Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Rael Luli, efektivi i repartit RENEA-s që është vënë në pranga si ‘koka’ e një rrjeti trafikantësh në Tiranë, rezulton se shiste vetë kokainën në rrugët e kryeqytetit. Gazetari Elton Qyno shkruan se tre raste janë dokumentuar nga ana e oficerëve të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, ku ka dalë qartë se Rael Luli, shiste kokainë.
Në të treja rastet, 27-vjeçari i ka shitur drogën një oficeri të infiltruar nga strukturat e hetimit, që i është prezantuar si emigrant dhe që e kishte të domosdoshme përdorimin e kokainës. Sasia e drogës pasi është marë nga agjenti i infiltruar, i ëshë nënshtruar një ekzaminimi në laborator, nga ku ka dalë me një përqindje pastërtie prej 80 përqind.
Për hetuesit e çështjes është provuar qartë se Rael Luli drejtonte një rrjet të shpërndarjes dhe shitjes së kokainës së një cilësie të lartë. Bashkë me kokainën, efektivi i RENEA tregtonte dhe sasi hashashi. Për shpërndarjen e drogës, dyshohet se ai përdorte edhe kushëririn e tij, 30-vjeçarin Jurgen Luli. Ky i fundit u gjet në shtëpinë tek ish-Parku i Autobusëve, e cila ishte marrë me qiran ga vetë efektivi i RENEA-s për aktivitetin e paligjshëm.
Megjithëse Jurgen Luli, në dëshminë e tij ka treguar se nuk ka asnjë lidhje me trafikun e drogës dhe nuk kishte informacion se brenda në banesë, i afërmi i tij mbante drogë, prokuroria ka urdhëruar arrestimin e tij si bashkëpuntor në këtë aktivitet kriminal. Jurgen Luli, ka thënë se ndodhej rastësisht në shtëpi, dëshmi e cila është mbështetur dhe nga Rael Luli gjatë momentit të marrjes në pyetje.
Rael Luli, Jurgen Luli e Gevi Spahia janë lënë në masën “arrest me burg”, ndërsa Gertjan Harapi dhe Ergi Sala, janë lënë të lirë. Gjatë operacionit u sekuestrua gjysmë kilogramë kokainë, kanabis, ekstazi, fara hashashi si dhe tre pistoleta. Gjithashtu u sekuestruan edhe 11 mijë e 890 euro, para që mendohet se janë fituar nga aktiviteti i drogës.
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
BULQIZË- Një banor i fshatit Boçevë në Njësinë Administrative Shupenzë të Bulqizës është ankuar për prishjen e një rruge.Në rubrikën “Ti raporton” n...
MIRDITË- Një vatër zjarri është aktivizuar në Fanin e Mirditës. Një banor është ankuar në “Ti Raporton” se prej gati një muaji kanë bërë apel për fikjen e ...
TIRANË– Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka paralajmëruar surpriza për në vjedhtë në lidhje me Covid-19. Në një intervistë për Top-Channel, ai thotë se n...
TIRANË– Qeveria shqiptare ka rikthyer diskutimin për lejimin e birësimit dhe për rastet kur çifti nuk është burrë dhe grua. Ora News shkruan se kjo ...
TIRANË- Ministria e Mbrojtes ka bërë përditësimin e situatës së zjarreve në vend. Në një postim në rrjetet sociale ministria shkruan se aktualishst janë 7 ...
SHQIPËRI– 2 mijë e 478 viktima, 5 mijë e 792 raste të reja dhe 131 mijë e 451 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pa...
TIRANË– 40 drejtues mjetesh, nga të cilët 28 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 12 për drejtim mjeti pa leje drejtimi, janë vënë në pranga në ...
TIRANË -Autoriteti Kombërat i Ushqimit, ka publikuar të dhënat mbi bllokimin e akulloreve që u konstatuan me përmbajtje kancerogjene disa ditë më parë. Pas...
SHQIPËRI– Festivali i drogës, i quajtur Rave, pritet që të vijë në Shqipëri më 1 shtator të rinjë të varur nga lëndët narkotike, të huaj e shqiptarë ...