithashtu se gjykata e faktit kanë gabuar edhe në lidhje me arsyetimin për plotësimin e kushtit tjetër të domosdoshëm që lidhet me (mos)cenimin e rëndë të interesit publik, në rastin objekt gjykimi.
43. Kolegji çmon se kërkimi për marrjen e masës së sigurimit të padisë nuk mund të mbështetet vetëm në argumente hipotetike, por nga ana tjetër, gjykata duhet të mbajnë në konsideratë se vlerësimi mbi sigurimin e padisë bazohet në ekzistencën e dyshimi të arsyeshëm, pra mbi baza probabiliteti. Në shqyrtimin e kësaj kërkese Kolegji thekson se nuk është e nevojshme që gjykata të jetë e bindur tej çdo dyshimi të arsyeshëm ose e sigurt për ekzistencën apo mundësinë e ardhjes së dëmit të rëndë, të pakthyeshëm dhe të atëçastshëm. Dyshimi i ardhjes së pasojës nënkupton që kriteri ligjor i justifikimit të masës së sigurimit nuk kërkon me patjetër ardhjen tashmë të një pasoje konkrete.
44. Në kuadrin e një kërkese të tillë, gjykata duhet të marr një vendim me efekt të përkohshëm, nëse për këtë është urgjentisht e nevojshme në mënyrë që të parandalohen dëme të rënda, apo për çfarëdo arsye tjetër që është thelbësore në funksion të së mirës publike. Gjykatës i nevojitet të vendos në një balancë pasojat që mund të vijnë nëse masa e kërkuar nuk merret prej saj dhe në përfundim do të rezultojë se ankimi është i suksesshëm, përkundrejt dëmeve që do të ndodhin në rastin kur masa e përkohshme do të merrej, por në përfundim të gjykimit kërkesa do të rrëzohej. Kolegji vlerëson se një vendim gjyqësor për marrjen e masës së përkohshme jepet në atë rast kur, pa dhënien e një vendimi të tillë, ekziston një rrezik i drejtpërdrejtë që i tërë procesi shqyrtimit të çështjes, do të bëhej i pakuptimtë ose, për më tepër, absurd. Kolegji arrin në një përfundim të tillë duke mbajtur në konsideratë vetë natyrën e përkohshme dhe instrumentale të masës së sigurimit të padisë.
45. Referuar mosmarrëveshjes objekt gjykimi, lidhur me kushtet e parashikuara nga neni 29 shkronja a) të ligjit nr. 49/2012, Kolegji çmon se mundësia e ardhjes së një dëmi të rëndë, të atëçastshëm dhe gati të pakthyeshëm për interesat që mbron pala paditëse është evidente, pasi materializimi i të gjithë akteve objekt gjykimi, ka ndikim të drejtpërdrejtë, duke rrezikuar dëmtim të lumit, të pyjeve dhe mjedisit në përgjithësi. Sipas kontratës së koncesionit, rezulton se projekti “HEC Dragobia” ndodhet brenda territorit të Luginës së Valbonës, e cila me VKM nr. 102, datë 15.01.1996 është shpallur zonë e mbrojtur e kategorisë II, Park Kombëtar. Bazuar në ligjin nr. 8906, datë 6.6.2002 “Për zonat e mbrojtura” i ndryshuar, rezulton se zonat e mbrojtura krijohen për të siguruar ruajtjen dhe ripërtëritjen e habitateve natyrore, të llojeve, të rezervave dhe të peizazheve natyrore. Zona të mbrojtura shpallen territore tokësore, ujore, detare e bregdetare të caktuara me qëllim mbrojtjen e diversitetit biologjik, të pasurive natyrore dhe kulturore, bashkëshoqëruese.
46. Neni 6 i ligjit nr. 8906, datë 6.6.2002 “Për zonat e mbrojtura” i ndryshuar ligjit parashikon se “2. Në parkun kombëtar zbatohet shkalla e dytë e mbrojtjes, ku janë të ndaluara: a) shfrytëzimi i tokës me teknologji intensive, me mjete dhe mënyra që shkaktojnë ndryshime rrënjësore në biodiversitet, në strukturën dhe funksionet e ekosistemeve ose që dëmtojnë në mënyrë të pandreqshme sipërfaqen e tokës;… d) ndërtimi i rrugëve, autostradave, hekurudhave, zonave urbane, linjave të tensionit të lartë dhe sistemeve të naftës dhe gazit me shtrirje të gjatë;… f) lëvizja e mjeteve të transportit jashtë rrugëve të caktuara;
47. Referuar sa më sipër, nuk rezulton që gjykatat e faktit të kenë arsyetuar mbi (mos)ekzistencën e kushteve që kërkohen sipas nenit 29 të ligjit 49/2012. Kolegji vlerëson se gjykatat kishin detyrimin ligjor të argumentonin, duke peshuar dëmin e mundshëm që mund të shkaktohet, si në rastin e marrjes së masës së pezullimit, ashtu edhe në rastin e rrëzimit të kërkesës. I përket gjykatës së faktit të vendos të mos zbatojë një masë pezullimi nëse bindet për panevojshmërinë e saj, apo nëse dëmi që mund të shkaktohet nga vendosja e masës e tejkalon dëmin potencial të mundshëm që rrezikon të ndodhë në rastin kur akti i kundërshtuar do të vazhdojë të shkaktojë efekte deri në vendimin përfundimtar të saj. Gjykata ka detyrimin që të peshojë mirë avantazhet dhe disavantazhet që do të vijnë si pasojë e dhënies së vendimit në dritën e një përfundimi të mundshëm të çështjes themelore. Mungesa e një arsyetimi të tillë e bën të cenueshëm vendimin e gjykatave.
48. Ndodhur në këto rrethana Kolegji çmon se në rastin objekt gjykimi vlerësohet se jemi në kushtet e ekzistencës së dyshimeve serioze se lejimi i realizimit të mëtejshëm dhe zbatimit të akteve dhe veprimeve administrative, konkretisht kontratës së koncensionit dhe shtesave të saj, lejes mjedisore, lejes për përdorim rezerve ujore për prodhim energjie për projektin “HEC Dragobia”, lejes zhvillimore komplekse dhe lejes së ndërtimit, me qëllim ndërtimin, funksionimin dhe shfrytëzimin e projektit “HEC Dragobia”, përligjin plotësisht vendosjen e masës së sigurimit të padisë, me qëllim parandalimin e ardhjes së pasojave të mëtejshme deri në fazën e marrjes së një vendimi të formës së prerë nga Gjykata Administrative e Apelit lidhur me themelin e çështjes objekt gjykimi. Kolegji vlerëson se dëmi që do të shkaktohej nga vazhdimi i zbatimit të kontratës së koncesionit dhe lejeve të dala në zbatim të saj, do të ishte i rëndë, i pakthyeshëm dhe i menjëhershëm, pasi vijimi i realizimit të projektit dhe shfrytëzimi i tij mund të sillnin dëme të mëtejshme të mundshme në mjedis, pikërisht në një zonë me ndjeshmëri të lartë mjedisore, sociale dhe ekonomike dhe të mbrojtur për biodiversitetin dhe ekosistemin e saj.
49. Për sa i përket analizës së interesit publik, në praktikën e tij Kolegji ka theksuar se gjykimi administrativ për marrjen e masës së sigurimit të padisë ka një veçanti në raport me atë civil, lidhur me nevojën për të argumentuar natyrën e (mos)cenimit të rëndë të interesit publik, në aspektin e një balance që duhet të vendoset mes mirëqenies individuale dhe asaj komunitare, e cila përshkon gjykimin administrativ në tërësinë e tij. (shih vendimi nr. 818 datë 21.12.2020, vendimi nr. 953 datë 14.12.2020)
50. Kolegji thekson se në mbështetje të këtij qëndrimi vjen dhe jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka vlerësuar se: “Koncepti kushtetues i interesit publik, ashtu siç është trajtuar në praktikë të vazhdueshme nga Gjykata, është mjaft i gjerë dhe duhet parë në këndvështrimin e dispozitës konkrete që paraqitet për kontroll para saj. Është e vështirë të radhiten në mënyrë shteruese çështjet që përbëjnë interes publik ose të arsyes publike që mund të justifikojnë ndërhyrjen në një të drejtë themelore. Ato mund të renditen vetëm negativisht, pra në aspektin e kufizimit të çdo rasti konkret. Në këtë mënyrë, pajtueshmëria e masës kufizuese të marrë nga ligjvënësi me praninë ose jo të nevojës së kufizimit duhet të verifikohet në aspektin e kushteve të vendosura nga neni 17/1 i Kushtetutës dhe konkretisht të ekzistencës së interesit publik…”.(Shih vendimi nr. 2, datë 18.02.2013, të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë).
51. Kolegji vlerëson me rëndësi edhe jurisprudencën e Gjykatës Europiane e të Drejtave të Njeriut (në vijim GJEDNJ), e cila ka trajtuar çështje mjedisore në lidhje me aplikimin e nenit 8 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, duke theksuar se në çështjet mjedisore shtetet kanë një hapësire të gjerë vlerësimi dhe se në këto raste duhet analizuar së pari merita thelbësore e vendimmarrjes së autoritetit publik dhe së dyti duhet shqyrtuar procesi i vendimmarrjes për të siguruar se interesave individuale u është dhënë pesha e duhur. GJEDNJ ka vlerësuar se në procesin vendimmarrës lidhur me çështje komplekse mjedisore dhe ekonomike duhet në rradhë të parë të përfshijnë investigime dhe studime të përshtatshme për efektet paraprake që mund të kenë në dëmtimin e mjedisit dhe cenimin e të drejtave individuale në mënyrë që të mund të vendoset një balancë e drejtë e të drejtave ne konflikt. GJEDNJ ka vlerësuar se individët e interesuar duhet të jenë në gjendje për të ankimuar gjyqësisht vendimet, veprimet/mosveprimet kur vlerësojnë se interesave ose komenteve të tyre nuk u është dhënë pasha e duhur në procesin vendimmarrjes. (Shih vendimin Giacomelli kundër Italisë, 2006, paragrafi 83)
52. Kolegji konstaton se në rastin objekt gjykimi gjykatat arsyetojnë moscenimin e interesit publik, duke marrë në konsideratë interesat e ligjshme të palës së paditur në funksion të interesit publik për ndërtimin e veprave hidroenergjetike, të cilat i shërbejnë një të mirë publike, sikurse është prodhimi dhe përdorimi i burimeve energjetike elektrike. Detyrë e gjykatës është që nëpërmjet vendimit për marrjen ose jo të masës së sigurimit të padisë të arsyetojë qartë për avantazhet dhe disavantazhet që do të vijnë si në dëm të interesave të një, apo më shumë personave ashtu edhe të interesit të përgjithshëm publik. Kolegji vlerëson se gjykatat duhet analizonin gjithashtu prevalencën e një interesi më madhor publik, atë të mbrojtjes së mjedisit, natyrës dhe biodiverisitetit. Mjedisi është koncept ndërterritorial, i cili i kalon kufijtë e një vendi. Mbroja e mjedisit përbën një kusht themelor për sigurimin e zhvillimit të shoqërisë dhe është prioritet kombëtar me qëllim trashëgimin e saj të padëmtuar ndër breza. Ndërhyrjet e kësaj natyre në mjedis, në eventualitetin e pranimit të padisë, janë pothuajse të pamundura ose shumë të vështira dhe të kushtueshme që të kompensohen dhe riparohen me veprime dhe projekte të tjera.
53. Kolegji thekson se jo vetëm që nuk ka një analizë të tillë, por Gjykata Administrative e Apelit arsyeton mbi provat që nuk i përkasin fazës që lidhet me marrjen ose jo të masës së sigurimit të padisë. Kështu ajo arsyeton se nga aktet e depozituara në gjykim në seancë gjyqësore, “rezulton se janë – respektuar të gjitha kushtet e përcaktuara në lejen e ndërtimit (leje nr. 446/9 datë 08.09.2016, vendimi nr. 6 datë 08.07.2014, shtese leje nr. 922/3 datë 21.12.2017, vendimi nr. 12 datë 10.11.2017); konform kushteve të kontratës, projektit të zbatimit, specifikimeve teknike dhe preventivit të punimeve; punimet janë kryer konform kushteve teknike të zbatimit në fuqi; janë zbatuar të gjitha kushtet teknike për masat e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi; punimet janë realizuar me cilësi të mirë. … Sipas raportit final të grupit të punës të ngritur me Urdhrin e Ministrit të MIE nr. 49, datë 31.01.2019, shoqëria koncesionare “Dragobia Energy” shpk. ka kaluar procesin e skanimit dhe nuk rezulton me shkelje…”
54. Kolegji vëren se nëpërmjet këtij arsyetimi Gjykata Administrative e Apelit ka nxjerrë edhe përfundime që i përkasin shqyrtimit dhe zgjidhjes së çështjes në themel. Vendimin për marrjen ose jo të masës së përkohshme për sigurimin e padisë gjykatat nuk duhet ta mbështesin në fakte apo veprime, si dhe në cilësimin juridik të tyre, që kanë të bëjnë me shqyrtimin dhe zgjidhjen e çështjes në themel. Gjithashtu, shqyrtimi i kërkesës për marrjen e masës së sigurimit të padisë duhet të trajtohet në një mënyrë të tillë që të shmangë çdo lloj perceptimi, sipas të cilit gjykata e ka paragjykuar zgjidhjen e çështjes në themel apo nuk është e paanshme në gjykim. (shih vendimin nr. 10 datë 24.03.2004 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë).
55. Masa e sigurimit të padisë përbën kufizim të të drejtave të palës së paditur dhe, si e tillë, në kuptim të nenit 17 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, duhet të jetë proporcionale dhe e justifikuar ligjërisht, për mbrojtjen e të drejtave të palës tjetër ose nga një interes publik. Kolegji vlerëson se neni 29 shkronja b) i ligjit nr. 49/2012 drejtpërdrejtë ka pranuar se në fushën e gjykimit administrativ, në rastet e pranimit të kërkesës për sigurimin e padisë, interesi publik në një masë sado minimale, cenohet. Kjo për shkak se pezullimi i ekzekutimit të një akti administrative ose mjete të tjera të përshtatshme për sigurimin e padisë (kur pezullimi i ekzekutimit nuk ofron mbrojtje të mjaftueshme) padyshim që cenon veprimtarinë e organit administrative në vetvete, veprimtari kjo e cila në mbështetje të nenit 4, 11, 13, 15, konsiderohet e ligjshme dhe e ushtruar në mënyrë të përgjegjshme. Pikërisht për këtë arsye, ligji nr. 49/2012 ka vendosur si kusht për caktimin e masës së sigurimit të padisë që interesi publik të mos cenohet rëndë. Prandaj edhe marrja e masës së sigurimit që shkon në favor të mbrojtjes së mjedisit, jo vetëm që nuk cenon rëndë interesin publik, por përkundrazi, vlerësohet se është në favor të tij.
56. Kolegji thekson se Gjykata Administrative e Apelit duhet të mbante në konsideratë se një masë provizore e përkohshme do të vlerësohet për tu dhënë nga gjykata, në ato raste, kur ajo bindet se pa dhënien e një vendimi të tillë, ekziston një rrezik i drejtpërdrejtë që procesi i çështjes thelbësore, në konsideratë të fakteve, do të bëhet i pakuptimtë. Pra, gjykata duhet të vlerësojë marrjen e masës së sigurimit të padisë, për ato raste kur një kërkesë e tillë është e justifikuar nga arsye veçanërisht të rëndësishme. Pikërisht, mungesa në arsyetimin e vendimit gjyqësor e një analize të të gjithë elementeve thelbësor që kërkohen nga ligji dhe që lejojnë marrjen e masës së sigurimit të padisë, e bëjnë vendimin të cenueshëm.
57. Për sa më sipër Kolegji vlerëson se vendimit nr. 17, datë 11.03.2021 të Gjykatës Administrative të Apelit dhe vendimit nr. 3342 datë 02.06.2017 i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë duhet të ndryshohen duke disponuar me pranimin e kërkesës së palës paditëse për marrjen e masës së sigurimit të padisë.

PËR KËTO ARSYE,

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë bazuar në nenin 63 shkronja dh) të ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar me ligjin nr. 49/2021,

VENDOSI:

Ndryshimin e vendimit nr. 17, datë 11.03.2021 të Gjykatës Administrative të Apelit dhe vendimit nr. 3342 datë 02.06.2017 i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë në këtë mënyrë: Pranimin e kërkesës së palës paditëse për marrjen e masës së sigurimit të padisë për pezullimin e kontratës së koncesionit dhe shtesave të saj dhe lejeve të përmendura në pikat 3-6 të objektit të kërkesëpadisë, deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes me vendim të formës së prerë.
Tiranë, më 21.07.2021

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e lartë pezullohet ndertimi i hec ne valbone gjykata e lartë pezullohet ndertimi i hec ne valbone

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni