Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Sa kohë keni pa dëgjuar mburrje për virgjërinë, ose që në biseda të ndryshme ajo të “shërbehet” si kusht . Po që diskutimet për virgjërinë të kthehen në temë hetimi dhe kërkimi për policinë, keni dëgjuar?!
Një 17-vjeçare e ka denoncuar nusen e xhaxhait në komisariatin numër katër pasi ka zbuluar se gruaja fliste me shumë mburrje duke njoftuar meshkujt në instagram për himenin e mbesës. “Kam një mbesë të virgjër” shkruan gruaja duke reklamuar vajzën e vëllait të bashkëshortit.
Burime për gazetën “Si” nga komisiariati 4 në Tiranë, aty ku po hetohet çështja thanë se gruaja me inicialet D.S. nuk po kryente një shkuesi, por dyshohet se ajo po tentonte ta trafikonte atë, pasi pas njoftimit të virgjërisë ajo shton ”duhen shumë para..” .Denoncimi është mbajtur shënim nga oficerë të policisë së Tiranës menjëherë sapo aty mbërriti 17-vjeçarja, inicialet e të cilës gazeta” Si” nuk mund ti bëjë publike për disa arsye.
“Ajo njëherë më tha që kam një djalë për ty që është në Itali. Më pyeti a don të të lidh me të? Më pas gjeta në instagram se si u shkruante meshkujve të ndryshëm për virgjërinë time, persona që gjenden në Maqedoni, Shqipëri dhe Itali apo vende të tjera që nuk e di nga janë. Ajo ju thoshte duhen shumë lekë dhe ju përmendte shumën prej 500 euro” -dëshmon 17-vjeçarja që ka vendosur në dispozicion të policisë numrat e telefonit dhe mbi tavolinë edhe printime të materialeve të kopjuara ku e afërmja i postonte fotografi nëse ishte apo jo e interesuar të njohte ndonjë djalë. Adoleshentja dëshmon se në komunikime përvec fotografive të saj, e afërmja ka postuar edhe të dhënat e virgjërisë. Ky fakt e bëri të dyshojë se diçka po ndodhte.
17 vjeçarja tgregon :
“ D. më kërkoi t’i hap një adresë në instagram, ja hapa dhe pas disa muajsh nga kurioziteti hyra në llogarinë që ia kisha hapur vetë për të parë se me kë fliste gruaja e xhaxhait. Aty pashë që dikujt i kishte nisur fotografinë time, dikujt i tregonte shkollën ku unë mësoj, dikujt i tregonte për virgjërinë”.
Po këto detaje adoleshentja nuk i ka treguar askujt deri ditën kur xhaxhesha e goditi me shpulla.
“ Një ditë ajo i bërtiti gjyshes sime, unë e kam parë të puthet me një burrë në plazh, ndërkohë që pas kësaj në korrik ajo po më mbante me të mira e po më thoshte do të prezantoj me një cun të mirë”.
Burimet e gazetës “Si” thanë se adoleshentja ka sjellë me screenshoot edhe bisedat nga instagrami, paswordin e të cilit dyshohet se gruaja e ka ndryshuar dhe në të nuk ka më akses. Në dëshminë e denoncueses radhiten edhe bisedat ku gruaja e xhaxhahit i niste sipas saj numra telefoni të personave të ndryshëm të cilët 17-vjecarja nuk i telefononte. Pas interesimit të gazetës “Si” zyrtarisht u mësua se kjo çështje është ende nën hetim nga policia për lehtësim të rrethanave për trafikim të miturish, ndësa xhaxhesha ka rënë në prangat e policisë për akuzën e dhunës në familje në datën 3 tetor, pas rrahjes së të fëmijëve të saj. Një usb dhe materialet e depozituara nga adoleshentja ku shumë meshkuj josheshin dhe bënin tregti me gruan për virgjërinë e fëmijës janë përcjellë për ekspertim.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHKODËR– Policia Kufitare në Murriqan ka arrestuar një 29-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh. Bëhet fj...
Është një nga resurset turistike më të rëndësishme në Shqipëri duke pritur çdo vit mijëra turist, por në këto 30 vite ne Theth, asnjë banor nuk ka c...
TIRANË– Dosja.al ka sigurar detaje mbi dy vëllezërit Rrushi, Amarildo dhe Endri, të cilët janë vënë në pranga dhe ndodhen pas hekurave pasi u kapën duke tr...
SHQIPËRI– 25 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë janë riatdhesuar ditën e sotme Lille. Policia ka bërë të ditur se ky operacion është ...
SHQIPËRI– Numri i të infektuarve në shkolla po rritet ndjeshëm. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se së fundmi në Berat kanë rezultuar me koronavirus 2 edu...
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se brenda 24 orëve në Shqipëri kanë ndërruar jetë 5 pacientë të infektuar nga pandemia e koronavirusit. Si...
TIRANË- Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, bashkë me Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliun, kanë vizituar sot Qendrën Kombëtare të Urgje...
TIRANË– Zbardhen bisedat telefonike mes personave që u kapën e Korçë teksa po transportonin me kamion 78 emigrantë nga Siria. Gazetari Elton Qyno ka...
Kërkesat dhe dokumentacioni për regjistrimin fillestar të pasurive të paluajtshme që nuk kanë të përcaktuar sipërfaqen dhe kufijtë do të shqyrtohen brenda 1 mua...
TIRANE– Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 35 vite burg për Islam Myrkaj, i cili më 16 mars të vitit të shkuar vrau Haxhi Baçinozin. Ngjarja ndodhi pranë di...