"Telefonova Ramën pas tërmetit!" Hapja e negociatave me BE-në për grup-kapitullin e parë, Varhelyi: Pa zgjerimin Europa...
Ekonomi
“Jemi të gjithë në të njëjtën anije”, Kalo flet për mjekët e infektuar me COVID-19: Nga qytetarët kërkoj mirëkupt
1 Prill 2020, 19:25Nga DOSJA
TIRANË- Mjeku Tritan Kalo në një reagim sot është shprehur se fundi i betejës me COVID-19 është ende larg dhe u bënë thirrje qytetarëve që të dëgjojnë këshillat e mjekëve. Një një postim në Facebook, Kalo shprehet se mjekët po luftojnë çdo ditë në vijën e parë dhe prandaj kërkon mirëkuptim nga qytetarët. Më tej Kalo shkruan se jemi të gjithë në të njejtën anije, e cila “lundron mes dallgëve të egra të stuhisë mbarëbotërore Covid-19”,
“1.04.2020…Dita e parë e nj ë muaji të ri….BETEJA ndaj COVID-19 VAZHDON dhe FUNDI i saj ENDE LARG, por ka edhe DRITË në fund të këtij tyneli….Dita fillon me takimin e mëngjesit me ekipin e rojes: Infeksionistë, Reanimatorë, Infermjerë e Staf ndihmës….Shkëmbehen mendime, eksperienca, përcaktohen platforma ndjekje për të bërë të gjithë, më të mirën e mundëshme në ndihmë të të prekurve nga Sars-Cov2/Covid-19….JEMI TË GJITHË në vijën e parë të betejës….DISA përkohësisht të tërhequr nga “linja e parë e frontit” të prekur prej këtij virusi tinzar…
JANË në mjekim në kushte shtëpie apo spitali, POR pavarësisht këtyre rrethanave të përkohëshme ata/ato mbeten për çdo çast shpirtërisht pjesë e jona….PUNA NË EKIP kurdoherë ka dhënë e jep më shumë rezultate, në dallim me ndonjë protagonizmin të kërkuar ose të ofruar..…KOHA kërkon vetëm e vetëm bashkëpunim e mirëkuptim profesional…..JEMI të gjithë në të njejtën anije, e cila “lundron mes dallgëve të egra të stuhisë mbarëbotërore Covid-19”….JU LUTEM na dëgjoni dhe na respektoni…..Ju duam, po ju gjindemi dhe kurdoherë do të jemi pranë jush…..BASHKË NE DO JA DALIM pa as më të voglin dyshim!!!….MUAJ TË MBARË!!!”, shkruan Kalo.
Kjo deklaratë e mjekut bëhet në një kohë kur numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 259, ndërkohë që 15 persona kanë ndërruar jetë. 67 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 79 pacientë të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Tingëllon e çuditshme kur e dëgjon, por ndodh që të infektohesh nga koroanvirusi edhe kur jeni duke fjetur.Kjo sepse po të bësh një krahasim...
TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dha lajmin se për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit do të falen të gjitha page...
Nga data 1 prill ka nisur aplikimi i subjekteve të vogla, me qarkullim deri në 14 milionë lekë, për të përfituar pagën minimale, apo të ashtuquajturën “pagë e l...
TIRANË– Miratohet me VKM rritja e pensioneve me 2.3%, duke shpërndarë në total 2.1 miliardë lekë nga buxheti i shtetit. Nga rritja do të përfitojnë t...
TIRANË- Në datën 1 prill të gjitha bizneset me xhiro vjetore deri në 14 mln lekë dhe që janë mbyllur me vendim qeverie për të parandaluar përhapjen e Koro...
TIRANË– Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një buxhet sa 37% e Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe konsiderohen si modeli i shtetit të vogël, ku pjesa dërrm...
SHBA- Banka Botërore ka paralajmëruar skenarin më të keq, për krizën ekonomike që ka krijuar në botë COVID-19. Sipas saj, 35 milionë persona mund të përballen m...
Agjencia e Prokurimit Publik i ka bërë edhe një herë me dije autoriteteve kontraktore që të veprojnë secili sipas mundësive që kanë. Kjo do të thotë që të gjith...
TIRANË- Konfindustria Albania, Shoqata e Industrialistëve Italianë në Shqipëri në një deklaratë për situatën e COVID-19 në vend. Në një komunikim me shtyp ...