LIVE UPDATES
Aktualitet

Kajmaku në arrati, kërcënimi qesharak i prokurorit Kolë Hysenaj për noterët (SHKRESA)

20 Nëntor 2019, 14:26 Nga DOSJA
Kajmaku në arrati, kërcënimi qesharak i prokurorit Kolë

Pasi qëndroi rreth 2 muaj në pasivitet të plotë, tashmë Prokuroria ka nisur “revanshin” ndaj ish-kryetarit të emëruar të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “falsifikimit të formularit” të dekriminalizimit, si edhe për ‘shpërdorim detyre”.

Prokurori i çështjes, Kolë Hysenaj, kërkon me ngulm prangosjen e Kajmakut pas caktimit të masës së sigurisë “arrest me burg” nga gjykata, pavarësisht se mungesa e tij nuk i pengon hetimin.

Në një shkresë të publikuar së fundmi, prokurori Hysenaj kërkon nga Dhoma e Noterisë që të njoftojë të gjithë noterët e Shqipërisë për të raportuar në institucionin e Akuzës, në rast se Agim Kajmaku paraqet para ndonjërit prej tyre.

Në këtë shkresë, prokurori Kolë Hysenaj kërcënon noterët që do të mbajnë përgjegjësi penale, në rast se ata nuk raportojnë mbi “vizitat” e mundshme të Agim Kajmakut në zyrat e tyre.

Ky “kërcënim” nuk ka asnjë bazë ligjore dhe, për më tepër, bie në kundërshtim me ligjin “Për Noterinë”. Por, megjithëse prokurori Hysenaj, për shkak të përvojës së tij në sistemit e drejtësisë, duhet të jetë në dijeni se nuk është vepër penale mos-raportimi nga noterët, ai gjithësesi ka hartuar shkresën, e cila duket më shumë si “vullnet politik” se sa veprim procedurial.

“Boldnews.al” kreu verifikimet në Kodin Penal, nga të cilat nuk rezultoi asnjë nen, ku të mbështetet “kërcënimi” i prokurorit Hysenaj për noterët.

Prokurori Hysenaj nuk përmend në shkresën e tij konkretisht se në bazë të cilit nen mund të mbajnë përgjegjësi noterët. Gjithësesi, duket se ai i referohet nenit 300, që parashikon “moskallëzimin e krimit”.

Doktrina penale njeh si “moskallëzim krimi” rastet kur një person, noter ose kushdo tjetër, sheh një krim në kryerje e sipër, e kupton që ajo që po ndodh është krim dhe nuk e raporton pranë organeve ligjzbatuese.

Në rastin konkret, nëse Agim Kajmaku shkon në zyrën e një noteri, kjo nuk përbën “krim”. Për më tepër, jo noteri, por as vetë Prokuroria dhe prokurori i çështjes nuk kanë arritur në konkluzionin nëse Agim Kajmaku ka kryer apo jo vepër penale.

Përsa kohë që ish-kryebashkiaku i Vorës është nën hetim, ai prezumohet i pafajshëm, megjithëse faktet që kanë dalë kundër tij janë “kokëfortë”.

Nga ana tjetër, prokurori Kolë Hysenaj duket se nuk ka njohuri ose nuk ka vlerësuar t’i referohet ligjit të vitit 2018 “Për Noterinë”.

Në nenin 73 të tij, parashikohet se: “Noteri është i detyruar të ruajë konfidencialitetin. Ky detyrim zbatohet për çdo të dhënë për të cilën ai merr dijeni në zbatimin e detyrës së tij”.

Detajet ligjore, si ato të Kodit Penal, edhe ato të Ligjit për Noterinë, e shndërrojnë në qesharake kërkesën e prokurorit Kolë Hysenaj drejtuar Dhomën Kombëtare të Noterisë.

Por, ai, mesa duket, e ka lënë mënjanë sqimën profesionale, duke dëshmuar se do të bëj gjithçka për arrestimin e Agim Kajmakut, ish-zyrtarit që “guxoi” të emëronte si zëvendësues të tij një person që nuk kishte “bekimin” e drejtuesve të Partisë Socialiste.

Marrë nga Bold News

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agim kajmaku arratiset agim kajmaku kole hysenaj agim kajmaku arratiset agim kajmaku kole hysenaj


Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale