LIVE UPDATES
Aktualitet

“Ishte bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit”/ Agron Tufa nxjerr pseudonimin e Gramoz Ruçit: Ky ishte pseudonimi i kryeta

24 Shtator 2020, 17:01 Nga DOSJA
“Ishte bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit”/ Agron

TIRANE– Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi njihej me pseudonimin ‘Cigarja’.

Këtë e ka treguar studiuesi Agron Tufa i cili me anë të një postimi në ‘Facebook’ shkruan se Ruçi ka qënë ministri i fundit i Ministrisë së Punëve të Brendshme të diktaturës komuniste mbi të cilin rëndon urdhëri i vrasjes së katër heronjve të demokracisë me 2 prill 1991 para godinës së Komitetit të PPSH në Shkodër.

Më tej në postimin e tij kilometrik, Tufa shkruan se Ruçi ka qenë edhe spiun, informator i Sigurimit të shtetit gjatë kohës kur ka qenë arsimtar në Tepelenë.

Përveç pseudonimit të “Cigares’’ Tufa shkruan se Kryetari i Kuvendit kishte dhe të tjera.

Postimi i plotë: SHKËLQIMI VERBUES I “CIGARES” DHE QEFINI I TYMIT TË TIJ

(Ju lutem shpërndajeni para se ta bllokojnë. Edhe mediat.)

Duket se kazanët me plehra më toksike të historisë komuniste përcaktojnë tashmë nivelin dhe cilësinë e demokracisë shqiptare, cilësinë e lirisë sonë dhe rrjedhimisht, aspiratat tona për të ardhmen. Si qe e mundur që dolën nga bimsat më të flligështa këto personazhë të errët? Këto ditë sërish flitet për atë “shpesëri nate” që vjen nga e kaluara dhe sundon jetën tonë. Flitet për “Cigaren” me shpotitë e merituara, për “Yllin” e për fantazma të tjera të komunizmit. E keqja është se ata nuk janë fantazma, por pushtete reale, vampirë që realisht po i thithin gjakun atdheut tonë të drobitur, duke i kallur në gjak ndotjet dhe helmin që shpërndajnë. Është e papërfytyrueshme, për shembull, karriera e “Cigares” në demokraci. Për ata që nuk e dinë se kush është “Cigarja”, po ua heqim merakun: është kreu më i lartë i një pushteti legjislativ për një republikë, ndryshe – krytari i Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, shoku Gramoz Ruçi. Mbase shumëkush e di faktin, se Ruçi ka qenë ministri i fundit i Ministrisë së Punëve të Brendshmë të diktaturës komuniste mbi të cilin rëndon urdhëri i vrasjes së katër heronjve të demoracisë me 2 prill 1991 para godinës së Komitetit të PPSH në Shkodër.

I bie që të ketë qenë dhe ministri i fundit i brendshëm i diktaturave komuniste në krejt Europën Qëndrore dhe Lindore. Por jo vetëm që nuk u ndëshkua për krimet e tij, po përkundrazi, bëri karrierën më të paimagjinueshme për këto 30 vite “demokraci”, deri në Olympin e Parlamentit sot! A ka delir më të madh e më të sëmurë se ky? Epo i lumtë…!

Por, për ata që nuk e dinë, duhet shtuar dhe ky fakt, që shoku Gramoz Ruçi ka qenë edhe spiun, informator i Sigurimit të shtetit gjatë kohës kur ka qenë arsimtar në Tepelenë. Ai është rekrutuar me 3 nëntor të vitit 1975 dhe duhet të jetë çaktivizuar me pranimin anëtar i PPSH me 1979, derisa bëhet dhe Kryetar i Komitetit të PPSH të Tepelenës. Kuptohet dhe nuk është aspak çudi, që gjithë tejngopja e institucioneve më të larta të shtetit me ish-oficerët e lartë të Sgurimit është bërë nga një i ngjashëm, koleg e ish bashkpunëtor i tyre. Mos u habitni.

Të luftosh e të denoncosh krimet e komunizmit dhe dominimin e Sigurimit në institucione, për t’ia raportuar shokut Gramoz dhe vëllezërve të tij të Sigurimit, thoni si të doni, është akt kuraje, por dhe rreziku, për sa dihet, se meqë ai vetë i ka sjellë dhe i ka riveshur me pushtete të larta, nuk e ka aspak problem të t’i ndërsejë, të të bëjnë gjëmën. Dhe shko pastaj ti e ankohu në Policinë e shokut Gramoz, në Drejtësinë me gjykatat dhe prokurorinë e shokut Gramoz e mallko mandej gjithçka për fatkeqësinë… Si do të ishin sjellë vallë institucionet demokratike të Europës me një ekzemplar të tillë? Por ajo që më trondit është fakti i paabstragueshëm, që në Shqipëri ekziston një institucion që përgjigjet për Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSH): a ka marrë mundimin vallë ky institucion që t’i denoncojë publikisht në rrugë zyrtare dhe në media këto implikime me Sigurimin të “Cigarës”, “Yllit” (Servet Pëllumbi) e të tjerëve?

Sepse ai është bash thelbi i punës së tyre për të cilin paguajmë taksa dhe jo dosjet e dhëna nën dorë të shkrimtarëve klasikë antikomunistë shqiptarë për t’i manipuluar. Nëse ankohen me faktin se dosjet për këta levendë e azganë të tmerrit komunist janë zhdukur (që ka mjaft gjasë), atëherë në dijeninë time AIDSSH ka nën administrim edhe fondin e dosjeve të Komisionit “Mezini”, prej të cilit është marrë dhe ky dokument i mëposhtëm, i cili ka dhe pseudonime të tjera, përveç “Cigares”.

Mënyrën se si mbijetuan “Cigarja”, “Ylli” e të tjerë na sqaron skrupulozisht studiuesi dhe arkivisti Kastriot Dervishi në një prej postimeve të tij më të çmuara që meriton t’i referohesh sa herë flitet mbi këtë temë:

Ligje për njerëz të veçantë dhe jo për kategori njerëzish

Ligji nr.8043, datë 30.11.1995 “Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik”, pësoi ndryshimin më të madh me ligjin nr.8220, datë 13.5.1997. Gjatë tryezës së partive politike, opozita e majtë, imponuese në pranverën e vitin 1997 vuri kushte të hyrjes së saj në zgjedhje edhe ndryshimet e ligjeve të nr.8001 të antigjenocidit dhe ligjit nr.8043 të lustracionit.

Te ligji nr.8043, u ndryshua neni 2, duke hequr ndalimet për anëtarët e Komitetit Qendror të PPSH-së, sekretarët e parë vendorë të PPSH-së, anëtarët e qeverisë, Këshillit Presidencial, kryetarin e Gjykatës së Lartë, prokurorin e përgjithshëm, deputetët; hetuesit, prokurorët, gjyqtarët e ndihmësgjyqtarët e proceseve politike speciale. Kategoritë e vetme që u ndaluan të kandidonin ishin oficerët e bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit dhe dëshmitarët rëndues të gjyqeve. Duke pasur parasysh se dy figura të larta të PS-së, përkatësisht “Ylli” (që figuronte në regjistrin e agjenturës pasive) dhe “Cigarja”, kishin marrë vendime negative nga komisioni i figurës, por duhej të ishin në politikë, u vendos që “ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, si dhe denoncuesit dëshmitarë në dëm të të pandehurve në proceset politike”, nuk ndëshkoheshin në rast se nuk kishin aktivitet “në 20 vjetët e fundit”.

Periudha 20 vjeçare ishte fiks mbyllja e aktivitetit me Sigurimin e “Cigares”. Në këtë mënyrë “Ylli” dhe “Cigarja” vazhduan të jenë në politikë, madje ta shohin politikën nga maja legjislative. Lustracioni vijoi të kërkohej vetëm te njerëz të parëndësishëm, madje të ishte më qesharak se kurrë. Ndryshimet në fjalë u votuan me debate e pakënaqësi me 48 vota pro, 9 kundër, asnjë abstenim. 25 deputetë nuk morën pjesë në votim.

(Pjesë nga studimi “Lustracioni dhe arkivi për të në Shqipëri”)

Demokracia që kujtuam se fituam me shembjen formale të komunizmit ka qenë një përrallë bajate e turmës naive. Në fakt ka qenë e vazhdon të jetë më shumë se kurrë sot një jerm i vjetër absurd. Restaurimi i enverizmit me figurrat më të errëta e gjakatare ka prekur apoteozën më të shëmtuar, më të turpshme, sepse enveristët tashmë, prej shumë vitesh kontrollojnë të gjitha pushtetet. Ky gram i keq, kjo bimësi helmatisëse u harbua e u harlis me ardhjen në pushtet të ish partisë së punës (partia socialiste) dy herë (përkatësisht me 1997 dhe 2013) me të gjitha lidhjet gjenetike me nëntokën enveriste. Në këto kushte kauzat për drejtësi dhe dënim të krimeve të komunizmit janë një shaka tejet e ekzagjeruar. Jo se këto krime nuk po denoncohen çdo ditë nga një grusht njerëzish kryesisht pa pushtet politik, por ky denoncim i hapur, përveçse nuk e ndryshon gjendjen, shndërrohet në rrezik, deri dhe ekzistencial, për vetë një grusht individësh me kurajë civile që po bartin tash sa kohë këtë kauzë.

Dominimi i pushtetit politik e administrativ të enveristëve, oficerëve të sigurimit komunist, kapja e instancave më të larta të Drejtësisë nga simahorët dhe pjellat monstruoze të diktaturës, trashëgimtarët e regjimit të djeshëm – i gjithë ky establishment enverist kontrollon jetën tonë nga parlamenti dhe shtririhet si mtastazat e kancerit në çdo aspekt të jetës sonë shoqërore.

Kjo racë bastarde pa pikë morali prodhon në seri dhe adeptët e korrupsionit, mafies, trafikut ndërkombëtar, i ndihmuar fuqishëm nga propaganda qeveritare e mediatike. Nuk duhet të habitemi më, se pse në atdheun tonë vazhdon të dendësohet atmosfera mbytëse e një muzg të palëvizshëm varrezash, dëshpërimi social dhe humbja e shpresës se mund të ndërtohet jetë normale njerëzore në atdhe. Rezultatin tashmë e dini: sa qytetarë shqiptarë janë jashtë dhe sa të tjerë përpiqen dëshpërimisht ta lënë Shqipërinë. Këtij qorrsokaku do t’i shkonin vargjet e Atë Gjergj Fishtës:

“O Perëndi, a ndjeve?/Tradhëtaret na lanë pa Atdhe,/E Ti rri e gjuan me rrufe/ Lisat n’për male kot…”

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gramoz ruci gramoz ruci

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale