LIVE UPDATES
Aktualitet

Ishin kthyer në tmerrin e Korçës/ Vidhnin banesa dhe shisnin orenditë, arrestohen 2 hajdutët

22 Tetor 2019, 10:20 Nga DOSJA
Ishin kthyer në tmerrin e Korçës/ Vidhnin banesa dhe shisnin

KORÇË- Në prangat e policisë në Korçë kanë rënë dy persona, ndërkohë një tjetër është shpallur në kërkim. Arrestimi i tyre erdhi pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata vidhnin në banesa orendi të ndryshme dhe më pas i shisnin. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vjedhja më shumë se një herë, kryer në bashkpunim” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Banesat”.

Operacioni i zhvilluar për të goditur veprimtarinë kriminale në fushën e vjedhjes së banesave në qytetin e Korçës.

Vidhnin në banesa orendi të ndryshme shtëpiake, procedohen penalisht 4 shtetas, 2 prej të cilëve të arrestuar në flagrancë, 1 shtetas në gjendje të lirë dhe 1 tjetër në kërkim.

Vendoset masa e sekuestros preventive për pikën e shitjes, në të cilën keta shtetas tregtonin sendet e vjedhura, një pjesë e të cilave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e disa vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Korçës, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Banesat”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve

• K.I, 28 vjeç, (i dënuar më parë disa herë për veprën penale “Vjedhja”),

• K.S, 26 vjeç.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit:

• A.K, 20 vjeç.

Si edhe u shpall në kërkim shtetasi:

• T.L, 34 vjeç, banues në Korçë (i dënuar me parë disa herë për veprën penale “Vjedhja”).

Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të jenë autorë të ngjarjeve të mëposhtme:

Në datë 04.08.2018, është vjedhur banesa e shtetases M.K, në lagjen nr.12, ku është marrë një televizor.

Në datën 16.10.2019, janë vjedhur banesat e shtetasit Th.Ç, dhe shtetases P.G, në lagjen nr.4, ku janë vjedhur tre televizorë dhe tre soba.

Në datën 18.10.2019, është vjedhur banesa e shtetasit I.K, në lagjen nr.1, ku kanë marrë sende dhe orendi të ndryshme shtëpiake.

Shtetasit K.I, A.K dhe T.L, sendet e vjedhura në banesa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës, i shisnin më pas tek pika e tregtimit të shtetasit K.S., në lagjen nr.8 të qytetit, ndaj së cilës u vendos masa e sekuestros preventive.

Vijon puna për kapjen e shtetasit T.L, si dhe dokumentimin me prova ligjore edhe të disa vjedhjeve të tjera, ku autorë të tyre dyshohet të jenë shtetasit e lartpërmendur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vjedhja më shumë se një herë, kryer në bashkpunim” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ishin kthyer në tmerrin e korçë ishin kthyer në tmerrin e korçë

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet