LIVE UPDATES
Aktualitet

“Jam një yll, me mamin dhe babin do ju ndriçojmë gjithmonë”, gazetari Taulant Kopliku letër prekëse për Lean 8-vjeça

27 Nëntor 2019, 12:34 Nga DOSJA
“Jam një yll, me mamin dhe babin do ju ndriçojmë

TIRANË– Pas kësaj gjendje tragjike në të cilën është përfshirë Shqipëria prej orëve të para të mëngjesit së të martës, është raportuar vetëm për viktima që shtohen dhe nurmi i të plagosurëve që rritet nga ora në orë.

Ndërkohë lidhur me largimin nga jeta të vogëlushes 8-vjeçare, Lea, e cila humbi jetën në krahët e nënës së saj, ku dhe kjo e fundit nuk mbijetoi gjatë nën rrënoja, gazetari Taulant Kopliku i ka dedikuar një letër Leas por edhe të gjithë viktimave të tërmetit.

Letra e plotë

Nje yll

Nate e çuditshme sonte. S’po kam gjume. Qindra mendime po me vijne ne koke. Mendime nga me te ndryshmet, siç i ndodh shpesh te gjithe moshatareve te mij.

Ah, se harrova te prezantohem. Jam Lea, 8 vjeçe, nga qyteti me i bukur ne bote qe quhet Durres. Une shkoj ne klasen e trete dhe jam shume, shume kurioze. Pyes pafund per gjithçka ndodh perreth meje. Shpesh here mami merzitet nga pyetjet e mia te njepasnjeshme, por ne fund dorezohet dhe me jep pergjigje. Babi nuk merzitej asnjehere. Eh, babi im. Ai ishte me i miri i Durresit. Pse jo, me i miri i botes. Ka tre vite qe ai eshte ne qiell. Nga atje me shikon Çdo dite dhe me dergon puthje. Edhe une ia kthej. Çdo dite kur hyj ne shkolle, i dergoj nje puthje me duar. Era ia dergon puthjet e mia, jam e sigurt.

Me duket se nuk ju thashe, mami im eshte piktore. Ne shtepi jane gjithandej pikturat e saj. Shpesh here mami me thote se jeta eshte plot ngjyra te bukura e se une sa me shume do te rritem, aq me shume ngjyra do te shtohen. Ashtu siç i ka ndodhur asaj, qe tashme e ka jeten me te gjitha ngjyrat e botes. Mua mes tyre, kuptohet eee. Ne te vertete, nuk eshte krejt keshtu. Ajo qan e merzitet shpesh. E degjoj nganjehere kur flet me shoqet dhe thote se jeton vetem per mua.

Sa shume mendime paskam sonte. Mami po fle ketu prane meje. Sa e bukur eshte. Te gjithe e thone kete. Por kjo bukuria qe po fle ketu eshte vetem e imja. Duhet ta dini edhe ju kete. I afrohem dhe e perqafoj. E shterngoj dhe e puth te buza. Se ashtu puthemi ne çdo dite kur zgjohem, kur me le te shkolla, kur me merr dhe kur flej. Kater here jane? Po, kater qenkan.

Disa shoqe qeshin sesi me puth mami te buza. Sa budallaqe jane. Po eshte mami im ajo moj budallaqe. Me puth dhe e puth ku duam ne. Tamam budallaqe.

Ufaaa, sa mendime paskam sonte. Gjumi se nga me ka humbur. E di se ne mengjes kur te degjoj zilen, do fsheh koken poshte batanijes. Ai gjumi ne mengjes eshte gjithmone i bukur. Thone se po numerove yjet, te vjen gjumi. Ja ta provoj. Nje nga ata yje eshte babi im. Kete ma ka thene mami. Por ne se dime se cili eshte. Kur te behemi edhe ne yje, atehere do ta shoh babin se do ta kem afer. Disa yje qe shkelqejne me shume, jane femije qe kane shkuar ne qiell. Por une nuk kam qejf te shkoj femije. Pune e madhe se do te shkelqej me pak se te tjeret.

Prape s’po vjen gjumi. Ora ne mur ka kaluar 03.00. Ndoshta se besoni por une e njoh oren. Ja, 03.30, 03.40, 03,50…. 03.54….

Une isha Lea. Isha nje vajze 8 vjeçe nga Durresi, qyteti me i bukur ne bote. Sot jam nje yll. Me i ndrituri nga te gjithe. Keta dy yjet anash meje, jane mami dhe babi im. Do ju ndriçojme gjithmone.

(Ne kujtim te viktimave te termetit te 26 nentorit 2019)

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet diena meçaj karanxha lea 8-vjecare taulant kopliku termet 26 nentor 2019 termet ne shijak tërmeti i fortë godet shqipërinë diena meçaj karanxha lea 8-vjecare taulant kopliku termet 26 nentor 2019 termet ne shijak tërmeti i fortë godet shqipërinë


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet