Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
ITALI-Në qytetin e vogël Vò Euganeo, në Itali janë testuar 3,300 banorët e qytezës përfshi edhe ata që nuk kanë pasur simptoma, në mënyrë që të studiohet, dinamikën e kalimit të sëmundjes nga një person tek tjetri dhe kategoritë në rrezik.
Në 6 Mars kur filloi studimi në këtë qytet kishte të paktën 90 persona të infektuar, mirëpo që prej 4 ditësh nuk ka më asnjë rast. Qyteza e vogël italiane Vò Euganeo, në Italinë veriore, ku u shfaq vdekja e parë nga koronavirusi në Itali, është bërë rast studimi që tregon sesi shkencëtarët mund ta neutralizojnë përhapjen e virusit.
Studimi është bërë nga universiteti i Padovas, me ndihmën e rajonit të Venetos dhe Kryqit të Kuq Shkencëtarët i testuan banorët dy herë dhe studimi çoi në rolin vendimtar të përhapjes së koronavirusit nga personat që nuk kishin simptoma.
“Ne kishim mundësi ta ndalnim shpërthimin këtu sepse identifikuam dhe eliminuam infektimet “e fshehura” dhe i izoluam ato”, -tha Andrea Crisanti, ekspert infektolog në Kolegjin Mbretëror në Londër që mori pjesë në projektin e Vò Euganeos.
Sergio Romagnani, profesor i imunologjisë klinike në Universitetin e Firences, shkroi në një letër drejtuar autoriteteve se “izolimi i asimptomatikëve është thelbësor që të jetë në gjendje të kontrollojë përhapjen e virusit dhe ashpërsinë e sëmundjes.”
Guvernatori i Veneto-s, Luca Zaia tha se testimi nuk dëmton askënd.
“Këtu ishin dy rastet e para. Testuam gjithkënd edhe pse ekspertët na thanë se ishte gabim, 3000 teste. Gjetëm 66 persona pozitivë, të cilët i izoluam për 14 ditë, dhe pas kësaj, 6 prej tyre ishin ende pozitivë. Dhe kjo është mënyra sesi i dhamë fund,” -tha ai.
Vo Euganeo nuk ka raportuar asnjë rast të ri që nga 13 Marsi
Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 3.405. Ndërsa në SHBA kanë humbur jetën 217 persona. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 7 persona dhe në Francë ka 372 viktima. Të infektuar ka edhe në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Gjermani dhe në shumë vende të Europës. Në Shqipëri 70 persona janë infektuar me COVID-19 dhe 2 prej tyre ka humbur jetën.
Burimi:Livescience
(A.K.Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
AMERIKË– Për shkak të përhapjes së koronavirusit dyqanet më të mëdha të modës janë detyruar të mbyllen . Marka e njohur Capri Holdings Limited dhe Valentin...
KOSOVË- Kryeminsitri Albin Kurti ka reaguar pas vendimit të qeverisë për heqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe. Në një reagim në Facebook, Kurti shkruan...
KOSOVË- Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar pas vendimit të Albin Kurtit pë të hequr taskën 100% ndaj mallrave serbe. Në një reagim në Facebook, H...
SPANJË- Numri i viktimave në Spanjë ka arritur në 1000, ndërkohë janë regjistruar mbi 2000 të infektuar. Këtë e kanë bërë me dije drejtori i Qendrës Koordi...
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar mbledhjen e radhës së qeverisë duke marrë një vendim të rëndësishëm atë që heqjes së taksës 100% ndaj mallrav...
BRUKSEL– Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ka dhënë një lajm të rëndësishëm sot për të gjitha vendet anëtare të BE-së.Në një konferencë, V...
POLONI-Një vajzë 27-vjeçare nga Polonia, ka ndërruar jetë nga koronavirusi vetëm pak ditë më vonë pasi ishte bërë nënë. Koronavirusi mesa duket nuk merr...
MAQEDONI E VERIUT– Maqedonia e Veriut është zyrtarisht anëtare e NATO-s. Ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili ka njoftuar autori...
BRITANI-Qeveria britanike ka bërë me dije ditën e sotme masat që do të marrë për të përballuar pandeminë e Covid-19.Kancelari Rishi Sunak, ku tha se qeveria ka ...
TIRANË– Një aplikacion që gjurmon ku keni qenë dhe në cilat rrugë keni ecur, e më pas i ndan këto të dhëna personale me përdoruesit e tjerë në një m...