LIVE UPDATES
Aktualitet

“Jam e sëmurë me kancer, dua të të dhuroj 40 mijë euro”/ Zbulohet si funksionon skema e mashtrimit kibernetik: Gjithçk

1 Korrik 2021, 19:03 Nga DOSJA
“Jam e sëmurë me kancer, dua të të dhuroj 40 mijë

Top Channel ka siguruar një rast që vërteton se si funksionon mashtrimi kibernetik dhe kërkohen para nga mashtruesit, të cilët i thonë viktimave se persona të ndryshëm në botë kanë lënë pasuri për ta.

Një zonjë shqiptare që është nënë e dy fëmijëve është kontaktuar në profilin e të bijës në Instagram nga një mashtrues që përdor identitet të rremë. Ai i thotë se është një zonjë me origjinë italiane që do të dhurojë pasurinë e saj me vlerë 40 mijë euro pasi vuan nga një sëmundje e rëndë dhe ditët e saj janë të numëruara.

 “Unë quhem Viola Bucho, me origjinë italiane. Si përmbledhje unë dua t’i dhuroj gjërat e mia një personi të ndershëm që ka nevojë për të. Vuaj nga një sëmundje e rëndë e cila më dënon me vdekje të sigurt, është kanceri i kokës. Kam një shumë prej 40 mijë euro, kështu që unë do të dojë të bëja një donacion me mbështetje të besueshme dhe të sinqertë për ta përdorur atë.

Jam importues i vajit të kuq dhe kam kompaninë, kam humbur burrin tim 6 vjet më parë, i cili më preku shumë dhe nuk mund të martohesha deri më tani, nuk kisha fëmijë. Unë jam i gatshëm të jap këtë para vdekjes time sepse ditët e mia janë të numëruara në këtë tokë, kështu që në mungesë të kësaj sëmundjeje kam pasur vetëm një qetësues në Kanada për arsyet e shëndetit tim”, i shkruan “Bucho” në Instagram.

Pas kësaj bisede, mashtruesi i merr të dhënat e numrit të kontaktit dhe i shkruan në “Whatsapp” duke i thënë se është avokati i Viola Bucho, i cili prezantohet si Charles Boureq.

Fillimisht mashtruesi i kërkon 155 euro pasi pretendon se është kostoja e noterit që duhet të përgatisë certifikatën për të zhbllokuar pasurinë e zonjës. Por gruaja shqiptare shfaq shenja dyshimi dhe i thotë: “Unë s’kam një siguri a ekziston ajo pasuri. Thjesht me fjalë. Mund të dërgoni një foto a diçka që ta besoj a është e vërtetë çfarë po thoni”.

Më pas, mashtruesi i dërgon të dhënat e llogarisë bankare për të transferuar 155 euro në mënyrë që të vijojnë me procedurat e tjera. Adresa e bankës që i ka dërguar rezulton të jetë në Greqi.

Gruaja nuk shfaq besim dhe i thotë se nuk do e paguajë koston prej 155 euro, ndërsa mashtruesi përpiqet ta bindë duke i thënë: “Zonjë, ne vetëm po presim që ju të filloni me dosjen tuaj dhe sot nëse gjithçka shkon mirë deri nesër, ne do të mbarojmë me dosjen tuaj.”

Kur ajo insiston dhe i shkruan në disa gjuhë të ndryshme se nuk ka ku të gjejë paratë për të kryer pagesën, mashtruesi i përgjigjet: “Nuk ka rëndësi. Për sa kohë mund të shpresojmë për ju? Atje mund t’i them noterit tim të fillojë punën, unë do t’ju dërgoj formularin e bashkangjitur.”

Mashtruesi nuk dorëzohet dhe i dërgon formularin në “Whatsapp”, ku i kërkohet: emri dhe mbiemri, gjinia, data e lindjes, qyteti, shteti, kodi postar, numri në Whatsapp, puna si dhe dokumente:

Kartë identiteti ose pasaportë e dyfishtë ose ndonjë dokument tjetër që njeh identitetin. Ndër të tjera i thotë se po informacioni i duhet për certifikatën e dhurimit, ndaj i duhen edhe të dhëna si:

-emri i bankës, -numrat e llogarisë bankare, -IBAN, -BIC dhe i kërkon që të transferojë fonde në llogari sa më shpejt të jetë e mundur.

Shqiptarja i thotë se nuk mund të japë asnjë prej të dhënave të saj kur nuk e di nëse ekziston pasuria e zonjës nga Italia që ndodhet e shtruar në një spital në Kanada. Por mashtruesi përdor faktin që i ka dërguar kartën e identitetit duke i thënë:

“Pikërisht përmes detajeve tuaja të kontaktit, noteri im do të bazohet në krijimin e certifikatës së dhurimit. Në asnjë rrethanë banka nuk mund të fillojë transferimin pa nënshkruar certifikatën. Unë tashmë ju kam dërguar koordinatat e mia në mënyrë që të më jepni besimin tuaj në mënyrë që puna të bëhet sepse pa besim nuk mund të bëjmë asgjë për ju zonjë, ju duhet të keni besim tek ne.”

Gjatë bisedës, shqiptarja i thotë se nuk ka para dhe i dërgon një fotografi të avokatit Charles, me emrin e të cilit është prezantuar mashtruesi duke e pyetur nëse është ai. Mashtruesi e pyet menjëherë se ku e gjeti foton dhe më pas ajo tregoi se gjithçka u zbulua përmes një kërkimi që bëri në Facebook.

Menjëherë pas kësaj bisede, mashtruesi i kthehet historisë së tij duke i thënë: “Unë dua që të arrini të paguani atë kosto. Ju do të përfitoni nga zonja sepse unë fola me të këtë mëngjes për ty, ajo më tha për vajzën tënde të vogël.” Ndërsa shqiptarja i kërkon vërtetim të pasurisë së italianes, por mashtruesi nuk ka asgjë për ta vërtetuar dhe i dërgon dy fotografi të avokatit Charles Boureq.

Shqiptarja nuk e beson duke i thënë se janë imazhe të montuara. “Fotoja që keni është e ngjitur. Nuk është reale. Avokati im thotë që është mashtrim dhe t’mos jua jap të dhënat”, i shkroi ajo.

I vënë në vështirësi, mashtruesi i kërkon numrin e avokatit, por shqiptarja i thotë se nuk mund ta bëjë pa miratimin e tij sepse i ka thënë që nuk ka asnjë dokument të vulosur që ekziston trashëgimia.

Marrë nga Top-Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet sulmet kibernetike sulmet kibernetike


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet