LIVE UPDATES
Art&Argëtim

‘Isha mbyllur në studion time, dhe po…’/ Rrëfimi i aktorit Koço Qendro: Si më zunë me “dashnoren

25 Maj 2020, 06:05 Nga DOSJA
‘Isha mbyllur në studion time, dhe po…’/ Rrëfimi i

“Ashtu ndodhi vërtet, nis të tregojë aktori Koço Qendro. Më zunë në flagrancë me dashnoren time. Ndoshta që nga ajo ditë nisa të bëhesha më i njohur. Pas provave unë hyja gjithnjë në studion time.

Të njëjtën gjë bëra edhe atë ditë që lindi kjo histori. Dikush prej aktorëve që kishte kaluar aty afër derës së studos sime kishte dëgjuar zhurma të çuditshme. Ishte afruar të dera dhe kishte vënë veshin.

I ishte dukur se po dëgjonte edhe rënikme… Kaq duhej. Personi që kishte zbuluar të fshehtën kishte nxituar t’ua jepte lajmin edhe gjithë të tjerëve. Nuk e mbante dot përbrenda: “Koço Qendro është në studio me një femër!” Një çast të gjithë kishin mbetur të habitur. “Si ka mundësi, Koçoja është i martuar!” “Nuk e kemi njohur për të tillë!”, kishte thënë një tjetër. “ Po me cilën do të jetë vallë?”, ishte pyetja që i mundonte të gjithë.

Donin të hapnin derën e studios, por në të njëjtën kohë kërkonin të gjendin edhe ndonjë justifikim, që trokitja në derë të dukej si rastësi. Kapja në flagrancë duhej të ndodhte atë çast, sepse unë mund të dilja nga studioja dhe gjithçka do të dështonte. Dikush prej aktorëve e mori guximin të vinte dhe të hynte në studio.

Provoi ta hapte derën, por unë e kisha mbyllur me çelës nga brenda. Duke dashur të mos më linin shumë kohë, aktori nisi të thërriste: “Koço hape derën… Koço hape derën… Koço…!”. Të them të drejtën, u tmerrova. Atë çast mendova se mund të kishte rënë zjarr në teatër dhe nëse unë nuk dilja që aty, atëherë do të digjesha i gjallë në studion time. Një çast mbeta i hutuar. Nisa të kërkoj çelësin e derës, po ku dreqin e kisha lënë…. Përsëri u dëgjua një zë që tha: “Lëreni të qetë Koçon, po merret me provat gjenerale!….”.

PARGATITESHIM PËR FESTIVALIN E ESTRADAVE

“Po, kjo gjë ndodhi atë mbrëmje që do të jepnim provën gjenerale. Përgatiteshim për festivalin e estradave, vijon të tregojë aktori Koço Qëndro. Konkurimi do të bëhej në Durrës. Të gjithë ishim në ethet e përgatitjes. Sigurisht, dëshironim të ishim më të mirët.

Në të njëjtën situatë gjendej edhe regjisori ynë, Mihallaq Luarasi. Edhe atë nuk e mbante vendi. Nga pas derës dëgjova që dikush, tha jo pa ironi: “Neve po na zien koka, ky paska gjetur kohën të mbyllet në studio, por duke e shmangur fjalën “femër”…

Në të vërtetë qëndrimi im në teatër edhe pas provave ishte i pajustifikuar, pasi unë nuk kisha asnjë rol; kisha vetëm dy role tepër të vogla që nuk kishin asnjë rëndësi, madje as që mund të quheshin role. Por ama ekzistonte edhe një e vërtetë tjetër: deri para disa ditëve kisha patur 5 role, madje mund të them se kisha rolet më të mira.

Gjithë ditën jetoja vetëm me personazhet e mia. Mund të them se më shfaqeshin edhe në gjumë. Bisedoja me ta. Ditët kalonin dhe ne pothuajse kishim mbërritur në fund të përgatitjeve. Pas pak ditësh do të gjendeshim në Durrës. Pikërisht në këtë çast ndodhi diçka e çuditshme.

Drejtori i teatrit “Andon Zako Çajupi” nxori një urdhër: “Trupa e Estradës të përforcohet edhe me aktorët e trupës së teatrit”. Fill pas kësaj në trupën tonë erdhën Pandi Raidhi dhe Dhimitër Orgocka. Ata do të shihnin të gjitha materialet dhe do të kishin të drejtën të merrnin çdo rol që do t’u pëlqente.

Çuditërisht u pëlqyen rolet e mia. Ata të dy m’i morën të gjitha dhe unë mbeta pa asgjë. Nuk them se ishte faji i tyre, ashtu kishte qenë urdhri, por vetëm unë e di si u ndjeva atë çast kur e pashë veten të zhveshur nga gjithçka, lakuriq. Atë çast nuk kam për ta harruar kurrë, t’i marrësh rolin aktorit, është njësoj si t’i marrësh të dashurën

SEBEP U BE MEHMET SHEHU!

Dëgjova përsëri zërin nga jashtë studios: “Hape derën”!. Gjithçka po më ecte ters e më ters. Që nga dita që m’i hoqën rolet kisha qenë i dëshpëruar. Hidhërimi më lexohej qartazi në fytyrë, në sy, në gjithçka. Ndihesha i fyer dhe i prekur, por nuk kisha çfarë të bëja. T’i marrësh rolet një aktori nuk ka gjë më të papranueshme.

Ndoshta do të kisha mbetur pa asnjë rol dhe jashtë konkurrimit po të mos kishte ardhur në Korçë Mehmet Shehu. Ai kishte parë pambukun të lënë jashtë, në mes të shiut, përpara sheshit të trikotazhit dhe po atë çast kishte dhënë urdhër që të shkruhej një skeç. U ul dikush dhe shkroi diçka, sepse nuk mund të bëhej ndryshe. U quajt skeç, por në të vërtetë ai material vetëm skeç nuk ishte.

Përmbajtja e tij ishte ujë dhe asgjë tjetër. Atë rol ma dhanë ta luaja unë. “ Po kjo pikë e zezë, thashë me vetë, po më japin këtë rol që të turpërohem”. Të thosha jo, nuk e luaj, nuk isha dhe aq trim, e pranova në heshtje. Trishtimi nuk më hiqej nga fytyra.

Vrisja mendjen se si mund të dilja nga kjo situatë, por nuk po gjeja dot rrugëzgjidhje. Ndoshta ishte paramenduar që unë të turpërohesha….”. Nisa të ndjeja nevojën të bisedoja me dikë që të largoja dëshpërimin tim. Madje që nga ajo ditë kisha nisur të hyja i vetëm në studion time. Do t’ua tregoj më poshtë se si u ngatërruan gjërat.

“Fatmirësisht u vendos të shkruhej edhe një material të tjetër ku do të ironizoheshin njerëzit e fesë. Skeçi u shkruajt, por mua më dhanë rolin e kardinalit i cili nuk kishte asnjë fjalë. Çfarë të bëja me të?! Mbeta me dy role të vogla dhe të dobëta. Megjithatë, filluam provat.

Në çdo moment isha i ftohtë. Tashmë isha unë ai që po luaja rolin e ironisë me drejtuesit e teatrit. Sa herë që vinin dhe më shikonin, shprehnin mendimin se roli i kardinalit duhej hequr, pasi Koço Qëndro nuk po sillte asgjë të re me atë rol. Në të vërtetë unë kisha filluar t’i bëja provat fshehurazi.

Kur të gjithë largoheshin nga teatri, unë nisja nga provat e mia. Megjithatë, fillimisht shkova te aktori Dhimitër Trajçe, sepse ai kishte një album të madh dhe i kërkova të më gjente figurën e ndonjë kardinali. Kur ai ma gjeti një të tillë u hodha përpjetë nga gëzimi. Shkova te piktori Kostaq Tushi dhe i kërkova të ma pikturonte. Sakaq ai mori penelin dhe e hodhi në letër.

Pas kësaj ia nisa seriozisht: zgjodha veshjen, makiazhin dhe nisa të bëja prova vetë. Mbyllesha në dhomën time që kisha në teatër dhe qëndroja atje për herë orë të tëra me radhë. Pas shumë përpjekjesh u binda se ia kisha dalë mbanë. “Hape derën!“ u dëgjua sërish zëri nga jashtë. Unë deri në atë çast e kisha gjetur çelësin.E hapa derën. Të gjithë po më vështronin të habitur.

Të gjithë dukej sikur pyesnin veten: Si është e mundur! “Vetëm qenke Koço?“- me pyeten. “Vetëm jam“, u përgjigja. “Po çfarë po bën këtu“, më pyetën, por edhe duke vështruar tinëz nga dera e garderobës së rrobave. Deshironin te shkonin prane garderobes, por nuk paten guxim ta hapnin. Nuk dinin si të bënin. U vunë të gjithë në mëdyshje. Si ndenjën edhe pak të menduar, dolën nga studioja njëri pas tjetrit…Pas pak do te fillonin provat gjenerale.

PROVA GJENERALE

“Kur ishin larguar te gjithe, mbylla deren e studios me celes dhe zbrita te skena per te luajtur proven gjenerale. Deri para kesaj mbremjeje, drejtuesit e teatrit më kishin parë tepër të ftohtë, aq sa po më konsideronin si aktor të dështuar. Megjithatë gjithcka do te vendosej te kjo prove e fundit; nese do t’i mbaja rolet apo do te m’i hiqnin. Por atë mbremje gjithkush mbeti i befasuar.

Që në çastin e parë të pranishmit filluan të duartrokisnin dhe të qeshnin me të madhe. Isha tjetërsuar krejtësisht. Roli im nuk kishte asnjë fjalë, por mjaftonte një e përkulura ime që salla të ngrihej peshë. Rreth meje ishin njerëzit e qeverisë.

Ata bisedonin se çfarë duhej të bënin, por nëse unë mblidhja buzët, ata që ata çast e dridhnin bisedën se kuptonin që Papa ishte i pakënaqur. Ndryshimet e papritura e të herepashershme te deputetëve (personazheve) sillnin të qeshura shpërthyese.

Nëse unë tundja kokën në shenjë miratimi, atëherë të mëdhenjtë e vendit, i jepnin ton bisedës dhe ideve të tyre, por deri në një çast ama, se unë përsëri shprehja mes pamjes time një pakënaqësi të dukshme dhe që atë çast gjithë ata që ishin rreth meje, tradhtonin idetë e tyre duke u përpjekur t’i ndryshonin ato në përputhje me atë se çfarë mund të mendoja unë.

Kalimi nga një çast te një tjetër, përmes një temporitimi të llogaritur mirë, ai skeç që nuk kishte në përmbajtje veçse ujë, u kthye një nga rolet më të mira të atij festivali. Kur shkuam në Durrës, atje me rolin e kardinalit mora vlerësimin “Aktori më i mirë”.

Mbaj mend që atë çast u ndjeva i qetë, i lumturuar, sepse i kisha shpëtuar turpit… Të njëjtin sukses do të kisha me pas edhe me rolin e vogël të një kinezi…” . Kjo ishte femra ime me të cilën më kapën në flagrancë, me të mbeta i dashuruar gjithë jetën time edhe sot e kësaj dite.

Marrë nga Korça Jonë

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur koço qendro koço qendro

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës