LIVE UPDATES
Aktualitet

Ish-deputeti i PS-së kritikon Cakajn: Jo show me targat, me urgjencë zgjidh problemet e shqiptarëve në Kanada

12 Prill 2019, 05:48 Nga DOSJA
Ish-deputeti i PS-së kritikon Cakajn: Jo show me targat, me urgjencë

Tiranë- Taulant Dedja, ish-deputeti i PS-së ka reaguar ndaj Gent Cakajt, ministrit të Jashtëm në detyrë duke i ngritur pyetjen:  “Sa vlen Shqipëria për Kanadanë?”.

Sipas Dedjas mes Kanadasë dhe Shqipërisë edhe pse ka 30 vite marrëdhënie diplomatike nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje. Ai pohon në një shkrim për “Flasshqip.ca” se shqiptarët në Kanada nuk kanë asnjë ndihmesë nga shteti shqiptar. 

Teksa ngre një sërë pyetjesh ai thekson se këtyre pyetjeve duhet t’u përgjigjet Gent Cakaj, që sipas tij gjen kohë të merret me targat dhe pasaportat diplomatike thjesht për show. Ai kërkon nga ministri të zgjidhë me urgjencë problemin e pajisjes me pasaporta dhe karta identiteti në Ottawa pasi shqiptarët shkojnë deri në New York për të marrë këto dokumente. 

“Këtyre pyetjeve i takon t’u përgjigjet në radhë të parë Ministria e Jashtme e Shqipërisë. Madje Ministrin në detyrë, i cili gjen kohë të merret me targat dhe pasaportat diplomatike thjesht për show (detyrë kjo e Sekretarit të Përgjithshëm të institucionit) e ftoj të zgjidhë me urgjencë problemin e pajisjes me pasaporta dhe karta identiteti në Ottawa. Është kosto e tepërt dhe mundim për secilin shqiptar që jeton këtu të shkojë deri në New York për ta pasur një shërbim të tillë. Ndërkohë gjej rastin të kujtoj që Republika e Kosovës e ofron këtë shërbim për shtetasit e saj në Kanada përmes Konsullatës së Përgjithshme në Toronto. Për të mos folur edhe për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve apo edhe për heqjen e vizave hyrëse për shtetasit shqiptarë në Kanada, të cilët aktualisht lëvizin lirisht në BE.”, shprehet Dedja. 

Shkrimi i plotë:

Kanadaja ka “adoptuar” si shtetas të saj plot shqiptarë, kryesisht në një proces selektimi mbi baza meritokracie dhe përmbushjeje kriteresh, ku të “adoptuarit” i kanë përballuar vetë shpenzimet përkatëse proceduriale. Ka edhe nga ata që kanë ardhur në forma të tjera, dhe të gjithë së bashku përbëjnë tashmë atë komunitet që synon të konsolidohet në atdheun “e dytë”. Bëjnë përpjekje individuale të integrohen ashtu siç bëjnë edhe përpjekje të organizuara apo çorganizuara sipas rrethanave dhe vizionit. Po mendoja, mirë komuniteti se kaq e ka mundësinë për momentin, po shteti shqiptar çfarë ka bërë këto 30 e ca vite marrëdhëniesh zyrtare për t’i ardhur në ndihmë diasporës në planin e ngushtë si dhe bashkëpunimit shumëplanësh mes dy vendeve në planin më të gjerë?

Një postim i sotëm në Twitter nga ana e Kryetarit të Senatit Kanadez, të Nderuarit George Furey (përfaqësues i Newfoundland and Labrador) pas takimit me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Ottawa, Ermal Muça, më nxiti ta shtroj publikisht problemin që më ka shqetësuar sistematikisht: Ngërçin disa vjeçar të marrëdhënieve mes atdheut tonë të origjinës dhe vendit që na ka “adoptuar”.

Dihet botërisht se niveli i marrëdhënieve mes dy shteteve vlerësohet nga disa kritere ndër të cilat renditen si më të rëndësishmet: marrëveshjet dypalëshe, vizitat e ndërsjellta zyrtare, por edhe niveli i këmbimeve ekonomike, tregëtare apo kulturore, volumi i investimeve etj. Duke vlerësuar angazhimin diplomatik të Ambasadorit Ermal Muça, profesionalizmin e të cilit e kam konstatuar prej fillimit të detyrës në Ottawa, në mesin e vitit 2016, si qytetar i dy shteteve, por edhe si botues e gazetar unë shtroj disa pyetje që lidhen me deklaratën e kryetarit të Senatit të shtetit ku unë paguaj taksat, votoj dhe jetoj. Gjithsesi dua të theksoj se më shumë jam i prirur ta lexoj thjesht si qëndrim të matur diplomatik deklarimin e tij ku janë përmendur prioritetet e përbashkëta dhe asgjë më tepër.

Unë në këtë rast pyes konkretisht: përse në më shumë se 30 vjet marrëdhënie diplomatike nuk është nënshkruar ende një marrëveshje dypalëshe?

Përse ka mbetur e bllokuar qysh prej fundit të vitit 2013 FIPA (Foreing Investments Protection Agreement), Marrëveshja për Mbrojtjen e Investimeve të Huaja? Vërtetë ka patur disa probleme me një kompani kanadeze (Bankers Petroleum), por a duhet që ky rast ta mbajë peng konkludimin e marrëveshjes në fjalë?

Përse prej vitit 2015 nuk ka vizita dypalëshe të nivelit të lartë midis dy vendeve? Përse, edhe pse ka përfunduar çdo gjë teknikisht, ende nuk nënshkruhet Marrëveshja e Sigurimeve Sociale, të cilën ka kohë që e ka nënshkruar dhe shteti gjysëm-artificial i pagëzuar rishtaz me emrin Maqedonia e Veriut?

Përse nuk ka asnjë diplomat kanadez të atashuar në Tiranë, por vetëm një zyrë me staf lokal që thjesht pranon dokumente e i nis për në Romë?

Madje edhe vula kanadeze për autentifikimin e dokumenteve zyrtare të çertifikuara nga MPJ e Shqipërisë është tërhequr nga Tirana dhe dokumentet e marrin tashmë konfirmimin zyrtar nga autoritetet konsullore që mbulojnë Shqipërinë në Romë. Dhe me këtë ndryshim, rezidentëve apo shtetasve shqiptaro-kanadezë që u duhet një dokument çfarëdo u duhet të presin me muaj për të marrë një copë vulë sepse letrat janë kapicë në Romë dhe afatet e trajtimit janë të papranueshme?

Plot “Përse” të tjera mund të ketë ende por pyetja që i përmbledh të gjitha është: Sa vlen Shqipëria për Kanadanë, ku siç thuhet jetojnë e punojnë të paktën 50.000 shqiptarë?

Nuk i takon Ambasadorit Ermal Muça t’i kthejë përgjigje këtyre pyetjeve, sepse nuk vihet në diskutim angazhimi i tij dhe i stafit të tij për mbarëvajtjen dhe çuarjen përpara të marrëdhënieve mes dy vendeve. Këtyre pyetjeve i takon t’u përgjigjet në radhë të parë Ministria e Jashtme e Shqipërisë. Madje Ministrin në detyrë, i cili gjen kohë të merret me targat dhe pasaportat diplomatike thjesht për show (detyrë kjo e Sekretarit të Përgjithshëm të institucionit) e ftoj të zgjidhë me urgjencë problemin e pajisjes me pasaporta dhe karta identiteti në Ottawa. Është kosto e tëpërt dhe mundim për secilin shqiptar që jeton këtu të shkojë deri në New York për ta patur një shërbim të tillë. Ndërkohë gjej rastin të kujtoj që Republika e Kosovës e ofron këtë shërbim për shtetasit e saj në Kanada përmes Konsullatës së Përgjithshme në Toronto. Për të mos folur edhe për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve apo edhe për heqjen e vizave hyrëse për shtetasit shqiptarë në Kanada, të cilët aktualisht lëvizin lirisht në BE.

Por pyetjes sa vlen Kanadaja për Shqipërinë duhet të angazhohemi t’i përgjigjemi edhe ne shqiptarët e Kanadasë. A kemi lobuar ne sa duhet veç e veç, apo të organizuar në këtë drejtim? Me një brerje ndërgjegje se nuk kam bërë aq sa duhet personalisht angazhohem t’i drejtoj që sot zyrtarisht pyetje lidhur me sa më lart dhe t’i kërkoj përgjigje bazuar në legjislacionin mbi të drejtën e informimit deputetit federal të zonës ku banoj në Toronto, ndërkohë që pres përgjigjen e Ministrit të Jashtëm në detyrë.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gent cakaj pasaportat diplomatike shqiptarët në kanada tauant dedja gent cakaj pasaportat diplomatike shqiptarët në kanada tauant dedja

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet