Bota

Ish-kryeministri italian i zhgënjyer nga Mogherini: U pendova që e zgjodha

Në librin e tij të sapobotuar me titull “Një tjetër rrugë. Ide për Italinë”, ish-kryeministri shkruan se është penduar që ka propozuar Mogherinin si shefe të diplomacisë dhe sigurisë.
Featured image of article: Ish-kryeministri italian i zhgënjyer nga Mogherini: U pendova që e zgjodha Matteo Renzi dhe Federica Mogherini

ITALI– Ish-kryeministri italian, Mateo Renzi është shprehur i zhgënjyer nga ndikimi i Federica Mogherinit në politikën e jashtme.

Madje në librin e tij të sapobotuar me titull “Një tjetër rrugë. Ide për Italinë”, ish-kryeministri shkruan se është penduar që ka propozuar Mogherinin si shefe të diplomacisë dhe sigurisë.

Ai shton më tej se kancelarja Angela Merkel do të ishte personi i duhur për të drejtuar Këshillin dhe punët e jashtme të BE-së, shkruan gazeta italiane “Corriere Della Sera”.

Ndikimi i Federica Mogherinit në politikën e jashtmë europiane ka qenë thuajse zero,”– kështu shkruan Renzi.

Renzi ia propozoi Mogerinin, Presidentit të Komisionit Europian (KE), Zhan Klod Junker në gusht të vitin 2014. Për më pak se një vit, ajo shërbeu si ministre e punëve të Jashtme në qeverinë e Renzit. Ndërsa që prej 1 nëntorit të vitit 205, Mogherini mban postin e komisioneres për punët e jashtme, pozicion për të cilin loboi fuqishëm Renzi.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment