LIVE UPDATES
Aktualitet

Italianët të pakënaqur nga ‘Air Albania’: Një xhevahir, por shumë i vogël (Shkrimi)

8 Maj 2022, 19:55 Nga DOSJA
Italianët të pakënaqur nga ‘Air Albania’: Një

ROMË- Kur nuk mjaftoi Ëembley, imagjinoni stadiumin e vogël në Tiranë! Përpjekjet për të kapur një biletë për finalen e Konferencës vazhdon, por është e vështirë, shumë e vështirë. Për tifozët e Romës si dhe për tifozët e Feyenoord. Zgjedhja e çuditshme e UEFA-s për ta luajtur lojën në një ambient që do të mund të strehojë më pak se 19 mijë persona, krijon vështirësi të mëdha për ata që kishin blerë tashmë bileta ajrore për në Shqipëri prej disa kohësh.  Roma kishte rreth 3500 hyrje, të cilat i shpërndante falas. Një pjesë shkoi me short për mbajtësit e biletave të sezonit, personave me aftësi të veccanta dhe 166 veteranët e familje të lidhura me kompaninë dhe sponsorët, ndërsa dy shoqatat zyrtare të mbështetësve morën 100 bileta secila. Një kuotë do t’u jepet gjithashtu grupeve të organizuara të Curva Sud. Pjesa tjetër i takon shpërndarjes së UEFA-s, e cila do t’i nxjerrë në shitje në faqen e saj javën e ardhshme me një kosto që varion nga 50 deri në 180 euro. Pjesa e mbetur duhet të jetë rreth 10,000 bileta. E pamundur t’i kënaqësh të gjithë për një ngjarje historike që do të luhet në vendin e gabuar.

Jo sepse është Tirana, sepse sigurisht është një qytet i bukur dhe mikpritës. Edhe vetë stadiumi, Arena Kombëtare konsiderohet një nga xhevahiret e Evropës. Ne biseduam për këtë me arkitektin italian të cilit iu besua projekti, Marco Casamonti. 

“Stadiumi është një nga më modernët në Evropë. Unë e kuptoj problemin e kapacitetit,”- shpjegoi ai, “por ai u zgjodh pikërisht për efikasitetin e tij. Dukshmëria dhe komoditeti janë perfekte. Dhe më pas ndodhet në zemër të qytetit: pothuajse të gjithë mund ta arrijnë në këmbë. Është inauguruar në vitin 2019 ka kushtuar 100 milionë euro, 10 prej të cilave financuar nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe pjesa tjetër nga investitorë privatë. Në Itali vetëm stadiumi i Juventusit dhe Dacia Arena kanë një standard të këtij niveli. Konsumi i energjisë me ndriçimin LED është shumë i ulët. Dhe teknologjia është e gjeneratës së fundit në çdo aspekt”. Përdoret vetëm nga kombëtarja shqiptare dhe për finalet e kupës kombëtare. Është një shembull që duhet t’i referohemi në Itali. Në Tiranë nuk ka stadium por një godinë që përdoret edhe kur nuk ka ndeshje. Në kullën që ka pamje nga stendat ndodhet një hotel. Dhe në anët do të gjeni restorante, dyqane, qendra tregtare. Një investim i qëndrueshëm në hap me kohën që mundi të përfitonte nga ndërtimi në një impiant para-ekzistues. Stadiumi i vjetër Qemal Stafa, prej të cilit mbijeton vetëm fasada kryesore, i transformuar. Ne donim ta ruanim sepse kishte vlerë historike. E hoqëm dhe më pas e rivendosëm. Por për të rritur kapacitetin në 22 mijë vende pa shkelur ligjet e urbanistikës, ne preferuam të ndërtonim dy unaza, duke hequr dorë nga një nga katër tribunat. Nga njëra anë ka vetëm 2000 vende VIP, në stilin e Bombonerës së Buenos Aires. Kjo ide, e cila të kujton edhe teatrot e vjetra greko-romake, e bën stadiumin të përdorshëm për evente të tjera, si koncerte, mjafton të vendoset skena përballë tribunës, e cila nuk mund të përdoret për spektatorë”.

Protestat kundër UEFA-s megjithatë vazhdojnë. Dhe nuk ka të bëjë vetëm me finalen e Konferencës. Edhe për Champions League, që luhet në Paris në stadiumin e madh Stade de France, qeveria europiane e futbollit ka mbajtur për vete një sërë biletash që penalizojnë tifozët e Liverpool dhe Real Madrid. 

“Nuk është e mundur që klubet finaliste të kenë më pak se 20,000 hyrje secila,” vuri në dukje Jurgen Klopp, i cili në të kaluarën ka qenë gjithashtu kritik ndaj menaxhimit të finaleve nga UEFA. “Dikush duhet të më shpjegojë se ku shkojnë të gjitha biletat e tjera.” 

Marrë dhe përkthyer nga Corriere Dello Sport

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore sport air albania conferenca league air albania conferenca league

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet