LIVE UPDATES
Aktualitet

Infektimi i Piperos me COVID, Bino: Vaksina ndalon sëmundjen, jo transmetimin! Duhet të kalojnë pra 6 javë nga doza e parë

27 Janar 2021, 17:42 Nga DOSJA
Infektimi i Piperos me COVID, Bino: Vaksina ndalon sëmundjen, jo

TIRANË– Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, ka reaguar pas infektimit të mjekut infeksionist me Covid-19, Pëllumb Pipero, duke qenë se ky fundit, kishte marrë vaksinën kundër sëmundjes vdekjeprurëse. Në një intervistë që ka dhënë për Abcneës Bino u shpreh se fakti që bën vaksinën nuk do të thotë se je i mbrojtur menjëherë, duke theksuar se duhet të kalojnë deri në 6 javë nga doza e parë që të arrish në mbrojtje.

Po ashtu ajo ka thënë ndër të tjera se vaksina ndaj COVID nuk ndalon transmetimin por sëmundjen, që do të thotë se një person mund të marrë virusin dhe ta transmetojë tek të tjerët, pa shfaqur forma të rënda.

“Problemi është se nuk kam qejf të flas shumë për Pëllumbin se është një figurë e njohur. Por duke qenë se është bërë objekt diskutimi. Ai është në gjendje të mirë shëndetësore. Fakti që bën vaksinën nuk do të thotë se patjetër je i mbrojtur menjëherë. Nuk krijohen antitrupat menjëherë. Fakti që Pfizer e ka dozën e dytë pas tre javësh do të thotë se arrijmë një reagim të mirë pas 3 javësh. Ne i mbështetemi të dhënave që ka Pfizer. Deri tani nuk mund të themi se ke mbrojtjen të plotë. Deri në dy javë pas dozës së dytë mbrojtja shkon në 95 %. Duhet të kalojnë pra 6 javë nga doza e parë që të arrish një mbrojtje. Kjo vlen për të gjitha llojet e vaksinave. Vaksina ndaj koronavirusit ne themi se nuk ndalon transmetimin por sëmundjen. Si vaksina e gripit. Ti mund ta marrësh virusin dhe ta transmetosh atë. Ti për vete mund të kalosh një formë fare të lehtë të sëmundjes. Mund ta transmetosh tek të tjerët por vetën nuk ke formë të rëndë. Jetojmë në një kohë kur nuk ka moral në shpërndarjen e vaksinave. Është një paturpësi botërore. Ka një pabarazi e parashikuar në letër 10 vite më parë. Sot Pfizer ka bërë një kontratë në lidhje me përdorimin e atyre ndërmarrjeve të tjera për të prodhuar vaksinën. Besoj që BE do t’i ketë dozat e veta dhe ne do t’i kemi dozat tona. Ne i kemi vaksinat që ata që kanë marrë dozën e parë të mund të marrin edhe të dytën. Menaxhimi ka qenë perfekt. Kjo ka shërbyer si një lloj praktike sepse menaxhimi përmban disa sfida. Ne po kryejmë trajnime. Në rrethe të tjera nuk kemi kryer por me ardhjen e dozave do të vazhdojë edhe në pika të tjera. COVAX ka arritur një marrëveshje me Pfizer. Shqipëria do të marrë dozat e veta sipas marrëveshjes që besoj do të vijnë brenda shkurtit”, u shpreh Bino.

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, është infektuar me koronavirus. Të martën, rezultati i testit të tij ka dalë pozitiv, 14 ditë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer. Dosja.al mëson se mjeku për momentin është në gjendje të mirë shëndetësore. Pipero ka vetëm simptoma të lehta, si temperaturë apo dhimbje koke. Ky është rasti i parë në vend që një person infektohet me Covid pasi ka kryer vaksinën ‘Pfizer’.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pellumb pipero me covid silva bino pellumb pipero me covid silva bino

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet