LIVE UPDATES
Politike

“Jam kampion”/ Spiropali komenton vendimin për Tahirin: Keqardhje që të zvarrisin dhe uroj të gjesh të drejtën tënde.

27 Qershor 2020, 15:52 Nga DOSJA
“Jam kampion”/ Spiropali komenton vendimin për Tahirin:

TIRANË– Ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka komentuar vendimin që dha dje gjykata për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, duke rikthyer nga e para çështjen.

E ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’, Spiropali tha se ndjen keqardhje njerëzore për Tahirin, ndërsa shtoi se kjo çështje është zgjatur mjaftueshëm dhe se i vjen keq për Tahirin si person.

Përsa i përket komentit të ish-ministrit se vazhdon të jetë kampion, Spiropali tha se nuk ia hedh dot askush punën poshtë.

INTERVISTA
3 vite përpjekje dhe përballje me drejtësinë për ish-ministrin Tahiri, dhe kthehemi në pikën zero. Si e patë këtë vendim?
Nuk mund të komentoj një vendim gjykatë, por ndjej një keqardhje të madhe njerëzore për Saimir Tahirin. kaq mund të thuhet në këtë pikë. S’jam e njohur me detajet e vendimit dhe çështjen në brendësi. Mund të them se është zgjatur mjaftueshëm, sa për të ndjerë këtë keqardhje për njeriun, Saimir Tahiri.

A duhet patur besim tek drejtësia e re në këtë rast, duke qenë me këtë situatë ku prisnim një vendim?

Nuk mund të nisesh nga çështje individuale për të gjykur mbi një reformë kaq të madhe. Reforma është e gjerë. Ka përfshirë shumë aktorë, ka kushtuar shumë, si financiarisht dhe në kontributin njerëzor. Është investuar shumë kjo maxhorancë. Ka shtuar besimin e qytetarëve në një drejtësi të re.

Vet ish-ministri Tahiri teksa flitë në media, pati nota emocionale dhe shprehej se i vinte ndot nga pozicionet që ka mbajtur nëse ekzistonte një njeri tjetër që zvarritej si ai në këtë formë. Si e keni kuptuar këtë deklaratë?
Është e kuptueshme nga ana e tij. Deri diku është lehtësisht e lexueshme ajo që Saimiri po thotë. S’na takon ne që të gjykojmë mbi ndjesitë. Uroj që Saimir Tahiri të gjejë të drejtën e tij.

Kur shprehet se për një kosto politike dhe se nuk ka faj. Në të vërtetë a ka kosto politike për Saimir Tahirin?
Është një pozicion i vështirë për të së pari dhe ne e ndajmë qartazi politikën nga drejtësia. S’jemi përzierë në punë të drejtësisë ashtu sikur urojmë që kolegët tanë, që kanë pasur pozicione të caktuara të larta, të gjejnë drejtësi.

Ai ka shprehur gjithmonë se ka qenë dhe mbetet ‘ministri kampion’. A është ministër kampion?
Askush s’mund t’ja mohojë Tahirit, punën e tij, energjinë në PS, si kryetar i Tiranës, apo ministër i Brendshëm. Nuk mund t’i gjykojmë bardhë e zi Njerëzit. Të gjithë njerëzit kanë dritëhijet e tyre. Saimir Tahiri, duke qenë një njeri energjik dhe produktiv, padyshim ka të tijën. S’mund të mohojmë atë që ka qenë dhe ka bërë Tahiri vetëm për këtë rast apo për këtë çështje.

Një ditë më parë, Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar dënimin nga shkalla e parë për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Tahiri priste sot vendimin për pafajësi, por ngjarjet kanë marrë një tjetër rrjedhë. Dënimi iu rrëzua dhe ish-ministri sërish do të përballet me statusin e të pandehurit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elisa spiropali gjyqi i dyte i saimir tahirit elisa spiropali gjyqi i dyte i saimir tahirit

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen