LIVE UPDATES
Politike

Intervista/ Korab Lita: Pse pranova mandatin, akuzat për Mziun dhe dialogu opozitë-qeveri për krizën politike

12 Prill 2019, 12:07 Nga DOSJA
Intervista/ Korab Lita: Pse pranova mandatin, akuzat për Mziun dhe dialogu

TIRANË– Deputeti më i ri i Kuvendit, Korab Lita flet për Dosja.al dhe tregon arsyet që e detyruan të futej në parlament dhe të dilte gjithashtu kundër vendimit të opozitës. Në intervistën e tij, Lita nuk i kurseu akuzat ndaj ish-eprorit të tij, kryebashkiakut të Kamzës Xhelal Mziut duke u shprehur se ai e ka “zabtuar” Bashkinë.

Përpara se të marr këtë vendim me kërkesën time kam takuar kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë z.Lulzim Basha në zyrën e tij, ku i kam paraqitur të gjithë. Situatën që është krijuar në degën e PD dhe Administratën e Bashkisë Kamëz. I kam kërkuar që të hapë garën për zgjedhje reale në degën e PD Kamëz dhe për kandidatin e PD për bashkinë Kamëz, pozicione të cilat janë marrë peng dhe mbahen pa garë nga Xhelal Mziu prej 14 vitesh.

INTERVISTA E PLOTË:

Z.Lita, ju jeni ndër drejtuesit më të hershëm të PD, në Kamëz, dhe ish n/kryetar i Bashkisë Kamëz. Pse vendosët të dilni kundër vendimit të Partisë?

Në muajin Shtator 2018, PD dega Kamëz ashtu si në të gjithë Shqipërinë u fut në procesin e zgjedhjes të strukturave të saj. Ashtu siç ka ndodhur që nga viti 2011 në Kamëz, edhe ky proces zgjedhor u bë në tavolinën Thjesht u plotësuan procesverbalet dhe procesi u quajt i përfunduar. Në mbledhjen konstituive të kryesisë së re, në shenjë proteste dhe mospranimi të këtij procesi antistatuor, une dhashë dorëheqjen nga të gjitha funksionet në Parti duke deklaruar se do kontribuojë në Parti në rolin e anëtarit të saj. Më vonë ngjarjet mes meje dhe Kryetarit të Partisë dhe njëkohësisht të Bashkisë Kamëz precipituan, dhe si pasojë erdhi ky vendim. Përpara se të marr këtë vendim me kerkesen time kam takuar kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë z.Lulzim Basha në zyrën e tij, ku i kam paraqitur të gjithë situatën që është krijuar në degën e PD dhe Administratën e Bashkisë Kamëz. I kam kërkuar që të hapë garën për zgjedhje reale në degën e PD Kamëz dhe për kandidatin e PD për bashkinë Kamëz, pozicione të cilat janë marrë peng dhe mbahen pa garë nga Xhelal Mziu prej 14 vitesh. Më shumë se një mungesë dëshire, nga kjo bisedë kuptova ndoshta një pamundësi të z.Basha për ta bërë këtë gjë ndaj z.Mziu.

A keni patur kontakte gjatë kësaj kohe me drejtuesit e PD-së? A ju kanë kërkuar që të firmosni mospranimin e mandatit?

Përpara se të marr këtë vendim me kërkesën time kam takuar kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë z.Lulzim Basha në zyrën e tij, ku i kam paraqitur të gjithë situatën që është krijuar në degën e PD dhe Administratën e Bashkisë Kamëz. I kam kërkuar që të hapë garën për zgjedhje reale në degën e PD Kamëz dhe për kandidatin e PD për bashkinë Kamëz, pozicione të cilat janë marrë peng dhe mbahen pa garë nga Xhelal Mziu prej 14 vitesh. Më shumë se një mungesë dëshire, nga kjo bisedë kuptova ndoshta një pamundësi të z.Basha për ta bërë këtë gjë ndaj z.Mziu. 

A keni pasur paralajmërime apo kërcënime nga Partia për përjashtim apo edhe më shumë?

Partinë unë e konsideroj një arenë kontributesh. Në këtë kontekst maksimumi që mund të më bëjnë është që të mos pranojnë kontributin tim. Gjithsesi nuk kam pasur komunikime të kësaj natyre.

Si reaguan drejtuesit e PD pasi vendosët të pranoni mandatin?

Ata që më njohin prej shumë vitesh në Parti, si në Kamez por edhe në PD qendrore, besoj se edhe pse janë habitur për momentin pasi e analizojnë vendimin tim më japin të drejtë.

Po kolegët tuaj dhe simpatizantët e PD?

Mesazhet dhe mbështetja nga ish kolegët e mi në Administratën e Bashkisë, strukturat e Partisë në Kamëz e Paskuqan dhe mbështetësit në zonën e Kamzës, Bathores, Paskuqanit dhe më gjerë, ka qenë impresionuese për mua. Përfitoj nga rasti dhe mundësia që më jepet nëpërmjet medias suaj, që në pamundësi për t’ju kthyer përgjigje të gjithëve, t’i falenderoj për urimet dhe mesazhet e panumërta të mbështetjes ndaj vendimit tim.

Keni qenë n/Kryetar i Bashkisë Kamez. Kur jeni larguar nga ky pozicion?

Jam larguar në fillim të muajit nëntor 2018. 

Për çfarë arsyesh jeni larguar?

Pas dorëheqjes nga strukturat e Partisë, kryetari i Bashkisë filloi një fushatë denigruese ndaj personit tim. Në këto kushte zgjidhja më e mirë ishte dorëheqja edhe nga posti i zv/Kryetarit të Bashkisë.

Cilat janë marrëdhëniet tuaja me kryetarin e Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu?

Deri në momentin që jam larguar marrëdhënia ka qenë, marrëdhënie mes eprorit dhe vartësit.

A keni folur me të pas vendimit tuaj për të pranuar mandatin?

Jo!

A duhet të rikandidojë Xhelal Mziu për Bashkinë Kamëz pas tre mandatesh?

Pa dashur ta personalizoj këtë gjë me emër konkret, mendoj se jo vetëm z.Mziu, por asnjë i zgjedhur tjetër vendor nuk duhet të kandidojë më shumë se tre mandate radhazi. Kandidimi më shumë se dy mandate ( i treti është shkatërrues fare) i bën ata të ndjehen pronarë të Bashkisë dhe sjellja e tyre me komunitetin e dëmton rëndë elektoratin e Partisë që përfaqësojnë. Në ligjin për pushtetin vendor, me kërkesë të PD, është vendosur kufizimi në tre mandate i të zgjedhurit vendor. 

A do e respektojnë vendimin e Partisë për të mos u futur në zgjedhje drejtuesit aktuale të Bashkive që drejtohen nga PD? Bashkë me veprimin e djegies së mandateve, përse nuk e dorëzuan mandatin edhe këta të zgjedhur?

Uroj që të jem i gabuar në këtë pikë…. Gjithsesi kjo ngelet për t’u parë. Gjithsesi me gjendjen aktuale politike dhe me z.Rama si kryeministër, zgjedhjet janë të paragjykuara akoma pa u zhvilluar.

Mendoni se duhet të tërhiqet opozita dhe të pranojë dialog me Kryeministrin?

Unë mendoj se mes liderit të opozitës dhe atij të pozitës gjithmonë se duhet të ketë dialog konstatnt për problemet madhore të vendit. Ndërsa sa i përket pyetjes them që opozita kurrësesi nuk duhet të ulet në tyrezë me kryeministrin pasi dhe përgatitjen e vendit për zgjedhje.

 Si e shikoni largimin e Ramës?

Largimi i Ramës është i pashmangshëm dhe i mendoj se kjo qeveri nuk është me legjitime. Ulja në këto moment në tavolinë me kryeministrin, do na çojë në një marrëveshje të dytë në nëj marrëveshje të dytë si ajo e 17 majit në 2017.

Sa mundësi ka që të ketë qeveri tranzitore dhe zgjedhje të përgjithshme?

Mendoj se duhet të këtë qeveri tranzitore me një mandat të përcaktuar. Ndryshimin e sistemit zgjedhor domosdoshëm. Çdo ditë qeverisje e tij është regres për vendin.

A besoni tek akuzat e opozitës se votat në 2017 janë blerë masivisht dhe kanë deformuar vullnetin e votuesve?

Sa ju përket zgjedhjeve të vitit 2017, nuk bëhet fjalë për besim, por për një fakt. Tashmë është vërtetuar me zë e me figurë që rezultati i këtyre zgjedhjeve u arrit nëpërmjet blerjes masive, intimidimit të votuesve dhe presionit ndaj administratës shtetërore.

Çfarë do bëni në Kuvend? Për çfarë qëllimi po hyni?

Mendoj se thembra e Akilit e këtij kaosi institucional që po kalon Shqipëria, është marrëveshja e vitit 2008 mes PD dhe PS për ndryshimet e sistemit zgjedhor. Puna e vetme që duhet të bëjë ky Parlament, është ndryshimi i sistemit zgjedhor, me qëllim zhbërjen e kësaj situatë, dhe përgatitjen e vendit për zgjedhje të parakohshme. Më pas ky parlament duhet të shpërndahet. 

A duhet të ketë një grup parlamentar PD me deputetë që janë në Kuvend tani?

PD do ta ketë një grup parlamentar. Qenia ime apo e të tjerëve në Parlament edhe pse është në kundërshtim të vendimit politik të PD, s’do të thotë që s’jemi demokratë.Nëse PD apo demokratët mendojnë se idealet e djathta apo interesat e demokratëve i ka mbrojtur më mirë Kastriot Islami ( ish-kryetari i Parlamentit, i cili kërkonte thyrjen e kokave të demokratëve nga salla e parlamentit) se sa unë që vij nga një familje me 14 burra të pushkatuar, atëherë e pranoj se e kam tradhëtuat PD-në.

Si e shihni mundësinë e drejtimit të opozitës në Parlament nga Rudina Hajdari?

Znj.Hajdari, unë dhe të tjerët jemi deputetë të PD dhe sigurisht që grupi do të ketë një drejtues. Se kush do ta drejtojë grupin, atë do ta vendosë grupi i deputetëve. Sa I përket drejtimit të opozitës, si lider i Partisë Demokratike është votuar Lulzim Basha. Në parimet e mia dhe në sistemet demokratike drejton vetëm ai person që votohet për të qënë i tillë.

A duhet të këtë një lëvizje të rë në Shqipëri, kundër PD, PS dhe LSI?

Në sistemet demokratike, partitë politike janë asset kombëtar. Në këtë këndvështrim nuk mund të ketë lëvizje kundër partive. Mendoj se lëvizja e duhur të jetë kundër klasës politike në Shqipëri, e cila prej 29 vitesh po e shkatërron vendin dhe shqiptarët. Edhe vetë ideuesit e marrëveshjes së KatoKatovicës nuk e kanë menduar se Shqipëria do ishte që do zbatohej me aq përpikmëri kjo marrëveshje.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites kamez korab lita korab lita intervista rudina hajdari zgjedhjet lokale 2019 djegia e mandateve te opozites kamez korab lita korab lita intervista rudina hajdari zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës