Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË – Rritja e Përgjithshme e Çmimeve në muajin dhjetor 2021 shënoi nivelin më të lartë që nga qershori 2011. Sipas të dhënave të INSTAT indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin dhjetor 2021, arriti 103,7 kundrejt muajit dhjetor 2020, duke çuar inflacionin e dhjetorit në nivelin më të lartë në 11 vitet e fundit.
Rritja u udhëhoq nga rritja e çmimeve në shërbimet e transportit dhe argëtimit për shkak të bazës krahasuese të ulët në dhjetorin e vitit 2020, por përbërësi kryesor i inflacionit në vend mbeten çmimet e ushqimeve, të cilat kontribuuan me 60 për qind të inflacionit të dhjetorit 2021.
Rritja mesatare vjetore e çmimeve në vitin 2021 është 2,0% nga 1,6% që ishte në vitin 2020.
Krahasuar me muajin dhjetor 2020, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 9,0%, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 6,4%, “Argëtim dhe kulturë” me 4,2%, “Komunikimi” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 3,3% secili.
Grupi “Pije alkoolike dhe duhan” u rrit me 2,1%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,9%, “Veshje dhe këpucë” me 1,7%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 1,2%, Shëndeti” me 0,9%, “Shërbimi arsimor” me 0,5%. Ndërsa, grupi “Mallra dhe shërbime të ndryshme” u ul me 0,3%. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 11,7%, pasuar nga nëngrupet “fruta” me 11,3%, “vajra dhe yndyrna” me 9,4%, “bukë dhe drithëra” me 6,3%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 5,6%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 3,8%, “mish” me 3,3%, etj.
Krahasuar me muajin nëntor 2021, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 1,9%, pasuar nga grupet “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,9%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,6%, “Transporti” me 0,5%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,2% secili, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”, “Shëndeti” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1% secili.
Rritja vjetore e çmimeve në muajin Dhjetor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +2,22 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +0,48 pikë përqindje.
Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,38 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,14 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,13 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,10 pikë përqindje.
Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0,09 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,08 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me +0,07 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me -0,02 pikë përqindje. (monitor)

(e.h/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Nga 1 janari dhe deri tani janë fiskalizuar 66,000 biznese sipas të dhënave të përditësuara të tatimeve apo 55% e totalit të bizneseve që kanë detyrimin të fisk...
Autoriteti i Konkurrencës ka mbyllur hetimin e thelluar në tregun e karburanteve pa gjetur shkelje të ligjit “Për mbrojtjen e Konkurrencës”.Në datë 4 qershor të...
Kos me fekale’ shitet ne supermarkete dhe dyqane pothuajse në çdo qytet te vendit. Një nga firmat më me emër në Shqipëri e përpunimit të qumështit dhe pr...
Pas përfundimit të afatit të deklarimit të listëpagesave të janarit nga tatimpaguesit, Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të nisë aksionin kundër informalit...
Ulja e çmimeve të sigurimit të detyrueshëm të mjeteve në fund të vitit të kaluar ka dhënë një ndikim të ndjeshëm në numrin e policave të shitura nga komp...
Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) nuk ka të drejtë ligjore që të përcaktojë tarifën minimale për auditim ligjor, që sipas saj është 3 mijë le...
SHQIPËRI – Rritja ekonomike në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore parashikohet të ngadalësohet në 3 për qind në vitin 2022 pasi politika më të rrep...
TIRANË – Disa nga shoqëritë administruese të fondeve të pensionit privat kanë ulur gjatë vitit të kaluar tarifat e administrimit që u ngarkohen anëta...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve këtë vit do të ndryshojë kriteret e riskut për disa biznese që kryejnë evazion fiskal.Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në...
TIRANË- Taksistët që përdorin taksimetër janë përjashtuar nga detyrimi për të lëshuar fatura të fiskalizuara. Ky vendim është marrë ditën e djeshme në mble...