LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“In memoriam”/ Në shtëpinë e Sulejman Pitarkës

25 Mars 2019, 13:03 Nga DOSJA
“In memoriam”/ Në shtëpinë e Sulejman Pitarkës

Nga Përparim Kabo

Sot ai do të mbushte 93 vjeç…Do ngrihej në mëngjes dhe megjithëse me shikimin e turbullt do zbriste poshtë avash-avash dhe do ulej te kafja përballë shtëpisë në të njëjtën tavolinë dhe do porosiste kafen e zakonshme…Do të përhumbej në kujtime dhe do sillte në mendje nënën dhe të atin, vëllezërit dhe motrat, ikjen nga Dibra e Madhe dhe varfërinë në Durrës, shkollën dhe edukimin, punën në bankë dhe luftën….

Do lëshonte një ofshamë të thellë, e do vijonte me Teatrin…me shkrimet, me punën me një grup amatorësh në Bankën e Shtetit ku pa një vajzë të bukur që e habiti me emrin Meri… dhe zemra që i rrahu fort, shumë fort…iu duk se diçka ju këput përbrenda…Një lloj ajri ndryshe po udhëtonte në trupin e tij, ishte ajri dashurisë së jetës….

Do të kujtonte puthjen e tyre të parë, fjalën e dhënë dhe të mbajtur…ikjen nga shtëpia te vajzës korçare me një valixhe fati në duar dhe me një artist në krah…Pastaj do vinte martesa, vështirësitë me strehimin, lindja e Arbenit djalit të parë dhe Rubinit me vonë…Shtëpia e re në fund të rrugës së Durrësit ku edhe jetonte akoma…jo shumë e madhe as edhe e vogël për dy pleq, diku të 60 m2…Do rrufiste kafenë që po i ftohej dhe do nderte shikimin nga rruga ku njerëzit ecnin me shpejtësi në punët e tyre, nxënësit e gjimnazit dhe autobusat urban…

Dikush do ia ndërpriste kujtimet duke i thënë si je mjeshtër…mbrëmë të pashë në filmin “Horizonte të Hapura”…Sokrati ai burokrati…Ah, do ia priste njeriu që po takonte jetën e tij në kujtime…Mbrëmë me demek ishte me ty Sokrat Dërma… bukur, faleminderit…

Tek pinte gllënjkën e fundit të kafesë do kujtonte lojën në teatër, pjesët e huaja dhe shqiptare. Do sillte në mendje “Familjen e Peshkatarit”… dhe ato fjalë që shkrojti atë natë…”Përtej këtyre brigjeve çdo gjë mund të gjesh, por Shqipërinë nuk ke për ta gjetur”… Sepse mendja i shkoi te “Epoka para Gjyqit” dhe pyeti: -Nuk e di a ka mbaruar lufta por se ndarja me orientin nuk ka mbaruar…Tavlla e duhanit që ishte mbi tavolinë iu duk se iu bë si një pjatë e drunjtë…”Pjata e Drunjtë” mendoj dhe iu kujtua hipja e fundit në skenë…lotët dhimbja dhe ikja…ishin atje…

Në çast dëgjoi nga qielli një zhurmë avioni…ngriti shikimin dhe po kqyrte pas xhamit tymin e bardhë si bisht komete…që lënë avionët në qiell. U kujtua se nipi tij në SHBA që martohet këtë behar është aviator…larg ke shkuar bir, shumë larg në qiell…U gëlltit pak si të kalonte poshtë lotët e mallit.

Sot është 2 shkurt 2017, në 2 shkurt 1924 lindi kollosi i skenës dhe ekranit, mjeshtri i fjalës teatrore, ai që fliste të gjitha dialektet e shqipes, Zhan Gabeni shqiptar si thotë e madhja Tinka Kurti… Sulejman Pitarka… Ai mbylli sytë në 24 mars 2007…ja po mbushen 10 vite.

Të dielën bëra një vizitë te shtëpia e tij, një shtëpi modeste kishte mbetur si e kishte lënë, e thjeshtë dhe frymëzuese. E shoqja Meri më tregoi fotot, kapelen dhe bastunin e tij, llullën dhe qoshkën tek kuzhina e vogël ku ai shkruante…

Sot folëm sërish me Merin… më telefonoi ajo në fakt dhe më tha se në datën 24 shkurt Presidenti Republikës zoti Bujar Nishani do ta dekorojë Suljeman Pitarkën me një dekoratë shumë të lartë, ndaj këtë gëzim dua ta ndaj me ju…

Pasi mbylla telefonin kujtova shkurtin e vitit 2004 kur ai mbushi 80 vjeç dhe bashkë me drejtorin e teatrit Kiço Londo i shkuam në shtëpi dhe i dorëzuam letrën e urimit të kryeministrit të asaj kohe…Ai e lexoi dhe e la më një anë duke vijuar bisedën për teatrin, për ikjen për largësinë dhe dhimbjen që krijon boshllëku…Më pas ai u rishfaq në teatër dhe hipi në skenë me rolin e babait te “Pjata e Drunjtë”…

Sot tavolina ku ai pinte kafenë e mëngjesit është po ajo…dhe ai nuk është…Ndoshta dikush mund të vërë një trëndafil thjesht për të kujtuar se kjo është tavolina ku pinte kafenë Sulejmani i Madh Pitarka…!

Marrë nga Aktorët Shqiptarë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture ne shtepine e sulejman pitarkes perparim kabo sulejman pitarka ne shtepine e sulejman pitarkes perparim kabo sulejman pitarka


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet