LIVE UPDATES
Politike

Intervista/ Flet studenti i “dhjetorit” që u punësua si ekselent: Të rinjtë enden pa shpresë, Pakti s’zgjidhi 8 pikat

12 Prill 2019, 14:59 Nga DOSJA
Intervista/ Flet studenti i “dhjetorit” që u punësua si

TIRANË- Emri i tij spikati dhjetorin e shkuar, kur mijëra student u kthyen në shpresën në një Shqipëri që temë kryesore të debatit kishte “Babalen” dhe “Xhisielën”.

Është Igli Tola, një nga qindra studentët e ekselencës që u përzgjodh nga platforma “Punëtëmbarë.al” për të nisur punë në administratën shtetërore.

Në një intervistë për Dosja.al, Tola tregon si u punësua në administratë, planet për të ardhmen, dhe sigurisht që nuk lë pa përmendur protestën e studentëve, si një frymë e cila për shumë shqiptarë të mirë që e ndoqën, qëndron ende zgjuar.

Intervista e plotë:

Ju jeni një ndër studentët e përzgjedhur për t ‘u punësuar në administratë. Si u bë përzgjedhja juaj?

Aplikimi fillonte përmes platformës “Punë të mbarë”, ku krijohej një profil personal, hedhëshin dokumentacionet përkatëse dhe më pas aplikohej në një nga shpalljet për pozicone vakante. Faza e dytë dhe finale konsistonte në paraqitjen pranë DAP-it, pasi ishim lajmëruar paraprakisht me e-mail për ditën dhe orën e takimit. Atje, të gjithë studentët me mesatare 9-10 që kishin aplikuar bëmë përzgjedhjen e vendeve të punës që dëshironim, duke nisur nga ata me mesatare më të lartë e duke vijuar te të tjerët në rend zbritës.

Kush ju mori në telefon dhe çfarë ju kërkuan?

Komunikimi deri në momentin e përzgjedhjes së vendit të punës bëhej vetëm përmes postës elektronike nga zyra e DAP-it. Me telefon u njoftova vetëm nga zyra e Burimeve Njerëzore të Institucionit që kisha përzgjedhur , për të më njoftuar se kur duhej të shkoja për të nisur punë dhe çfarë dokumentash më nevojiteshin: dëshmi penaliteti, libreza pune etj

Kush është Igli?

Unë jam Igli Tola, student ekselence i Masterit Shkencor, në profilin Financë, pranë FEUT ku edhe kam përfunduar Bachelor me rezultate të shkëlqyera. Pjesë dhe drejtues për disa vite në strukturat e Rrjetit të Studentëve të Ekselencës, e po ashtu pjesë e grupit të punës për ngritjen e AES-al. Kam qenë përfaqësues i studentëve shqiptar në konferencat dhe ministrialet ndërkombëtare dhe po ashtu aktiv në media visive dhe të shkruara me qëndrimet e mia në lidhje me ngjarje dhe çështje të ndryshme. Kam qenë gjithmonë në përkrahje të studentëve, sidomos atyre ekselent, duke qenë edhe pjesë e programit “Këndi i Ekselencës”, Neës24.

Keni qenë aktiv në protestën studentore të Dhjetorit. A ndikoi kjo në përzgjedhjet që ju bënë?

Duke parë që janë punësuar shumë të rinj me mesatare 9-10 (ekselentë), që nuk kanë qenë aktiv në ditët e protestës dhe as në suport të kauzës studentore, mund të them që angazhimi në protestë nuk mund të ketë shërbyer si kriter kualifikimi ose avantazhimi për kandidatët aplikant. Madje për më tepër, me një vëzhgim të shpejt, mund të konstatojmë që pjesa më e madhe e të punësuarve me Programin e Ekselencës nuk ishin aktiv në protestën madhështore që bëmë ne studentët e tjerë.

Çfarë ndodhi me protestën e dhjetorit? Pse u përçanë studentët?

Shumë mendojnë se fakti që ishim të paorganizuar dhe pa grup drejtues, pra spontan solli si fillim rrudhjen e masës sonë protestuese e që më pas përfundoi me shpërndarjen e protestës. Por, unë i mbetem besnik po të njëjtit mendim që artikuloja gjatë atyre ditëve, që ndërhyrja e politikës me instrumenta sa të ligjshëm, aq edhe të paligjshëm na përçau . Veç kësaj edhe persona të botës akademike, që menduan të përdorin grupe studentësh për të sulmuar kolegët apo eprorët e tyre, që më pas tu merrnin postin e shumë ëndërruar ndikuan në shmangien nga fokusi dhe humbjen e besimit te njëri-tjetri dhe te profesorët që s’dinim më nëse na përkrahnin apo jo.

