Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
DURRËS- Shqipëria ka shënuar viktimën e parë nga koronavirusi. Bëhet fjalë për 73-vjeçaren me iniciale Q.G., e cila ishte kthyer nga Italia. E moshuara përveç koronavirusit vuante edhe nga sëmundje të rrugëve reparative që e bënë edhe më të vështirë shpëtimin e saj.
Por kur hyri në Shqipëri e moshuara, si u soll pas kthimit të atdhe dhe kush janë të infektuarit e tjerë që potencialisht la pas…?
Q.G., u kthye nga Bolonja e Italisë më 1 mars pasi kishte shkuar për të vizituar të birin, që prej vitesh jetonte atje. Nuk dihet nëse u infektua që në Itali apo rrugës për t’u kthyer në atdhe. Deri më tani qyteti i Bolonjas ka vetëm dy të vdekur.
Megjithatë ajo erdhi më 1 mars në fshatin Sukth të Durrësit ku edhe banonte. Madje shkoi edhe në një ceremoni mortore…
Shumë shpejt i nisën edhe shenjat e para, të cilat nuk u vunë re nga ajo, pasi prej kohësh vuante nga mushkëria. Dy ditë më pas, e moshuara shkoi vetë në spital për të marrë mjekimin e zakonshëm për sëmundjen e saj, pa kuptuar se ishte e infektuar. Mjekët vijuan që t’i shërbenin normalisht për më shumë se 5 ditë pasi ajo u shtrua si një e sëmurë kronike, pa iu treguar asgjë mjekëve se kishte udhëtuar në Itali. Dy ditë më parë ajo u “rrëfye” dhe me urgjencë u karantinua.
Pas pak minutash iu mor tamponi për t’u testuar nëse ishte pozitive me virusin Covid-19. Rezultati pozitiv ka dalë ditën e djeshme dhe që në atë moment janë izoluar menjëherë 30 persona, që kanë pasur kontakte me të duke përfshirë dhe mjekët e spitalit.
73-vjeçarja ndërroi jetë ditën e sotme, pa mundur as të niset për në Tiranë për shkak të gjendjes së rëndë. Por pas saj ka lënë edhe shumë të infektuar të tjerë, rezultatet e të cilëve do të dalin nga momenti në moment…
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRËS– Shqipëria përballet me viktimën e parë të Covid-19. Viktima e parë është 73-vjeçarja e shtruar në Spitalin e Durrësit, me inicialet Q.G, e k...
TIRANË- Situata me koronavirusin në Shqipëri sa shkon dhe përkeqësohet. Tashmë ka shkuar në 12 numri i konfirmuar i të prekurve, dhe mbi 157 persona iu jan...
TIRANË- Shtetasi turk, Selami Simsek, i cili është liruar nga burgu dhe është dërguar në qendrën e pritjes së emigrantëve është shprehur se i rrezikohet je...
Po mbushen plot dy muaj nga rrëmbimi, torturimi dhe zhdukja e Jan Prengës në Kamëz, por pavarësisht kohës së gjatë që ka kaluar, kërkimet policore për gjetjen e...
TIRANË- Nisur nga dita e nesërme, Forcat e Armatosura dhe Policia e Shtetit do të dalë në rrugë për të kontrolluar të gjithë njerëzit që kanë ardhur së fun...
Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, përkatësisht G. A. alias S. H., 23 vjeç dhe E. S., 25 vjeç, pasi tentuan të vidhnin një banesë ...
Tiranë- Mjeku popullor, Ylli Merja, këshilloi të gjithë qytetarët të bëjnë kujdes me koronavirusin, duke iu treguar dhe çfarë duhet të konsumojnë. I ftua...
Durrës- Ditën e sotme kanë mbërritur në portin e Durrësit 380 pasagjerë, edhe pse një ditë më parë qeveria dha urdhër që të ndalohet transporti detar me Italinë...
Tiranë- Posta Shqiptare ka njoftuar se të gjithë pensionistët nuk duhet t’u drejtohen sporteleve të postave për të tërhequr pensionin e tyre, pasi ky shërbim do...