Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Ishte “Kinezi” i Aldo Bares! Kush është Alban Semaku, viktima me dy emra (KRIMET)
17 Tetor 2021, 15:13Nga DOSJA
PEQIN– Alban Semaku, i njohur ndryshe me pseudonimin “Kinezi” është gjendur i vrarë pranë lumit Shkumbin në Peqin. Viktima, njihet si mik dhe bashkëpunëtor i ngushtë me “kapon” e bandës së Lushnjes, Aldo Baren. Por deri në vitin 2011 mbante emrin Elton Mermali.
‘Kinezi’ ishte pjesëtar i bandës së Lushnjes, grup me mbi 100 anëtarë, me në krye Aldo Baren, i cili ishte udhëheqësi me autoritet absolut. Vetë Mermali ka qenë i dënuar për një vrasje të kryer në vitin 2003, për të cilën e ekstraduan nga Italia në vitin 2006. Pasi doli nga burgu, duket se nuk zgjodhi që t’i rikthehej jetës normale.
Ai përfundoi sërish pas hekurave por kësaj herë për vepra të tjera penale të lidhura me kanosjen ndaj qytetarëve por edhe prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Në vitin 2015, ai ishte arrestuar pasi kishte kërcënuar një qytetar me armë zjarri për arsye të dobëta, ndërsa qelinë e kishte lënë vetëm pak muaj më parë. Semaku ka qenë më herët i dënuar me 6 vite burg për vrasje e njihej si pjesëtar i Bandës së Lushnjes, e kryesuar nga Aldo Bare.
PEQIN- Identifikohet trupi i gjetur pa shenja jete në Peqin. Mësohet se viktima është identifikuar si Alban Semakunga e ëma në morgun e Elbasanit. Dyshohet se ë...
PEQIN– Personi që shihni në foton e mëposhtme është viktima e gjetur sot pranë lumit Shkumbin, Elton Mermali gjithashtu i njohur edhe si Alban Semaku, 38 ...
ELBASAN– Dalin pamjet e para nga sherri për një tavolinë që përfundoi në vrasjen e një personi! Në videon e mëposhtme të siguruar nga “ABC”, tregohet qart...
KUKËS– Operacioni i RENEA-s në Kukës ka vënë në pranga një pranga një person ndërkohë që ka shpallur në kërkim një tjetër. Besmir Sulaj është arrestu...
SARANDË- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Sarandë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 59-vjeçar me iniciale A.C është arrestuar p...
ANGLI– Shërbime sociale në Britaninë e Madhe kanë shpallur si të humbur 8 minorenë shqiptarë, duke kërkuar ndihmën e publikut në gjetjen e tyre. Minorenët...