LIVE UPDATES
Aktualitet

Investimi 16 mln lihet në mes, Linit iu premtua 24 orë ujë në ditë, kanë 24 orë në muaj!

8 Mars 2022, 20:39 Nga DOSJA
Investimi 16 mln lihet në mes, Linit iu premtua 24 orë ujë

POGRADEC- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës problematikën e ujit të pijshëm në fshatin turistik të Linit në Pogradec, banorëve të së cilit iu premtua 24 orë ujë në ditë, por aktualisht kanë 24 orë në muaj! Por, edhe investimi në 2020-ën i një shume prej 16 milionë lekësh të reja nuk e ka zgjidhur këtë problematikë, pasi firma fituese i ka lënë punimet në mes, teksa ka përfunduar edhe afati i zbatimit të kontratës së tenderit.

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankuan dhjetëra banorë, të cilët pohuan para kamerave se në fund të vitit 2020 ka filluar një investim për Ujësjellësin e fshatit Lin. Sipas tyre, zyrtarët e Bashkisë së Pogradecit, u premtuan se do të kishin 24 orë në ditë ujë të pijshëm, ashtu si shumica e banorëve të qytetit apo të fshatrave të këtij qyteti. “Kemi vetëm 1 orë në ditë ujë të pijshëm. Jo 24 orë në ditë, por ne kemi vetëm 24 orë ujë të pijshëm në muaj” thotë një nga banorët. Një tjetër pohon se “uji vjen me pikatore, 1 orë paradite dhe me ditë të rralla pasdite”. Banorët tregojnë se investimet janë bërë kohët e fundit, por firma fituese i ka lënë punimet në mes. Ata thonë se projekti ka ndryshuar disa herë dhe deri më tani nuk është bërë asnjë përpjekje për të përmirësuar situatën.

Pas ankesave, Fiks Fare siguroi dokumentet e tenderit të kryer nga Ujësjellës Kanalizime Pogradec. Kjo drejtori, në muajin nëntor të vitit 2020, hapi një tender me objekt “sistemim i Ujësjellësit të fshatit Lin”, me fond limit 16.9 milionë lekë të reja. Fitues i këtij tenderi ishte firma REJ, me administrator z.Luan Kapri. “Administratori dhe pronari i firmës REJ është z.Luan Kapri, kushëriri i ish-kryetarit të Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri” thonë banorët. Sipas dokumentit “njoftimi i fituesit” të këtij tenderi, kjo firmë ishte e vetmja në garë, ndërsa kishte një ofertë prej 15.9 milionë lekë të reja. Fituesi u shpall në fillim të vitit 2021, ndërkohë që kontrata u lidh disa javë më vonë. Sipas dokumenteve, firma fituese kishte një afat prej 5 muajsh për zbatimin e kontratës. Por, megjithëse ky afat ka përfunduar prej shumë muajsh, Ujësjellësi i fshatit Lin ende s’ka përfunduar!

Gazetarët e Fiks Fare biseduan edhe me z.Gafurr Adili, kryetar i fshatit Lin, i cili tregoi se janë ankuar disa herë, por deri tani askush nuk është kujtuar. “Firma ka bërë punime të dobëta. Në fillim kanë sjellë tuba të përmasave të vogla. Jo si i bën gjermani në Rrajcë apo në rrethinat e Pogradecit. Janë punime të dobëta që kanë sjellë zvarritje, madje edhe pusetave nuk u kanë hedhur as rërë. Gjithashtu, edhe rrugën që kanë hapur, nuk e kanë ngjeshur” thotë z.Adili, ndërsa tregon se e njëjta firmë, REJ me pronar z.Luan Kapri, ka ndërtuar në vitin 2005 Ujësjellësin e Fshatit Lin. “Është e njëjta firmë që ka bërë punimet në 2005-ën. Edhe atëherë, punimet ishin skandal. E njëjta gjë edhe tani. Askush nuk ndërhyn për këtë situatë” thotë z.Adili, teksa përfundon se ka marrë kontakte edhe me Ujësjellës Kanalizime Pogradec, por ende nuk është zgjidhur kjo problematikë.

Gazetarët e Fiks Fare biseduan në telefon me drejtorin e Ujësjellësit të Pogradecit, i cili pranoi se tenderi ka qenë me afat deri në datën 15 shtator 2021. Por, ai justifikohet se afati u shty për shkak të borës dhe ngricës. “Objekti ka ngelur vetëm për t’u kolauduar për shkak se energjia elektrike nuk është lidhur akoma. Afati i bërjes së punimeve ka mbaruar më 15 shtator (2021) më duket. Nga shtatori deri tani unë miratova, bëra projektin elektrik për ta lidhur, se OSHEE kërkon projekt elektrik më vete. Jam duke bërë linjën elektrike. Ndërkohë dy muaj ishte ngricë dhe dëborë, unë nuk bëja dot asnjë lloj punimi. Dhe i bie që unë në momentin që lidh energjinë elektrike, do bëj kolaudimin e gjësë. Ujësjellësi ka ca pompa aty, ato pompat duan korrent. Nëse lidhet ajo, aty do ketë nga 18 deri 24 orë ujë në ditë në varësi të konsumit që bëjnë njerëzit. Sot kanë një orë më duket!” pohon ai, ndërsa thotë se aktualisht ata banorë kanë vetëm 1 orë në ditë ujë të pijshëm.

“Edhe 1 orë në ditë kanë ata se të gjithë janë pa matje dhe të gjithë vadisin bahçet!” vijon ai, ndërsa gazetarët e pyesin se gjatë këtyre muajve ka qenë borë e ngricë dhe bahçet nuk janë vaditur, “Vadisin bahçet, përshembull që mos t’i ngrijë tubi e le çezmën hapur ai” vijon drejtori, ndërsa pas pyetjes se përse janë lënë në mes punimet, thotë se supervizori i punimeve i ka sjellë në zyrë një dokument që firma i ka kryer të gjitha punimet! “Testimin unë me presion duhet ta bëj në momentin që fus pompën në punë. Pompa futet në punë duke u lidhur energjia elektrike dhe ndaj ka ngec kjo historia” thotë ai, ndërsa në lidhje me punimet e vitit 2005 shton se në atë zonë kishte më shumë se 10 vite që nuk ishte investuar. Në fund, drejtori jep datën 15 mars 2022 si afat të fundit kur do të përfundojnë të gjitha punimet.

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet lin uji i pijshem lin uji i pijshem

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet