Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimi i kërkon Komisionerit Publik të ankimojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për rikonfirmimin në detyrë të prokurorisë Besnik Cani. Besnik Cani, këshilltari i kryeprokurores Arta Marku është aktualisht anëtar i KLP, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, një nga organet e reja të krijuara si pjesë e Reformës në Drejtësi. ONM kërkon që të rishikohet vendimi për Canin.
Deklarata e plotë e ONM:
Në datë 27.11.2018, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Besnik Cani, me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Elbasan.
Në datë 25.1.2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u ka njoftuar Komisionerëve Publikë vendimin nr. 84, datë 27.11.2019, në lidhje me konfirmimin në detyrë të z. Besnik Cani, aktualisht anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Në të njëjtën datë, 25.1.2019, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të z. Besnik Cani.
Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.
Prokurori Besnik Cani u konfirmua në detyrë më 27 nëntor 2018, pavarësisht problemeve që ai kishte me disa dosje që kishte hetuar dhe me pasurinë e tij. Këshilltari i Arta Markut, Besnik Cani, sipas DSIK, nuk kishte patur kontakte të papërshtatshme dhe duhet të vazhdonte detyrën, ndërsa disa denoncime për korrupsion dhe kontakte me krimin e organizuar, dolën të pavërteta. Megjithatë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime për aspektin profesional pasi ka pasur një lumë denoncimesh kundër tij. E Sipas ILDKPKI në aspektin e pasurisë, Cani ishte në rregull, ndërkohë që Komisioni ka ngritur dyshime mbi një kontratë me një kompani hidrokarburesh për ndërtimin e një karburanti, ndërsa prokurori do të merrte 5 lekë për litër.
Dyshime janë ngritur edhe për disa dosje, mes tyre një në Fier dhe një në Elbasan. E para për moshetimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqo për përfshirje në skemë korruptive për qiratë e buta, pasi dyshohet se kishte përfituar kredi si i pastrehtë, por nga hetimi rezultoi se gruaja e tij kishte marrë statusin si e pastrehë. Dosja e dytë është për pushimin e hetimeve për tenderat në spitalin Psikiatrik të Elbasanit, kur ka qenë drejtues prokurori në këtë qytet.
Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:
Tensionohet situata tek fakulteti i Drejtësisë mes studentëve që duan të rinisin mësimin dhe atyre që duan të bojkotojnë leksionet. Policia private që ruan këtë...
Gjykata italiane është detyruar të lirojë nga akuzat për grabitje, dy binjakët shqiptarë, Edmond dhe Eduart Trushi. Dy binjakë homozigotë, si dy pika uji me një...
Pas vendimit të publikuar dje nga Urdhri i Stomatologëve për të rritur tarifat dentare me 100%, Ministria e Shëndetësisë ka paditur në Gjykatën e Tiranës Urdhri...
Policia italiane në Vitero ka shpërbërë ditën e sotme një grup kriminal prej 13 personash që vepronte në provincën e Vierbos. 11 prej tyre janë në burg ndërkohë...
Rikthehen sërish reshjet e dëborës dhe shiut duke shkaktuar probleme me qarkullimin në disa qytete të vendit. Situata më problematike është në qarkun e Kor&cced...
Debat në Zagori për kërkimet e naftës nga kompania SHELL. Ditën e sotme, në Sheper ishte programuar të mbahej një dëgjesë publike ku të ftuar ishin edhe banorët...
Qielli i Tiranës u vizitua sot nga avionët e NATO-s të në shenjë nderimi dhe mbështetjeje për përmbushjen e misionit të Shqipërisë në Aleancë. Shfaqja në ajër f...
Kosovë-Gjendet i vdekur në një banesë në Prishtinë, turku i shpallur në kërkim për laboratorin e heroinës në Has. Nejdet Cesuroglu është gjetur i pajetë që më 2...