LIVE UPDATES
Insights

Diagnoza që njoh për krizën që na ka kapluar është EDUKIMI dhe vetëm EDUKIMI

Sikur t’i kushtohej më shumë kohë e mënyrë për të mbërritur te kjo sesa dukjes nëpër marshime mbase do kishte me pak viktima e për rrjedhojë më pak shkrime si ky që na vrasin sytë rreth e rrotull.

1 Shtator 2022, 07:35 Nga Dosja.al
Diagnoza që njoh për krizën që na ka kapluar është
Posteri

NGA DOSJA.AL

E kam fshirë dhe shkruar shumë herë këtë që dua të them, jo se hezitoja por sepse mendoj që ka një limit për të besuar, një limit për tu zhgënjyer e ka një edhe një limit per të pritur. Dhe pasi limiti tejkalohet është faji jot nëse do te vazhdosh të besosh, zhgënjehesh, presësh. Gjatë 7 viteve të fundit unë mund të jem ndër ata njerëz që e kam parë më së shumti sheshin e protestave. Sagën e kam nisur me të studentëve, që ka qenë një nga momentet më të bukura që kam në disa vite të vështira universitare, të mbushur me pasiguri tërmeti dhe një pandemi globale, dhe për herë të fundit isha në shesh te protesta e rritjes së çmimeve që u bë në mes marsi, përballë kryeministrisë.

Sheshi i protestave ka qenë vendtakim i shumë ëndërrimtarëve të tjerë, në sytë e të cilëve lexoja dëshirën për të shpresuar, por shumë shpejt protesta fikej, turma dita-ditës zvogëlohej dhe sytë që shkëlqenin disa ditë më parë nga shpresa lageshin nga ndonjë lot mërzie që edhe këtë herë nuk u bë asgjë. Protestat ndezin brenda njerëzve të arsyeshëm një revoltë dhe një deshirë për të marrë pjesë në mënyrë aktive e drejtpërdrejtë në jetën e tyre. Ndezin një ndjesi përgjegjësie dhe të bëjnë më të ndërgjegjshëm për të drejtat që gëzon. Protestat të bëjnë mirë, protestat të edukojnë për të kuptuar limitin deri kur duhet të thuash ‘Po’. Por, protestat në vendin tim më kanë mësuar edhe me zhgënjimin, më kanë mësuar të kthehem në shtëpi me ndjesinë e fajit që nuk bëra dot asgjë, që kërkesat ranë në vesh të shurdhët. Hera herës protestat kanë qenë të adresuar keq e hera-herës turma s’ka ditur ç’po kërkon por shumë herë protestat s’kanë qenë mekanizmi i duhur për të vetëditësuar këtë qeveri. Hera herës protesta është devijuar e përdorur por shumë herë protesta ka shërbyer si marshim shoë-offi ku janë ngritur pankartat më të çuditshme që kam lexuar.

Përpara një viti, hoqa dorë nga të bërit pjesë e marshimeve shumëngjyrëshe pa përmbajtje sepse kisha respekt dhe ndjeja keqardhje të thellë për viktimat. Të tundesh këtë pankartë nuk është solidarizim me viktimën është të jesh rastësisht aty e mos të kesh kuptuar që ajo që ndodhi në Kosovë s’është gang-bang Amsterdami, është Përdhunim. Gërmëzojeni fjalën dhe mendoni që viktimë e atij akti të ndyrë ka qenë një vogëlushe. Pankartat sensacionale që tunden e shkunden sa herë ka ngjarje të tilla janë një tjetër plagë e madhe dhe pjesë e problemit që kemi ne si shoqëri. Nuk lexova një pankartë të shkruante rrisni dënimin për predatorët, kalbini në burgje e mos i lini të shohin më kurrë dritën e diellit, siç ato vajza të abuzuara s’do e bëjnë për shumë gjatë. S’kam parë një njeri nga ato qe ftojnë që vajzat të shkojnë sa më të zhveshura në protesta, të shkojë e të ngulet përpara gjykatës e të kerkojë të rishikohet ligji për përdhunim, s’lexova një pankartë t’i drejtohej Ministrisë së Arsimit që të rishikohej programi shkollor që mos të ketë vetëm letërsi dhe matematikë por edhe edukim seksual, dhe shfaqje teatrale, dhe shfaqje muzikore dhe kulturore, se ka thënë dikur Shekspiri që pasi panë një shfaqe teatri dy hajdutë u dorëzuan vetë në polici.

Se Arti bën mirë, e se është më e rëndesishme që nxënësit të bëhen njerëz para se të bëhen doktora e inxhinera. Pankartat s’duhet më të riciklohen për protestën e rradhës, por duhet gjetur zgjidhja afatgjatë që përherë e më pak të kemi arsye të tilla për të protestuar. Problemi është se jemi në një krizë të madhe vlerash, jemi shoqëri false e pa shtyllë kurrizore, që modelin më të lartë të suksesit kemi modelet në Dubai dhe djemtë që pasurohen shpejt dhe ngasin makina të shtrenjta. Ne pëlqyeshmërinë për vete e masim me like në Instagram dhe kënaqësinë me derdhjen e shisheve të shampanjës në jug. Ne jemi krejt bosh pa formë e përmbajtje, pa ndërgjegje e pa kulturë. Kemi frikë nga dituria e nga informacioni. Kemi frikë nga hija jonë se dhe ajo shumë shpejt do të na braktisë. Ndaj ikin njerëz nga ky vend çdo ditë se s’duan më të kenë frikë, se këtu frika është instaluar si e vetmja mënyrë mbijetetese. Për të dalë nga kjo humerë ku kemi rënë është gati e pamundur, po e vetmja diagnozë që njoh për krizën që na ka kapluar është EDUKIMI dhe vetëm EDUKIMI.

protesta per perdhunimin e 11-vjecares

Sondazh

Poll
Insights 27 Gusht 2022, 16:48 Orgeta Likaj

Fedez dje na shau nga ropt!

Fedez Fedez dje na shau nga ropt! Aw sa emocionuese! Dje ishte nata e parë e Sunny Hill në Tiranë dhe ndër të tjerë ishte ft...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet