Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, bashkë me Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliun, kanë vizituar sot Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore. Në një prononcim për mediat, Brataj u shpreh se nëse gjendja e pacienteve me Covid-19 do të përkeqësohej do të bëhen edhe trajtime në shtëpi.
“Po vijojmë me trajnimet jo vetëm të ekipeve të reja por të të gjithë stafit mjekësor, duke filluar nga mjekët e familjes. Ndërkohë, në bashkëpunim me mjekun e familjes dhe linjës 08004040 që bën lidhjen e menjëhershme me mjekun e familjes, do të integrojmë shërbimin në banesë. Në momentin që pacienti përkeqësohet ose në momentin që pacienti ka marrë një kurim të përcaktuar nga specialisti mund të bëhen trajtime në banesë. Prej 3 vitesh ne kemi setin e plotë të urgjencës dhe i kemi të gjitha pajisjet. Kemi porositur të gjitha medikamentet që kemi porositur në bazë të protokollit përsa i përket trajtimit dhe të formës së mesme nga ekipet tona.”
Ndërkohë që Manastirliu tha se do të dyfishojnë ekipet e terrenit në mënyrë që të përballojnë më mirë situatën e pandemisë. Ajo gjithashtu deklaroi se 36 autoambulanca do ti shtohen Urgjencës Kombëtare brenda këtij viti.
“Dyfishojmë ekipet e terrenit të urgjencës kombëtare, për t’u përballuar edhe me një sfidë tjetër, që është sfida e trajtimit në banesë sipas protokolleve të reja që po miraton Komiteti Teknik i Ekspertëve për trajtimin në shtëpi të rasteve ambulatore. Padyshim vjeshtë-dimri nuk do të jetë i lehtë por jemi përgatitur brenda mundësive tona, jo vetëm me kapacitetet që disponojmë por edhe me stafin e shtuar, ku edhe gjatë periudhës së epidemisë janë 45 personel që i janë bashkuar ekipit të Urgjencës Kombëtare, si edhe mbështetja logjistike nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë. Edhe 36 autoambulanca të reja do t’i shtohen Urgjencës Kombëtare brenda vitit për të garantuar një shërbim më të mirë, më të shpejtë për qytetarët, sidomos në situatën e epidemisë”.
Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka pritur 571.990 thirrje dhe ka kryer mbi 103.117 mijë misione gjatë muajve të epidemisë. Janë 5.693 qytetarë të prekur nga koronavirusi që kanë marrë trajtim nga Urgjenca Kombëtare nga të cilat 2.895 në banesë dhe 2.798 janë transferuar në spital. Gjatë ditëve të fundit po vihet re një rritje e lehtë e numrit të thirrjeve në numrin unik të urgjencës kombëtare 127. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1700 thirrje dhe janë kryer 45 misione në banesë, nga të cilët 22 janë dërguar në spital dhe 23 janë trajtuar në banesë.
(I.A/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Zbardhen bisedat telefonike mes personave që u kapën e Korçë teksa po transportonin me kamion 78 emigrantë nga Siria. Gazetari Elton Qyno ka...
Kërkesat dhe dokumentacioni për regjistrimin fillestar të pasurive të paluajtshme që nuk kanë të përcaktuar sipërfaqen dhe kufijtë do të shqyrtohen brenda 1 mua...
TIRANE– Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 35 vite burg për Islam Myrkaj, i cili më 16 mars të vitit të shkuar vrau Haxhi Baçinozin. Ngjarja ndodhi pranë di...
ATHINË– Policia greke ka arrestuar 4 shqiptarë duke finalizuar një ndjekje të denjë për skenarët kinematografikë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00...
GREQI– Një shqiptar është gjetur i vdekur në një vilë në Greqi. Shtetasi është gjetur i varur në kangjellat e vilës, kokëposhtë, i kapur nga xhinset.Ngjar...
KAVAJË- Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident tek vendi i quajtur “Mali i Robit” në Kavajë. Siç shihet edhe në pamjet e publikuara nga JOQ, në ...
TIRANE– Greqia ka shtyrë sërish afatin e mbajtjes mbyllur me kufirin me Shqipërinë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.Ambasada greke ...
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona me iniciale S. J., G. P dhe K. A, të cilët akuzohen për prodhim dhe trafik droge. Ndërkohë në prangat e po...
VLORE– Pesë persona janë arrestuar nga policia e Vlorës pasi janë kapur në flagrancë duke kultivuar lëndë narkotike.Katër prej shtetasve të arrestuar janë...