LIVE UPDATES
Aktualitet

Intervista/ Rrëfehet Lolita: Ja kush është Humberti i fëmijërisë sime, pse merrem me Tahirin dhe Veliajn. Elisën e mbron

8 Shtator 2019, 18:51 Nga DOSJA
Intervista/ Rrëfehet Lolita: Ja kush është Humberti i

TIRANË- Të gjithë i njohin emrin, por askush fytyrën. Lolita më në fund ka vendosur të flasë. Ajo është rrëfyer në një intervistë ekskluzive për Genc Sejkon, ku ka treguar gjithçka për veten.

Sulmet ndaj politikanëve, ironitë dhe çdo gjë tjetër që keni dëgjuar për Lolitën, sot i gjeni në këtë intervistë të rrëfyera nga vet ajo.

INTERVISTA E PLOTË

Genci:  Në fillim të falenderoj që pranove të marrësh pjesë në këtë “intervistë” aspak normale. Kush është ‘Lolita’? Unë e di që nuk bëhet fjalë vetëm për një person. Por ajo çfarë duam të dimë është si është perceptuar në mendjen tuaj personazhi i Lolitës? Personalisht shoh tek faqja juaj një përpjekje për të pasqyruar shoqërinë shqiptare me të gjitha të mirat dhe difektet që ka ajo. Apo jam gabim?

Lolita: Kur më pyesni si është perceptuar Lolita më vjen të qesh. Se kushedi ça mendoni, që ka qenë e planifikuar, me detyra të ndara për adminet, me qëllime të mëdha etj. Në fakt Lolitën nuk e kemi krijuar ne. E ka hapur dikush tjetër për mua pa asnjë qëllim apo ide se çfarë do bëja me të. Pastaj filluam të postonim çdo gjë që na vinte në mendje. Dhe më pas u kthye në një dritare për të gjithe ne. Jo Dritare si ajo e Rudinës, ku i bëhet fresk liderit suprem.

Jemi disa admine, ky është një informacion që gjendet dhe në faqe. Shumica prej të cilëve jetojnë jashtë. Jemi 2 që nga krijimi i faqes, kur u bëmë nja 10.000 veta erdhi dhe një tjetër. Të tjerët kanë ardhur shumë vonë. Në fakt, as vetë nuk e mbaj mend sa kanë ikur dhe sa kanë ardhur. Disa u fejuan, u martuan… Të tjerë kishin pakënaqësi ndaj meje dhe unë ndaj tyre.

Kishe bërë shumë pyetje, i harrova tani ? Por di që Lolita ishte vetëm për argëtim në fillim, pastaj u kthye në faqe denoncuese siç është sot. Nuk e krijuam për këtë qëllim. Nevojat e njerëzve dhe abuzimi i pushtetit na bëri kështu siç jemi tani. Dhe të jem e sinqertë më shumë rehat isha më parë. Pa çka se mendojnë që unë kënaqem duke u marrë me Edi Ramën dhe Erion Velinë çdo ditë.

Genci: Duke qenë se faqja ka evoluar a ndjeni sot një detyrë qytetare që nuk e ndjenit në fillimet tuaja?

Lolita: Detyrën qytetare e ndjej çdo ditë, edhe pa Loliten. Kur duhet të çohem në mëngjes të hedh plehrat në kosh, ndërkohë që komshia e gjuan qesen nga ballkoni. Të paguaj ujin më shtrenjt se më parë dhe të mos kem ujë në shtëpi etj. Për Lolitën nuk ndjehem e detyruar, por dua dhe mundohem gjithmonë të përcjell të gjitha shqetesimet e njerëzve. Edhe kur ankohen për kushërirën që është bërë drejtoreshe dhe nuk ju gjen punë ?

Genci: Pse keni zgjedhur anonimitetin? A do të donte Lolita të dilte një ditë para një publiku të gjerë, dhe të fliste me fytyrë përballë shqiptarëve?

Lolita: Anonimati të jep mundesinë të shprehësh lirshem pa u shantazhuar nga pushteti. Pa i vënë në siklet të afërmit që punojnë në shtet. Dhe pa e turpëruar familjen, se ata mendojnë që Lolita është kuçkë nga ato që i merr burrin tjetrës. ?

Për të folur me fytyrë nuk i shërben publikut. Janë lodhur me lloj lloj surretërish që bejnë sikur duan t’i ndihmojnë, i bejnë të besojnë dhe pastaj e tradhëtojnë besimin e tyre për ndonje tender, për të shkarravitur muret me paratë e shqiptarëve apo për të bërë nusepashkë në Përrenjas që nuk i duhen as dreqit

Në qoftë se do dal me fytyrë do ta bëjë për të kenaqur egon time, por jo për t’i shërbyer publikut. Nuk kam çfarë bëj më shumë se kaq. Pres të ndërgjegjësohen dhe të marrin në dorë fatin e tyre. Nuk kam ambicje për të qenë lidere shpirtërore e tyre,  kam besim që kanë mjaftueshëm forcë për ta ndryshuar këtë vend.

Genci: Pavarësisht anonimitetit sulmet ndaj jush nuk kanë munguar. A ka pasur shantazhe ose tentativa për t’ju blerë?

Lolita: Po ka patur, e kam thënë dhe me parë. Por nuk dua të tregoj detaje. Se më duket vetja si ato këngëtaret që kane më shumë këngë se fansa… Që ankohen se ua ka lypur filan deputet, apo filan biznesmen, vetëm se duan të rrisin pazarin.

Genci: Pse Lolita merr pushimet çdo verë? Nevojë për të karikuar bateritë apo largohesh për të parë nëse u mungon ?

Lolita: Kam nevojë të pushoj dhe unë. Është një periudhë që filloj e njoh më mirë familjen, fisin… Dhe pasi i kam njohur mjaftueshëm, kthehem prapë të flas me të panjohur. ?

Genci: Cili është personazhi që është ndierë më i bezdisur nga Lolita? Keni ndonjë info?

Lolita: Nuk e di, por besoj ata që më kanë futur mik që të mos i përmend më!

Genci: Si për shembull?

Lolita: Nuk po i përmend me emra, se do me fusin prapë mik pse ju ka dalë emri te Genc Sejko ?

Genci: Ç’koment keni për ata që mendojnë se sulmi juaj ndaj Elisa Spiropalit është sulm ndaj gruas shqiptare?

Lolita: Ata duhët të shqetësohen për sulmin dhe dhunën ndaj ndonjë gruaje të pambrojtur që e rreh burri në rruge dhe vjehrra në shtëpi. Elisa i ka krahët e ngrohtë, e mbron Skënderbeu i saj. Për mos thënë që femrat në politike janë shumë larg gruas shqiptare, kanë marrë fizionominë dhe sjelljen e liderit të tyre.

Genc: Pse herë pas herë fokusoheni tek ish-ministrat. Tahiri, psh është i preferuari juaj. Kjo lidhet me audiencën e faqes, apo me ngritjen e një fabule e cila pasohet nga një tjetër, me të njëjtin personazh?

Lolita: Nuk e vras mendjen për audiencën e faqes. Kam thënë gjithmonë atë që mendoj, edhe kur e kam ditur që do has shumë kundërshtime. Por nuk më rezulton që të jemi marrë më shumë me Tahirin se me të tjerët. Më shumë jam marrë me Erion Velinë, në fakt. Nuk rezistoj dot pa i venë në dukje mashtrimet, fallcitetin dhe hipokrizinë e tij.

Për Tahirin, mendoj që kanë qenë batutat me policë e tepelensa që kanë ngjitur më shumë. Jo se kam ndonje inat me të. Madje mendoj, që pavaresisht mekateve si minister, Saimiri është i lezetshem. Domethënë simpatik ?

Genci: Ok. Le ta mbyllim me disa pyetje më të ‘lehta’.

Lolita: Shyqyr ?

Genci: Çfarë mendon kur lexon komente të tipit: Ja iku Rama, kush do vijë?

Lolita: Mendoj që propaganda e Edi Ramës ia ka arritur qëllimit me këta. Të relativizosh të keqen, do të thotë të çosh ujë në mullinjtë e Surrelit.

Genci: Unë mendoj se Basha është më i mirë se Rama. Kjo jo pse është i mirë Basha, por sepse askush nuk është më i keq se Rama. Përveç Erionit të Bashkisë. Tani është radha jote. Kush mund ta bëjë Shqipërinë? A sheh individë ose organizata në Shqipëri që të japin shpresë se gjërat mund të ndryshojnë?

Lolita: Mendoj që largimi i Edi Ramës dhe i kësaj qeverie është emergjencë kombëtare. Por jemi lodhur me organizata si G99 apo Mjaft. Ndonjë person i veçantë nuk më frymezon dhe nuk më ngjall besim, madje as Basha. Do doja në Shqipëri ndonje levizje apo parti si Vetvëndosja.

Genci: Dhe e fundit. Kush është Humberti i adoleshencës tënde?

Lolita: Doktor Adem Harxhi, i Linjes se Kuqe!

Genci: Faleminderit edhe një herë. Dhe për çdo gjë që të nevojitet të lutem mos hezito. Natën. P.S  Ç’ne në shtëpi ti sonte?

Lolita: Sepse kam punë shtëpie

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet genc sejko intervista me loliten lolita rrefimi i lolites genc sejko intervista me loliten lolita rrefimi i lolites

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet