LIVE UPDATES
Politike

“Ç’është ky inat me koalicionet?”/ Dashamir Shehu ironizon propozimet e opozitës së re: Absurditeti me pragun! Pse ë

27 Qershor 2020, 09:51 Nga DOSJA

TIRANË: Aleati i Partisë Demokratike, Dashamir Shehi, e vlerëson si një skemë të organizuar të maxhorancës nismën e 29 deputetëve të opozitës parlamentare për të ndryshuar Kushtetutën në mënyrë që të ndalohen koalicionet parazgjedhore dhe të vendoset pragu zgjedhor 5 %.

Në një intervistë për gazetën “Panorama” kreu i LZHK-së tregoi se si partitë e vogla apo edhe ato të rejat, siç pretendojnë që të krijojnë deputetët opozitarë brenda Parlamentit, dalin të pambrojtura me skemën që ata vetë propozojnë.

Sipas Shehit, nëse hiqen koalicionet parazgjedhore, atëherë subjektet e vogla zgjedhore nuk mund të mbrojnë votat e tyre pasi nuk kanë komisionarë, pasi, sipas ligjit, u takojnë partive më të mëdha. Po ashtu, partitë e reja penalizohen edhe nga vendosja e pragut zgjedhor 5 %.  Shehi thotë se për të pasur një përfaqësues në Parlament me prag 5%, një parti duhet të marrë 80 deri në 100 mijë vota në të gjithë Shqipërinë, gjë që praktikisht, sipas tij, është e pamundur.

INTERVISTA: 

Z. Shehi, në zgjedhjet e ardhshme LZHK-ja do të kandidojë me listat e veta apo do të jetë në listat e PD-së?

Deri tani ne jemi që të gjithë do të garojmë me listat tona. Ajo qe një marrëveshje e 2017-ës me lista emergjente, që tregoi se ishin të gabuara. Ne do të garojmë me siglat tona. Dhe ky është një shans i madh për shqiptarët. Kujt i pëlqen LZHK-ja, do t]ë votojë LZHK-në; kujt i pëlqen PAA-ja, do të votojë atë. Kjo është gara. Vetëm duke garuar me siglat tona ne i shtojmë vota lokomotivës, që është PD-ja. Por ama kjo është një formulë e thjeshtësuar. Ti zgjedh bllokun opozitar dhe brenda bllokut zgjedh partinë specifike. Po të ishin listat e hapura, përtej kësaj do të shkojmë deri tek individi.

Tani këta zotërinjtë kanë propozuar ta përmbysin këtë që të dalim veç e veç. Por kjo na dëmton ne, se, veç të tjerave, ne dalim edhe të pambrojtur. Sepse komisionerët janë të dy-tre partive, të tjerët nuk kanë komisionerë. Kush do të na i mbrojë votat neve, kush do na i numërojë? Ndërsa brenda koalicioneve ne dakordësojmë se ku do të ketë më shumë një forcë partie dhe ku një tjetër, por në fund të fundit të gjithë mbrojnë votat e koalicionit.

dash shehi ne PD

Po përse mendoni ju se deputetët e opozitës në parlament kërkojnë të ndërhyjnë në Kushtetutë për të ndaluar koalicionet parazgjedhore dhe për të vendosur prag 5 %?

Unë gjykoj që ata ose do të kenë bërë një gabim të madh, ose kjo pastaj është një sajesë e organizuar. Dakord për dëshirën që kanë për hapjen e listave, është e ligjshme, por nuk e kuptoj pse kërkojnë që të ketë një prag 5 %. Kur janë forca të reja politike, kur duan të ndryshojnë Kushtetutën për të zvogëluar demokracinë.

Ne sot e kemi 2.5 në Kushtetutë. Edhe kaq për mua është shumë. Si një demokraci e re siç është Shqipëria, edhe 1 % duhet t’i jepte të drejtën e përfaqësimit. Jo më ta çojnë 5 %, që është praktikisht e pamundur për shumicën e forcave të reja politike shqiptare për hir të traditës së keqe që ka Shqipëria në demokraci.

Çfarë mund të arrijnë ata me këtë kërkesë? Ky është një defekt i madh dhe më bën të dyshoj se kë duan të përzënë?

Që e duan pragun kaq të lartë. Duan të përzënë veten e tyre. Ç’është ky obsesion kundër koalicioneve?! Unë e kuptoj që, nëse do të jenë listat e hapura, ka disa elemente që bien ndesh me koalicionet, por ka formula për ta gjetur mënyrën për t’u puqur në koalicione.

Koalicioni është një lloj garancie, që para shqiptareve dilet me ide të përbashkëta të thjeshtësohet skema politike. Po të jemi pa koalicione, i bie se para shqiptarëve dalin 10 liderë, 15 liderë e 10 teza të ndryshme.

Çfarë ndodh nëse hiqen koalicionet parazgjedhore?

Asgjë, veçse i bëhet qejfi z. Rama. Në realitetin konkret sot i shtohen mundësitë. Sepse ato që teprojnë jashtë koalicioneve ndahen në dy pjesë.

Në fakt z. Rama hapësirën e majtë e ka okupuar vetë. Nga krahu tjetër janë shumë parti opozitare që mbase nuk janë dakord me njëra-tjetrën, por janë dakord me një gjë: Edi Rama duhet ta mbyll ciklin. Ky është një avantazh i madh. Të gjithë këto parti po të kenë një lloj serioziteti në një koalicion, unë them se do të jetë një fitore e sigurt.

Ditën që nuk do të bëhet kjo punë, z. Rama mund të dalë i pari si parti me 40 %, ndan votat e 30 % të shqiptareve me partinë e dytë dhe i bie që të rrijë ky. Kjo është aq e trashë si taktikë elektorale, saqë unë them se ne, si opozitar që dëshirojmë që të largohet Edi Rama, nuk duhet të merremi me këtë punë.

Jam shumë dakord që të merremi me demokracinë shqiptare, që të merremi me dëshirën për të ndryshuar sistemin, por kjo, që t’i heqim shqiptarëve mundwsinw për t’u puqur shqiptarëve për t’u puqur në koalicione, më duket se nuk ka lidhje me realitetin shqiptar.

Çfarë do të bëjë opozita nëse kjo nismë e deputetëve të opozitës në Parlament, do të diskutohet në Komisione Parlamentare?

Ne do të bëjmë atë që kemi bërë deri tani: do të luftojmë deri në fund. Unë gjykoj që kjo marrëveshje që u bë, që është e mangët për mua, por që është e vetmja e mundshme në këtë situatë, do mbrojtur deri në fund dhe do sqaruar edhe komuniteti ndërkombëtar se përtej kësaj marrëveshje s’kemi ku shkojmë më. Në fakt, kërkesat e opozitës u reduktuan në minimum, por i pranuam në funksion të një zgjidhjeje politike për Shqipërinë. Por nëse do t’i rikthehemi pas kësaj formule, se gjen Edi Rama disa bashkëpunëtorë në Parlament, aty ne e dimë mjaft mirë që shumica e tyre kanë votuar 20 herë për qeverinë. Nëse do të bëhet teatri që kam votat apo s’kam votat, këtë s’do ta hajë askush.

Ju mendoni se pas nismës së opozitës qëndron qeveria?

Jo jo, sigurisht që grupimi i qeverisë. Unë e kuptoj që brenda opozitës parlamentare ka pasur dëshira për ndryshim, por kjo më duket absurde, sepse nuk ka lidhje me logjikën. Njerëz që s’kanë bërë asnjë ditë jetë politike të pavarur, që s’kanë pasur ndonjëherë parti, të kërkojnë prag 5 %, s’më duket e logjikshme. 5 % me këtë sistem do të thotë që të marrësh në të gjithë Shqipërinë 80-100 mijë vota. Kush janë këta që i marrin 100 mijë vota? S’më duket normale. E dyta punës, ç’është ky inat me koalicionet? Në të gjithë botën bëhen koalicione parazgjedhore, sepse kjo është formula e thjeshtësimit të politikës te qytetarët. Nëse zgjedhjet bëhen të koklavitura, përfiton gjithmonë ai që është në pushtet, që ka në dorë të gjitha gjërat. Kjo si formulë i shkon për shtat Ramës, ndërsa neve si opozitë na takon që të mbrojmë këtë marrëveshje të arritur edhe pse nuk mendoj se është më e mira.

Marrë nga Panorama.com 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dashamir shehi dashamir shehi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet