"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
“Ik në shtëpi, kanë parë kamionin duke zbrit”/ U kapën me 78 sirianë në kamion, zbardhen bisedat mes trafikantëve, E
13 Tetor 2020, 12:11Nga DOSJA
TIRANË– Zbardhen bisedat telefonike mes personave që u kapën e Korçë teksa po transportonin me kamion 78 emigrantë nga Siria. Gazetari Elton Qyno ka mësuar detaje nga dosja hetimore, ku janë zbardhur edhe bisedat telefonike mes të prangosurve. Ka qënë Endri Rrushi, personi i cili e ka kuptuar se Policia e Shtetit kishte rënë në gjurmët e tyre, duke kërkuar nga i vëllai që të shkojë në shtëpi në mënyrë që të mos kapet.
“…Ik shpi, kanë pa kamionin në mëngjes duke zbrit. Nuk duhet lëviz më me të. Kemi ngrit tërë shtetin në këmbë, që Tiranë deri në Korçë. Kanë ngrit çdo cep postobllok…”. Mesazhi mes vëllezërve është dërguar pas mesnatës, në orën 00:42 minuta.
Dy vëllezërit janë djemtë e biznesmenit nga Flamur Rrushi, i cili administron kompaninë e pastrimit “Rrushi Trans”. Duke përdorur kamionët e firmës të rinjtë kërkonin nga emigrantët 1200 euro në këmbim të lëvizjes së nga fshati Zvezdë deri në Tiranë, ku do strehoheshin në një objekt në fshatin Mullet.
Ndërkohë që në pyetje nga Policia janë marrë 20 emigrantë sirianë, dhe kanë rrëfyer se ishin larguar nga vendi i tyre për shkak të konfliktit të armatosur dhe kërkonin një të ardhme më të mirë drejt vendeve të Bashkimit Europian. Në rrëfimin e tyre, ata kanë pranuar se kanë hyrë në Turqi e më pas kanë kaluar për në Greqi.
Nga aty kanë pohuar se ishin kontaktuar me persona të ndryshëm për të vijuar udhëtimin nga Shqipëria drejt Serbisë. Me të kaluar në territorin shqiptar, emigrantët kanë treguar se kanë udhëtuar për 2-3 ditë në këmbë, ku kanë shkuar tek vendi dhe kanë pritur të vinte kamioni ti merrte. Në këmbim të 1200 eurove me të drejtë kthimi, kishin rënë në konktat me të tranfikantët për të vijuar udhëtimin e tyre në Veri.
Deri më tani dy vëllezërit, Amarildo dhe Endri Rrushi nga Prrenjasi, Urim Bajrami dhe Rinard Biçaku nga Librazhdi, janë lënë në masën e sigurisë “arrest me burg” nga gjykata e Korçës.
(k.m./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Kërkesat dhe dokumentacioni për regjistrimin fillestar të pasurive të paluajtshme që nuk kanë të përcaktuar sipërfaqen dhe kufijtë do të shqyrtohen brenda 1 mua...
TIRANE– Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 35 vite burg për Islam Myrkaj, i cili më 16 mars të vitit të shkuar vrau Haxhi Baçinozin. Ngjarja ndodhi pranë di...
Aktualitet13 Tetor 2020, 11:48
DURRËS- Ditën e sotme Gjykata e Durrësit ka dhënë masën “arrest me burg” për 41-vjeçarin, Myslim Estrefi, i cili përplasi me makinë për vdekje bashk...
ATHINË– Policia greke ka arrestuar 4 shqiptarë duke finalizuar një ndjekje të denjë për skenarët kinematografikë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00...
GREQI– Një shqiptar është gjetur i vdekur në një vilë në Greqi. Shtetasi është gjetur i varur në kangjellat e vilës, kokëposhtë, i kapur nga xhinset.Ngjar...
KAVAJË- Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident tek vendi i quajtur “Mali i Robit” në Kavajë. Siç shihet edhe në pamjet e publikuara nga JOQ, në ...
TIRANE– Greqia ka shtyrë sërish afatin e mbajtjes mbyllur me kufirin me Shqipërinë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.Ambasada greke ...
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona me iniciale S. J., G. P dhe K. A, të cilët akuzohen për prodhim dhe trafik droge. Ndërkohë në prangat e po...
VLORE– Pesë persona janë arrestuar nga policia e Vlorës pasi janë kapur në flagrancë duke kultivuar lëndë narkotike.Katër prej shtetasve të arrestuar janë...
DURRES– Janë përmbytur disa banesa në zonën e ish-kënetës në Durrës për shkak të motit të keq që vijon që nga dita e djeshme.Shkak për përmbytjet në ish-kënetë ...