Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Drejtuesi i Postës Shqiptare, Ervin Bushati flet me shumë optimizëm për ekonominë, teksa duke iu përgjigjur akuzave të opozitës për rritjen e çmimeve të shportës së ushqimeve, mohon se janë rritur të gjitha çmimet.
I ftuar në “Kjo javë”, Bushati tha se është e vërtetë që në botë janë rritur çmimet e ushqimeve me 60%, për arsye të bllokimeve të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit, duke shtuar se në Shqipëri është rritur vetëm çmimi i miellit. Në fjalën e tij, ai shton se me gjithë respektin nuk jetojnë të gjithë vetëm me bukë dhe se inflacioni është 2.4%.
“Kur ju dëgjon në fakt duket një periudhë e artë, nga ana tjetër besoj i keni dëgjuar dhe të gjitha shifrat që vijnë nga opozita për rritjen e ekonomisë. Dakord, ju i referoheni INSTAT, periudhës së caktuar, por opozita shpreh krejt të kundërtën për ekonominë, sidomos një çështje debati janë dhe produktet e shportës, se sa e vështirë është bërë jeta për qytetarët…
Politika ka një takim me të vërtetën të paktën një herë në katër vite dhe ne e pamë jo më larg se para disa muajsh. E vërteta në politikë ishte ajo që ne kemi kërkuar dhe u mandatuam për një mandat të tretë. Jemi më të vërtetë. Shifrat e INSTAT janë shumë të sakta, shifrat e Bankës së Shqipërisë janë shumë të sakta, nuk i manipulon dot sepse i bie në fund të ditës të manipuloje dhe paranë në treg, lekun. Leku as nuk ka rënë, as nuk është ngritur me euron. Nuk e mban dot ekonominë me shifra të rreme sepse dështon. Nuk e mbajtur dot Anglia paundin dhe stërlinën angleze, aq më tepër BSH apo qeveria shqiptare. Shifrat janë të sakta, janë ato nuk ka diskutim për këtë. Të vijmë tek çmimet e shportës. Është e vërtetë që në botë janë rritur çmimet e ushqimeve me 60%, është një rritje shumë e madhe. Për arsye të bllokimeve, logjistikës e transportit prej COVID-it, për shumë arsye të ndryshme. Është rritur dhe energjia gati me 30-40%, nafta dhe gazi shumë në Europë. Të gjitha këto bëjnë që struktura e çmimeve të rritet. Në Shqipëri është rritur çmimi i miellit. Mielli tregtohet në bursë, nuk është rritur aq shumë sa mund të jetë rritur në vende të tjera, e kuptoj që është një diskutim që bëhet dhe që merret si referencë, por ndërkohë që çmimet dhe inflacioni në Shqipëri është rritur vetëm 2.4%. Mund të jetë rritur një produkt. Me gjithë respektin nuk jetojnë të gjithë vetëm me bukë tani dhe nuk është vetëm…Çmimet e tjera nuk janë rritur. Produktet bujqësore, kemi në krahun tjetër bujqit dhe fermerët dhe tregtarët që thonë se çmimet janë shumë të ulëta dhe nuk na del. Nuk janë rritur të gjitha çmimet, 2.4% është inflacioni,”-shprehet ai.
Prej ditësh furrat po e shesin bukën me çmim deri në 10% më të lartë, ndërkohë që shoqata e Prodhuesve të Bukës deklaron se gjithçka ka ndodhur për shkak të rritjes së çmimit të miellit dhe produkteve të tjera. Ndërkohë që parashikohet se më këto ritme, rritja e çmimit mund të shkojë deri në 20%.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Ambasada Amerikane në Shqipëri ka kërkuar sot publikisht nga organet kompetente të drejtësisë në Shqipëri që të nisin nga puna me detajtimin ...
TIRANË– Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka publikuar një mesazh të drejtoreshës së Arsimit në Tiranë, e cila me anë të një mesazhi ka kërkuar nga ...
TIRANË– Mbështetja e drejtuesit Edmond Spahos ndaj ‘Foltores’ së ish-kryeministrit Sali Berisha ka shkaktuar trazira brenda Partisë Demok...
TIRANË– “Plani i Përgjigjes 2021-2023” ndaj pandemisë dhe impaktit post Covid-19, i hartuar nga ekspertët e shëndetësis është prezantuar ditën e sotm...
TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka ndarë raportin e fundit të ‘Global Initiative Network’ që ka të bëjë me krimin ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se në Komisionin e Venecias nuk ka asnjë çështje që ka të bëjë me presidentin. Kjo ishte ajo që u th...
TIRANË– Ditën e sotme nis projekti për hidrocentralin e Skavicës, mes qeverisë Shqiptarë dhe një prej kompanive amerikane. Ambasada e SHBA-së në Shqi...
TIRANË– Presidenti i vendit, Ilir Meta ishte i pranishëm ditën e sotme në Pogradec, aty ku ka marrë pjesë në “Mëngjesin e Lutjeve”. Pas përfund...