A mund të thuhet se Pakti për Universitetin i reflekton 8 kërkesat e studentëve?

Nuk besoj se ka ndonjë student që mendon se përmes Paktit për Universitetin, iu ofrua zgjidhje e plotë të 8 kërkesave tona. Mjafton që të risjellim në vëmendjen e publikut, kërkesën tonë për rritjen e peshës së votës së studentëve në proçesin e zgjedhjes së organeve drejtuesve të Universitetit, apo për rritjen e fondeve që do ti alokoheshin Arsimit nga Buxheti i Shtetit, në 5% të GDP. Këtyre 2 pikave, por edhe disa të tjerave nuk iu adresua një zgjidhje. Madje, edhe për një pjesë të shqetësimeve që Pakti u zotua ti jepte zgjidhje brenda afateve kohore të caktuara u kanë skaduar apo po u skadojnë ‘deadline’ po parë ‘dritën’ e realizimit. Karta e studentit vijon të premtohet nëpër fushata elektorale, verifikimi i titujve akademik logjikisht duhet të kishte nisur në Ministri, por s’jemi në dijeni në ka filluar ky’skanim’.

A ishte rekrutimi i ekselentëve një nga masat e qeverisë për të përcarë protestën?

VKM-ja për punësimin e studentëve të ekselencës, përmes një procedure ekstra ligjore, mendoj se u realizua për 2 arsye madhore dhe strategjike të qeverisë. Së pari, kjo që thoni Ju që studentët të ndaheshin në 2 grupe, ata me mesatare mbi 9 dhe të tjerët. Për këtë arsye një pjesë e atyre me mesatare të mirë, menduan që e fituan betejën e tyre, duke u udhëhequr nga interesa pragmatistː do të paguanin tarifa të reduktuara, punësim me kontratë 1 vjeçare etj. Kështu, edhe ajo pjesë e tyre që vinte në Protestë u ‘dekurajua’ dhe iu largua sheshit të protestës. Ndërsa, arsye e dytë sipas meje është motivi elektoral. Fokusi te studentët, punësimi i tyre etj do të përdoren si ‘kuaj’ beteje në zgjedhjet e këtij viti (nqs do të bëhen këtë vit), mbase pjesërisht edhe për Qëndroret që vijnë shpejt.

Ku punoni tani?

Aktualisht po punoj si specialist i parë Finance dhe Buxhetimi, pranë një institucioni në formatim dhe që ka marrë një pjesë të madhe të kompetencave të Minstrisë së Shëndetësisë. Pranë këtij institucioni jam punësuar me kontratë 1 vjeçare.

Si është dita juaj e punës? A mund të tregoni aq sa ju lejon kodi i punës, cila është detyra juaj?

Pa shkelur konfidencialitetin dhe Kodin e Punës mund të them që dita ime e punës është e ngjashme me atë të gjithë punonjësve të Administratës.Detyrat që realizoj janë të ndryshme, përpos atyre rutinë, ka edhe kërkesa ekstra në varësi të detyrave të caktuara nga eprori, ose nevojave të Institucionit. Po me pak fjalë mund të them që merrem dhe asistoj me pagat, çështjet e Thesarit, buxhetim, inventarizim etj.

Ishte kjo ajo për të cilën ju studioni?

Duke qenë se jam në përfundim të studimeve master në Financë, pranë Fakultetit të Ekonomisë UT, profili i pozicionit që mbuloj pranë OSHKSH përputhet plotësisht me formimin tim. Aspekte që në Fakultet i kemi trajtuar dhe studiuar, do të mundohem ti implementoj praktikisht këtu.

Si e shikoni të ardhmen tuaj në Administratën shtetërore?

Nuk e mendoj absolutisht veten të lidhur me shërbimin në Administratën Publike, sepse së pari kontrata jonë e punësimit është 1 vjeçare, por mbi të gjitha pasi synoj të angazhohem aktivisht në botën akademike. Të jem i sinqertë fokusimi për të bërë karrierë në Administratë, për të kaluar në poste drejtuese më tej nuk më josh dhe intereson. Këtë eksperiecë dua ta shoh si një moment te vlefshëm për pasurimin e CV time, për të provuar dhe mësuar nga Administrata. Pse jo në të ardhmen mund ti shërbej vendit, qoftë edhe administratës me studime, këshilla konstruktive, apo projekt propozime si ekspertë, apo studiues i atij lëmi; nqs do të vendos të kthehem mbrapsht në Shqipëri pas studimeve doktorale që do të zhvilloj jashtë.

Nëse largoheni, a ndiheni i pasigurtë për të ardhmen? Ku do punoni? Ku do jetoni?

E ardhmja është gjithnjë e më pak e sigurtë në Shqipëri. Mjafton të shohim klimën e tensionuar politike, situatën ekonomike të rënduar, largimet masive të bashkëkombësave tanë, sidomos të të rinjve. Ndaj pavarësisht se jam munduar gjatë këtyre viteve, kryesisht gjatë periudhës universitare të jap kontributin tim ne shoqërinë civile, media, universitet etj mendoj të provoj një eksperiencë perëndimore, për të zhvilluar studimet e mia doktorale andej dhe të shoh nqs do të zhvilloj aktivitetin tim akademik, apo professional andej apo në Shqipëri. Por, nqs situata do të vijoj të jetë e njëjtë, zorr se do të mendoj të rikthehem. Është një dilemë mes anës racionale dhe emotive te çdo individ që mundohet të vendos të vazhdoj të jetoj në Perëndim, apo të rikthehet këtu, vetëm dashuria dhe dëshira për të jetuar me familjen e tij, mund të shërbej si ‘magnet’ për të ardhur në Shqipëri.

A ka mundësi që protesta të rikthehet?

Pas protestës situata e studentëve është gati po e njëjta. Studiojmë në po të njëjtat godina të amortizuara, banojmë në po ato konvikte të pabanueshme, studiojmë me tekste që nuk u është ndryshuar as edhe nje gërmë, paguajmë ende çmime të papërballueshme për shërbime utilitare si transporti publik, endemi pa shpresë përsëri pas studimeve për t’u punësuar etj. Ndaj, masa e revoltës, pakënaqësisë së studentëve është ende e madhe, por e vetmja arsye që mund të na pengoj të ringrihemi masivisht përsëri, është se një pjesë e jona u lodhën dhe u zhgënjyen dhe nuk besojnë më se do t’ia dalim. Jo se janë të dëshpëruar vetëm nga zhvillimet dhe mënyra si u ‘godit’ protesta, por kanë humbur plotësisht besimin dhe shpresën te ky vend, presin mundësinë e parë për t’u larguar kudo të jetë.

Keni ende provime përpara, a mund të ndikojnë vendimet tuaja në rezultatet e provimeve?

Unë personalisht jam në semestrine fundit të Masterit, e këto muaj do të merrem me shkrimin e temës së diplomës dhe praktikën e punës,ndaj nuk është se më penalizon aq shumë orari i angazhimit në punë. Megjithatë, mendoj se ne studentët e ekselencës, na presin sfida akoma më të mëdha përpara, ndaj kjo sakrificë për të punuar dhe studiuar fortë për të ruajtur rezultatet e larta është vetëm fillimi.

Si e mendoni reformimin e Universitetit?

Kam qenë dhe mbetem partizan i idesë se reformimi i arsimit në përgjithësi, veçanërisht atij të lartë nuk duhet të bëhet nxitimthi siç është bërë gjithë këto vite. Ne gjatë ditëve të protestës jo vetëm që i bëmë ‘radiografinë’ dhe evidentuam ‘simptomat endemike’ të sistemit, por kemi shprehur angazhimin dhe vullnetin për ta ‘operuar’ urgjentisht atë. Operacion që synon ta ribëjë Arsimin e Lartë në mënyrë thelbësore dhe shteruese. Kjo përmes një paketë të re ligjore, moratoriumi për shtrirjen në kohë të reformës dhe mbi të gjitha me ligje dhe vendime të reja, pa ‘yçkla’. Të gjitha këto në përputhje me interesin më të lartë të studentëve dhe profesorëve, gjë e cila arrihet me dëgjimin dhe përfshirjen tonë në mënyrë aktive në një proces transparent dhe demokratik.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike igli tola protesta e studenteve studentet ekselente igli tola protesta e studenteve studentet ekselente

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet